web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerikanët nderojnë sot Martin Luther King, Jr

18 Janar 2016, 17:48, Kulturë CNA

Amerikanët nderojnë sot festën kombëtare që shënon lindjen e udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile, Martin Luther King, Jr. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ?Facebook?, ambasada amerikanë shkruan se ?sot, amerikanët nderojnë festën kombëtare që shënon lindjen e udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile, Martin Luther King, Jr?.

Martin Luther King, Jr lindi në 15 janar 1929 dhe ndërroi jetë në 4 prill të 1968. Ai u bë ikonë e të drejtave të njeriut, me fjalimin e famshëm ?Unë kam një ëndërr?, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai njihet ndyshe si martir nga dy kisha të krishtera, pasi i përkiste besimit të krishterë protestant, të cilat i përhapi gjatë gjithë jetës së tij. Ai drejtoi Montgomery Bus Boycott më 1955 dhe ndihmoj themelimin e Southern Christian Leadership Conference më 1957, ku shërbeu si kryetar i parë.





Lajmet e fundit nga