Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Kryministri Edi Rama, i ftuar në emisionin ?6 ditë me Ermalin? është shprehur se do të kryente sherr vetëm nëse dikush do t’i prekte deputetin Erion Braçen. Ndër të tjera, Rama foli edhe për djalin e tij të vogël Zaho.
INTERVISTA:
Mamaqi: A i tregon përralla Zahos?
Rama: Akoma jo se është ende i vogël. Por unë sërish ia tregoi.
Mamaqi: Si ja tregon? Apo i thua një nga ato të GDP-së?
Rama: Jo flasim për të gjithë njerëzit dhe për gjithë kafshët që kemi rreth e rrotull në fshat; gjeli, lopa, qeni, gomari.
Mamaqi: Po Zahon nuk e çoni në çerdhe, se dhe unë deri në 2 vjeç e gjysëm nuk do e çoj çunin.
Rama: Akoma jemi në atë fazë.
Mamaqi: Po kur të rritet, tek shkolla në Surrel do e çoni?
Rama: Ta shikojmë, nuk e kemi vendosur.
Mamaqi: Nuk keni frikë se ju thonë ii ata katundarët?
Rama: Po në çerdhe, do e çojmë në çerdhen e fshatit, të zonës.
Mamaqi: Po në shkollë do e çoni në Londër?
Rama: Do ta shikojmë..Jo jo.
Mamaqi: Ku Tony Blair si është nga afër? I ka qejf qerasjet?
Rama: Ore e di që ngjani ju?
Mamaqi: Me Tony Blair?
Rama: Po. Dhe fizikisht dhe me energji pozitive. Ti ke më shumë humor.
Mamaqi: As e vë dyshim. Madje humor shqiptar e jo anglez ta kuptosh të martën.
Mamaqi: Po në shtëpi sa banjo keni?
Rama: Sa banjo kemi në shtëpi? Po sa duhet të kemi?
Mamaqi: Unë kam dy përshembull
Rama: Qenkemi njësoj.
Mamaqi: Është e vërtetë që qeveria juaj nuk e pranon kurrë se e ka gabim?
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Mamaqi: Për çfarë e keni gabim?
Rama: Në këto momente po filloj të mendoj se kam gabuar që kam ardhur këtu, se më ngele në dorë.
Mamaqi: Duhet të jetë audienca maksimale, e për mua është sukses. Dhe për ju mirë është se do shtoni disa fansa.
Rama: Unë erdha me shumë kënaqësi dhe jam i nderuar shumë që jam këtu me ty. Të ishin të gjithë si puna jote, do kishim gjetur dhe konsensus.
Mamaqi: Më thënë të drejtën dhe mua po më pëlqen humori. Ne të dy mund të bënim një dyshe, në emision, nam fare. Po u tërhoqët nga politika, se unë nuk futem..
Rama: Të është dhënë oferta?
Mamaqi: Po më është dhënë për deputet.
Rama: Për deputet?
Mamaqi: Po nuk kam pranuar.
Rama: Pse, ke ndonjë precedent penal?
Mamaqi: Jo shkoj nëpër dasma
Rama: Jo se është dhe ky dekriminalizimi dhe partia jote e ka ngritur me të madhe.
Mamaqi: E di mo e di. Po a kanë të drejtë?
Rama: Që e kanë ngritur me të madhe, ata, sigurisht është të qash apo të qeshësh. Po që u bë mirë që u bë, u bë mirë. Kurse unë të premtoj se unë nuk do plakem në politikë si lideri jot duke bërë fjalime e konferencë shtypi. Dhe kur të lë këtë detyrë çdo vit e bashkëpunojmë që të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Vetëm se unë nuk e bëjmë dot ?6 ditë pa Emralin e Edin?, por ?6 ditë me Ermalin e Edin?.
Mamaqi: Unë them ta bëjmë 7 ditë
Rama: Unë them ta bëjmë një ditë pushim
Mamaqi: A duhet të ndjekë kryeministri natën e fundit të festivalit të RTSH?
