“Edhe unë jam një vepër arti”/ Ekspozita fotografike për fëmijët me sindromën Down
“EDHE UNE JAM NJE VEPER ARTI” është një set fotografik nga S...
?Ka dokumente që faktojnë përdhunimin e femrave në burgjet e diktaturës?. Kështu shprehet historiania e njohur dhe ish-drejtore e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika në një intervistë për Opinion.al.
Sipas saj, në kohën e diktaturës, gratë në biruca edhe janë përdhunuar, edhe pse shton se ?jo gjithçka faktohet, pasi askush nuk ishte i interesuar të linte gjurmë?.
Për denoncimin e këngëtares Alida Hisku, Nika thekson: ?Alida Hisku tha të vërtetën!?. Ajo shkon edhe më tej kur tregon se në kohën kur ishte drejtore e Arkivit të Shtetit (2008-2013) nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet pranë ka dëgjuar ulërimat e grave që dhunoheshin.
Ajo çka ka nxitur sërish debate kohët e fundit është dhuna në kohën e komunizmit. Kjo mori shkas nga një interviste e Alida Hiskut e cila thoshte se ishte përdhunuar nga hetuesit brenda në biruce?
Ju keni studiuar për atë periudhë të historisë. Si mendoni a ka ekzistuar ky fenomen?.pra a përdhunoheshin gratë e arrestuara?
Lexova intervisten e znj. Hisku dhe e përgezoj për guximin dhe qytetarinë e saj për të denoncuar publikisht një prej krimeve më të shëmtuara të periudhes së regjimit komunist, atë të dhunimit të grave e vajzave në burgje e kampe internimi.
Ka kaluar gati një çerek shekulli nga rënia e regjimit dhe shumë pak është folur për fatin e gruas shqiptare në atë periudhe.
Znj. Hisku ka treguar të vërtetën!
Edhe pse Kodi Penal dhe ai i Procedures Penale nuk e parashikonte përdorimin e tortures fizike e psikologjike, të gjithë ne tashmë e dimë se ato janë përdorur masivisht në vendet e dënimit. Raste si ai i znj. Hisku ka patur, pasi jo të gjithë ata persona që kanë punuar në organet e drejtesisë të asaj periudhe kanë vepruar konform ligjeve të kohës. Përdorimi i torturave nga më të ndryshmet ka qene norme si për grate ashtu edhe për burrat.
Ju kujtoj këtu se në vitet e para të pas luftës, në mjaft burgje të vendit qelite ishin të përbashketa, pra burra e gra në një qeli.
Disa artistë që e kane jetuar atë periudhe por edhe kanë qenë të dënuar e kanë mohuar, si Maks Velo për shembull. Ndërkohë të tjere e kane pohuar. Si shpjegohet ky diversitet mendimesh?
Mendime të ndryshme midis artistesh apo ish të burgosurish politike është krejt normale të ketë. Gjykoj se ata që e mohojnë e kanë gabim, fenomeni ka ekzistuar, sidomos për ata mbi të cilet rëndonin akuza me karakter politik, por nuk perjashtohen edhe ato për krime ordinere.
Cilat kane qene format kryesore të presionit që ushtroheshin ne diktature ndaj të burgosurve politikë?
Forma më e rëndomtë e presionit ka qenë familja, të afërmit të dashurit e personit të arrestuar. E njejta gjë ndodhte edhe me familjaret jashtë mureve të burgut e kampit. Frika injektohet në të gjitha variantet, dëbimi, internimi, largimi nga puna, shkolla etj etj.
A ka dokumente që vërtetojnë përdhunimin? Nëse jo dokumente, ndonjë fakt tjeter që e bën të besueshme këtë dëshmi?
Dokumente ka, jo për të gjitha rastet kuptohet sepse askush nuk ishte i interesuar të linte gjurme, qoftë edhe për rrahjet shtazarake që ju bëheshin gjatë hetuesise. Kuptohet se sot mbas kaq vitesh është e vështirë ta provosh me fakte shkencore, pra nga mjekë e laboratorë kriminalistike se çfarë ka ndodhur.
Në këto kushte jemi para faktit se vetëm dëshmitë e të mbijetuarve të atij ferri janë dëshmi e gjallë e të pakundershtueshme.
Unë, kam punuar për shume vite në Arkivin Qendror Shteteror (tek Burgu i Sigurisë së Lartë) dhe ende sot kujtoj me dhimbje ulerimat e një gruaje që vinin nga burgu i Tiranës.
E pra kane kaluar shumë vjet por nuk mundem ta harroj.
Së fundi dua të shtoj se gruaja shqiptare ka vuajtur të tilla ngjarje edhe në vendet e punes e kudo. Me gjithe fjalet e mëdha për emancipimin tone, jeta e një gruaje ne Shqiperine e para ?92 nuk ishte fushe me lule. /shqiptarja
“EDHE UNE JAM NJE VEPER ARTI” është një set fotografik nga S...
Puna 1 vjeçare e artistëve të të gjitha zhanerave u kurorëzu...
Një ekip arkeologësh australianë zbuloi në Qipro një teatër ...
Për koreografin francez me origjinë shqiptare, Angjelin Prel...
Kryetar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka njoftuar se për m...
Ky rezervat shtrihet në pellgun ujëmbledhës të lumit të Gash...
“This is not a Palm Tree” është titulluar ekspozita në grup ...
Regjisori Muharrem Fejzo në librin e tij “Të pathënat”, rrëf...
Libri i gazetarit Roland Qafoku “Historia e 33 kryeministrav...
Në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit për të shpallur ...
Në librin e tij me kujtime, “Të pathënat”, promovuar këto di...
Midis autorëve të ndryshëm nga vende të Europës, Shqipëria d...
Nga Roberto SavianoIsha fëmijë dhe kam ende kujtimin e nënës...
Xhami është një nga materialet më të mahnitshme për t’u punu...
Angjelin Preljocaj do të jetë në Tiranë këtë fillim nëntori...
Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premierë të enjten, të pre...
Ministria e Kulturës përkujton sot 105- vjetorin e lindjes s...
Në ceremoninë e hapjes së Sallonit të Artit Bashkëkohor, sot...
Një grua në londër i ka lënë të gjithë kalimtarët pa fjalë k...
Kudo në botë por edhe në Shqipëri, kohët e fundit po festohe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...