Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Pasi e ndryshoi disa herë aktakuzën gjatë gjashtë viteve të fundit që prej fillimit të gjyqit të 12 ish-trupave të Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e më shumë se 118 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, zyra e prokurorisë serbe të krimeve të luftës ngriti një tjetër akuzë të re ditën e hënë, duke shkaktuar shpërthime zemërimi nga disa prej të pandehurve.
Prokurori i krimeve të luftës Dragoljub Stankoviç tha se ai vendosi ta ndryshonte aktakuzën dhe pas kësaj gjykata mund të vazhdonte procedurat gjyqësore.
?Nuk është krejtësisht një aktakuzë e re. Është thjesht më gjithëpërfshirëse dhe pa detaje të reja të konsiderueshme. Doja thjesht ta bëja këtë proces më të lehtë për të gjithë,? shpjegoi Stankoviç.
Ai tha se një tjetër arsye për këtë ndryshim ishte që të kombinonte dy aktakuzat fillestare që ishin ngritur në kohë të ndryshme dhe përfshinin të njëjtat ngjarje ? sulmet në fshatrat Lubenic, Qyshk, Pavlan dhe Zahac të Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999, kur u vranë shqiptarë të Kosovës.
Megjithatë, vendimi i tij për të ngritur një akuzë të re shkaktoi protesta nga disa nga të pandehurit.
?Po më akuzoni për gjithçka. Kam gjashtë vjet këtu dhe nuk mund të vërtetoni asgjë. Kjo është arsyeja pse i ndryshoni vazhdimisht gjërat. Thjesht po trilloni gjërat,? tha në gjykatë Srecko Popoviç, një nga të pandehurit.
Më pas ai filloi të bërtiste se çështja ishte një padrejtësi e madhe, duke bërë që gjyqtari ta largonte atë nga salla e gjyqit.
Aktakuza e re zemëroi gjithashtu të pandehuritn Abdulah Sokiç, i cili u nxor gjithashtu nga salla e gjyqit nga gjykatësi se ofendoi prokurorin.
Të gjithë burrat e deklaruan veten të pafajshëm.
Aktakuza akuzon 11 ish-luftëtarët për vrasje, plaçkitje dhe tortura në katër fshatrat e Kosovës, me qëllim dëbimin e përhershëm të popullsisë etnike shqiptare nga zona.
Gjyqi fillestar nisi në dhjetor të vitit 2011 kur 12 burra u akuzuan për vrasje dhe plaçkitje në vetëm një prej fshatrave, në Qyshkë. Më vonë ajo u zgjerua për të mbuluar krimet e kryera në tri fshatrat e tjerë ?Ljubenic, Pavlan dhe Zahac. Në vitin 2014, prokurori ngriti edhe një padi ndaj edhe tre personave të tjerë për vrasjet në Ljubenic.
Të njëjtin vit, grupi i parë i të pandehurve u dënua me një total prej 106 vitesh burg.
Por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin vitin e kaluar, duke e quajtur atë ?të pakuptueshëm dhe kontradiktor?, dhe e dërgoi rastin për rigjykim.
Në rigjykim për të përshpejtuar procedurën, prokuroria i kombinoi të dyja aktakuzat, duke i bërë ato një çështje të vetme.
Megjithatë, me kalimin e kohës, edhe të pandehurit ndryshuar gjithashtu. Një nga të pandehurit u bë dëshmitar i mbrojtur. Ai aktualisht jeton në Gjermani dhe është gati të dëshmojë në këtë çështje.
Radoslav Brnovic, i cili fillimisht u lirua nga akuzat, vdiq, kështu që çështja kundër tij u mbyll.
Çështja kundër dy të pandehurve të tjerë gjithashtu u nda nga të tjerat.
Dejan Bulatoviç, i cili u dënua me 20 vjet burg, u sëmurë, kështu që çështja kundër tij do të vazhdojë kur ai të jenë në gjendje të marrë pjesë në gjyq.
Ranko Momiç, fillimisht u dënua me 15 vjet burg, aktualisht është në arrati, kështu që nuk mund të gjykohet ende.
Çështja konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në lidhje me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit, me seanca dëgjimore dhe gjyq fillestar që zgjati për katër vjet. Sulmi ndaj katër fshatrave dhe mbulimi më pas i këtij krimi janë hulumtuar në një dokumentar të BIRN; ?Të Paidentifikuarit?.
Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krime lufte nisi një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për akuzën se s?kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe pronave në katër fshatrat. Ai është gjenerali i parë në Serbi që po hetoget për krime lufte.
Megjithatë, deri më tani nuk është lëshuar asnjë padi.
Gjyqi do të vazhdojë më 22 shkurt./BIRN
Marija Ristic është gazetare në Beograd e programit të BIRN, Drejtësia Tranzicionale në Ballkan. Ristic është një gazetare me eksperiencë dhe përpara se t’i bashkohej BIRN ka punuar për gazetën serbe ‘Politika’ dhe ka drejtuar emisionin ?Slu?aonica 6? për radion ‘Studio B’.
Kryeministri Aleksis Cipras ka përqafuar të gjitha masat e k...
Ka disa ditë që mediat e shkruara, vizive dhe sidomos portal...
Danimarka ka vendosur një rekord të ri botëror, pasi zbuloi ...
Zyra e shefes së politikes së jashtme të Bashkimit Evropian,...
Presidenca hollandeze e BE ka kërkuar për shteteve të BE që ...
Nga Loik TregureStudjues për Ballkanin në Universitetin e Li...
Opinionet mes të rinjve evropianë duket se po ashpërsohen nd...
Tre raste u raportuan në Britaninë e Madhe ditën e djeshme.F...
Kriza e refugjatëve, terrori, rritja e dobët ekonomike – në ...
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Për të kufizuar vërshimin e refugjatëve, gjithnjë e më shumë...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi shtetin amerik...
Vendet e Ballkanit po përgatiten për fundin e kulturës së mi...
Uashingtoni dhe zonat përreth janë gdhirë të bllokuara nga d...
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës norma e rritjes e...
Venecia, që ndryshe konsiderohet si qyteti i karnavaleve, ka...
sh guvernatori i New Yorkut, Michael Bloomberg, po e shqyrto...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Nga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjal...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...