Rama: Jo domosdoshmërish
Mamaqi: A duhet të paguash vetë faturat e ujit e dritave?
Rama: Të shkoj unë të paguaj vetë?
Mamaqi: Po.
Rama: Është bërë më e lehtë tani, paguhet nga shtëpia online. Nëse ma kërkojnë njerëzit e shtëpisë, por nuk ka ngelur shtëpia deri në atë derexhe sa ti paguaj unë.
Mamaqi: A duhet të paguhet kryeministri over-time?
Rama: Jo.
Mamaqi: A duhet të kërcejë kryeministri popullore në raste festash?
Rama: Po di, duhet. Them se di, por nuk ma mban.
Mamaqi: A duhet të shaj kryeministri me llafe turpi. Dmth sa herë në ditë duhet të shaj.
Rama: Jo. Nuk duhet ta bëj.
Mamaqi: Turp ti vij atij kryeministri
Rama: Nuk duhet ta bëjë.
Mamaqi: Turp ti vij pra atij kryeministri që e ka bërë dhe ka sharë me llafe turpi
(Rama qesh)
Mamaqi: A duhet të zihet kryeministri me grushta kur të rrahin shokët?
Rama: Vallai po më prekën Erion Braçen, nuk jap garanci që mos të bëjë atë që s?duhet të bëjë. Po të ma prekin Erion Braçen..
Mamaqi: Të them të drejtën se më kanë thënë nga brenda, nëse ka njerëz të mirë qeveria janë; Niko Peleshi, dhe Endri Fuga. Këto di që janë njerëz të mirë.
Rama: Po unë ku futem?
Mamaqi: Po ti je një nga ata.
Rama: Apo unë nuk jam njeri unë?
Mamaqi: A duhet të dalë kryeministri me brekë slip në plazh?
Rama: Jo në plazh, kryeministri duhet të dalë me pallto dhe me çadër shiu dhe këpucë ushtarake dhe mbi pallto mushama.
Mamaqi: Pyesin, si ka mundësi që çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon, këtu tek ne?
Rama: O zot, e kam shpjeguar dhe rishpjeguar, nëse e krahasojmë me rajonin, rajoni merr akcizën. Ne kemi brenda çmimit të naftës dhe taksën e automjetit, ndërkohë që rajoni veç paguan taksën e automjetit, veç paguan naftën. Nëse ne duam ta bëjmë si rajoni, po ta ndajmë do bëjmë që të shkoni dy herë të paguani taksa, njëherë pjesën tuaj tek nafta dhe njëherë të shkoni të paguani çdo vit për taksën e makinës. Aty është brenda.
Mamaqi: Si ka mundësi që gjithmonë neve e kemi brenda?
Rama: Në këtë rast e keni bërë ju të PD-së këtë. I keni futur të dyja bashkë. dhe është një nga të paktat gjëra që unë di që e keni bërë mirë.
Mamaqi: Albi thotë, Zoti Rama si ka mundësi që deputeti më i varfër në Shqipëri ka 20 milionë euro, me sa di unë i kanë bërë të gjithë duke shitur fiq si Erioni. dhe qenka i PS-së ky?
Rama: Ky duket që është i PS-së se e ka shkrujt dhe emrin Albi Goodboy, dhe me dy oo. Një o e zgjatur që është zakonisht e juaja.
Mamaqi: Kur do dilni në pension thotë Alma Gjurkaj, se përgjigjet e pyetjeve te tjera i kemi, pa patur nevojë t?ua drejtojmë?Me PS thotë, por jo me këtë që kemi.
Rama: Me PS-në e Saliut.
Mamaqi: Jo mos është me PS-në e Nanos.
Rama: PS-ja e Nanos është kjo që kemi.
Mamaqi: Kur do dalësh në pension thotë kjo.
Rama: Mos u mërzit thuaj, do durosh dhe pak, por jo shumë. Në pension, kur do iki nga kjo punë, se ajo s?besoj do më lerë pa punë gjithë jetën. Do bëj dhe punë të tjera, do vi të punojmë bashkë.
