Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Për të kufizuar vërshimin e refugjatëve, gjithnjë e më shumë shtete të BE-së po rivendosin kontrollet kufitare. Pasojat e këtij hapi kritik nuk vlerësohen gjithmonë njësoj. Pro dhe kundër për mbylljen e kufijve.
?Letërnjoftimin ju lutem!? Kjo fjali po dëgjohet gjithnjë e më shpesh në Europën e mësuar për vite me radhë me lirinë e pakufizuar të udhëtimit. Por nuk bëhet fjalë thjesht për udhëtimin pa kontrolle kufitare. Një pjesë e madhe e jetës ekonomike europiane punon sikur Europa të jetë një shtet i vetëm. Në të gjithë BE-në janë të shpërndara qendra prodhimi, rrjete transporti, kësaj i shtohen punëmarrës, që ndërrojnë vendin e punës nga njëri vend në tjetrin. Këmbimi i lirë i personave, mallrave dhe shërbimeve ekzistonte që para Shengenit, por liria e udhëtimit i ka theksuar dhe përshpejtuar edhe më shumë këto procese.
Po qe se një sistem i tillë fillon e mbyllet hap pas hapi, priten pasoja të rënda ekonomike. Këtë e theksojnë shumë ekspertë e politikanë. Më shumë bllokime trafiku në kufi, më shumë punë administrative, shoqatat e lobingut dhe sindikatat i tremben shpenzimeve shtesë në vlerën e 10 miliardë eurove vetëm për ekonominë gjermane, me pasoja të caktuara për tregun e punës, tatimet dhe sistemet sociale.
Po fillon tani e tatëpjeta?
?Po qe se dështon sistemi i Shengenit, Europa është e rrezikuar në mënyrë dramatike, politike dhe ekonomike?, thotë ministri i Financave Wolfgang Schäuble në bisedë me ?Spiegel Online?. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian mendon se ?kush vret Shengenin në fund të fundit varros edhe tregun e brendshëm.? Martin Schulz, presidenti i Parlamentit paralajmëron në gazetën ?Passauer Neue Presse? se pasojat e mbylljes së kufijve do të jenë ?katastrofale?. Po qe se maunet me mallra duhet të presin me orë të tëra brenda kufijve të brendshëm europianë, ?mund të ndodhë që shumë firma prodhimi të mbyllin dyert.?
Që tani Juncker llogarit me kosto shtesë për firmat e transportit në vlerën e tre miiardë eurove. Nëse kontrollet vendosen gjithkund atëherë Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë pret kosto shtesë në vlerën e dhjetë miliardë eurove. Më dramatike tingëllojnë deklaratat e Anton Börner, president i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Mëdha, Shërbimeve dhe Tregtisë së Jashtme. ?Po qe se ne nuk kemi më as Shengen dhe as një treg të brendshëm të përbashkët, atëherë Gjermania ta harrojë modelin e saj të biznesit?, është shprehur Börner për agjencinë e lajmeve, dpa. Edhe epoka e euros do të merrte fund, mendon ai.
Por fundi i Shengenit nuk do të thotë fund i tregut të brendshëm. Britania e Madhe është pjesë e tregut të brendshëm europian, por jo e Shengenit.
Të mos harrohet rëndësia e paqes sociale
Jo gjithkush i ndan këto shqetësime ? madje studiuesit e ekonomisë kanë qëndrim tjetër. Clemens Fuest, president i Qendrës Europiane për Studimet Ekonomike është shprehur në radion gjermane, SWR se pasojat ekonomike janë të kontrollueshme. Pasojat mund të kontrollohen, nëse në kufij maunet me mallra lejohet të kalojnë, ndërkohë që kryhet kontrolli i udhëtarëve.
Ndërsa shumë i tremben mbylljes së kufijve, Fuest shpreson në mbylljen e tyre, madje ai thotë se në fund do të kontrollohen sërish kufijtë e jashtëm të BE-së, por jo më të brendshmit. Ekonomisti mendon se me mbylljen e kufijve do të shpëtohej paqja sociale. Fuest shikon edhe pasojat e radikalizimit në shoqërisë, po qe se vazhdon imigracioni në mënyrë kaq masive. Prognoza e studiuesit: ?Më së voni tek tre milionëshi marrin fund mundësitë organizative.?
Ai shikon rreziqe edhe tek frika nga konkurrenca. Tek sindikatat dhe e Majta ekziston frika se po qe se ekonomia angazhohet për më shumë refugjatë, në thelb ajo do të rrisë presionin ndaj punëmarrësve. Jo vetëm socialdemokratët me zëvendëskryetarin e grupit parlamentar, Hubertus Heil shprehin shqetësimin se ?askush nuk duhet të përdorë debatin për refugjatët për të bërë presion me pagat.? Edhe ministri bavarez i Financave, Markus Söder thotë se ?tek më të dobtit në shoqëri do të ketë konkurrencë për vende pune, banesa dhe asistencën sociale.
Mirëkuptim për mbylljen e kufijve
Një gjë është e qartë: Askush në Europë nuk e pranon me dëshirë mbylljen e kufijve, por vetëm si masë emergjence për kufizimin e vërshimit të refugjatëve. Prandaj edhe ministri gjerman i Financave, Schäuble kundrejt ?Spiegel Online? është shprehur me mirëkuptim. ?Ne e dime që aftësitë e disa vendeve europiane nuk janë pa fund. Po ashtu kemi pranuar të gjithë futjen e kontrolleve kufitare në Suedi. Dhe ky vend ka qenë një ndër vendet më të hapur ndaj imigrantëve.? Në fund të gjithë shpresojnë se kontrollet kufitare do të jenë vetëm një fenomen i përkohshëm./DW
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi shtetin amerik...
Vendet e Ballkanit po përgatiten për fundin e kulturës së mi...
Uashingtoni dhe zonat përreth janë gdhirë të bllokuara nga d...
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës norma e rritjes e...
Venecia, që ndryshe konsiderohet si qyteti i karnavaleve, ka...
sh guvernatori i New Yorkut, Michael Bloomberg, po e shqyrto...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Nga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjal...
Një super-stuhi dimërore ka përfshirë pjesën lindore të Shte...
Gjermania dhe Turqia janë të varur nga njëra-tjetra në krizë...
BE-ja dhe Gjermania po hartojnë një plan sipas të cilit do t...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Ushtarë në detyrë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos janë ...
Të paktën 5 persona kanë umbur jetën, ndërsa dy të tjerë jan...
Ai ishte një tiran brutal, por ai mbetet një simbol i rëndës...
Qeveria izraelite po kërkon partnerë të rinj aleatë në Gjiri...
Kryeministri në ikje i Spanjës, Mariano Rajoy ka hequr dorë ...
Pak më shumë se një viti nga “E Marta e Zezë”, kur rubla hum...
Të interesuarit mund të informohen në portalin e internetit ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...