Mamaqi: Po do bëjmë një emision pra. Unë të premten jam i zënë, do ta bëjmë të shtunën. I lirë jam, ke ndonjë punë të shtunën?
Mamaqi: Bes Byraku thotë, zoti Rama tani që je në procedurë divorci em metën, me cilin do martohesh në zgjedhjet e ardhshme. Jo partiak thotë.
Rama: Se juve, një parti e tërë ëndërron vetëm ndarjen e PS-së me LSI-në dhe prishjen time me Ilir Metën. Vetëm atë shikoni në ëndërr dhe vetëm për atë punoni. Turp i madh, spo lini gur pa luajtur për të dnarë njerëzit.
Mamaqi: Ajo është zgjidhja se s?ka zgjidhje tjetër.
Mamaqi: Roland Brisku, pse më ke bllokuar te faqja jote e Facebook-ut, kritikat dmth që të vlerësojmë e jo të na bllokosh. I papolitizuar. Po ti tani do iksh në burg vlla se ke vënë dhe emrin këtu. Pse i bllokoni, ti poston vetë?
Rama: Unë postoj vetë në ?Twitter?, kurse në ?Facebook? nuk postoj unë.
Mamaqi: Po Instagram ke? Për mu ?Twitter?, është old fashion, ka dalë Snapchat-i.
Rama: Po ti sa nxjerr fytyrën me një cep, të gjithë like like like, po avash o burrë.
Mamaqi: Rezart Cenaj thotë, pse nuk jep qeveria me koncesion edhe postin e kryeministrit? Ishte poshtë brezit kjo goditja?
Rama: Jo mor jo, ky quhet humor kaps. Zakonisht këshillohet, si quhet ajo gjethja jeshile, që të lehtëson.
Mamaqi: Nuk i di këto, mund të shkosh në farmaci.
Mamaqi: Pyetja ime serioze lidhet me një çështje personale. Shoku im i ngushtë, i cili ndërroi jetë, disa muaj më parë, doktor Flori, ka bërë dhe një këngë kundër jush. Doktor Flori la pas një fëmijë me sindromën down, nëse do ishte mundësia që kësaj familje t?i krijohej një lloj mundësie që ne ta ndihmojmë, dhe familjes së doktor Florit t?i akordohet një pension pas vdekjes.
Rama: Unë e kam pasur mik, dhe ka mbetur mik kur ai mendoi ndryshe dhe bëri një këngë që ishte reagim ndaj marrëveshjes që ne bëmë me LSI-në. Unë nuk jam person që mbaj inate. Inati është e zeza e atij që e mban thoshte gjyshja ime. Në rastin e tij po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që ta ndihmojë familjen, edhe për arsyen specifike të një fëmije që i duhen krijuar kushte që të rritet sa më në paqe.
Spiro Ksera, i cili ka është arrestuar mbrëmjen e sotme, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me fo...
Organizatat ndërkombëtare vazhdojnë t’u bëjnë thirrje autori...
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ, është...
Deputeti Eduart Ndocaj në një intervistë në emisionin invest...
Ish-Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ësht...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta është shprehur se biznesme...
Mbrëmjen e sotme është arrestuar ish-Ministri i Punës, Sporo...
Ish-Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ësht...
47 punonjës në Spitalin e Pukës kanë dalë sot në protestë pa...
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka...
Janari zakonisht pritet të jetë një muaj i mirë për bursat, ...
Ndaj, Lulzim Basha habiti opinionin publik pak ditë më parë ...
Autoritetet hollandeze njoftuan sot se do të nisin riatdhesi...
ResPublica: Z. Demi, keni dy ditë që PD-ja dhe ish-kryeminis...
“BKH dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevo...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se shefi i qeverisë, E...
Anastas Angjeli është një nga deputetët i cili ka patur në p...
Serenata korçare ka qenë e pranishme në televizionin grek mb...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka akorduar fondi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...