Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës një luftë e pashpallur civile midis ushtrisë turke dhe ushtarëve të PKK. Sipas të dhënave të organizatës Human Rights Watch kanë humbur jetën 200 civilë.
Ende mijëra banorë në qytetin e Turqisë jugore Cizre rrijnë të strukur në bodrume. Kanë vetëm bukë të vjetër, të tharë; mbledhin ujë shiu në shishe plastike, sepse nuk mund të dalin në rrugë e të marrin ujë të pijshëm. Sepse atje, në rrugët e banimit patrullojnë tanke të ushtrisë turke, të cilat hapin zjarr kundër luftëtarëve të PKK, të cilët fshihen në apartamente. Në Cizre kjo gjendje vazhdon e tillë që prej pesë javësh, ditën dhe natën. “I lutemi Zotit që ta shuajë këtë zjarr. Ne duam paqe. Gjakderdhja të marë fund”, thotë një grua e vjetër kurde.
Para pak ditësh, një i ri 16 vjeçar rrinte i plagosur rëndë në rrugë. Ai kishte marrë një plagë me armë zjarri, por askush nuk e ndihmoi dhe ai vdiq nga gjakderdhja. Familja e tij kërkoi me dëshpërim që të shkonte për ndihmë një ambulancë, por asnjë ambulancë nuk i vajti. Ky për të fat të keq nuk është rast i veçuar, thotë Emma Sinclair-Webb nga Organizata Human Rights Watch. “Kur dikush plagoset, banorët e kanë shumë të vështirë të sigurojnë një ambulancë. Policia pengon herë pas here që ambulancat të marrin persona të plagosur.”
Emma Sinclair-Webb ka folur me shumë qytetarë në zonat e izoluara dhe ka studiuar shumë nga rastet e vdekjeve. Veç ushtarëve dhe luftëtarëve, jetën e kanë humbur edhe rreth 200 civilë, midis tyre edhe fëmijë të vegjël. Një luftë në kurriz të qytetarëve të pafajshëm. “Si organet shtetërore, ushtria dhe policia, ashtu edhe grupet e afërta me PKK e kërcënojnë në maksimum sigurinë e njerëzve që jetojnë këtu, kur luftojnë në qendër të qytetit.”
Kurdët e humbasin besimin te shteti turk
Zemërimi i banorëve drejtohet më pak kundër Partisë Punëtore Kurde, PKK se sa kundër shtetit, i cili bën bashkëpërgjegjës të gjithë njerëzit, bëjnë të ditur gazetarë që kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë qytetet e përfshira në luftime.
Por kjo mënyrë veprimi bën që të humbasë edhe elementi i fundit i besimit, që kanë pasur qytetarët kurdë te shteti. Më shumë se njëqind mijë banorë të qyteteve të luftimeve në juglindje të Turqisë kanë marrë arratinë – tek të afërmit e tyre në rrethinat pranë ose në qytete të mëdha si Stambolli; disa duan të largohen nga Turqia dhe të shkojnë jashtë vendit. Shumë do të vijnë në Gjermani, paralajmërojnë politikanë opozitarë turq. Lufta civile e viteve 1990 është kthyer sërish, thotë Emma Sinclair- Webb e Human Rights Watch. “Gjendja të kujton situatën para njëzet vjetësh, kur banorët i dëbonin nga fshatrat e tyre. Tani i dëbojnë nga qytetet.”
Emma Sinclair- Webb kërkon që policia t’u japë fund menjëherë ndalimeve të qarkullimit, në mënyrë që qytetarët e izoluar të kenë sërish mundësi të marrin ujë të pijshëm, ushqime dhe ndihma mjekësore. Palët e konfliktit duhet të rikthehen në tryezën e bisedimeve.
Nga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjal...
Një super-stuhi dimërore ka përfshirë pjesën lindore të Shte...
Gjermania dhe Turqia janë të varur nga njëra-tjetra në krizë...
BE-ja dhe Gjermania po hartojnë një plan sipas të cilit do t...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Ushtarë në detyrë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos janë ...
Të paktën 5 persona kanë umbur jetën, ndërsa dy të tjerë jan...
Ai ishte një tiran brutal, por ai mbetet një simbol i rëndës...
Qeveria izraelite po kërkon partnerë të rinj aleatë në Gjiri...
Kryeministri në ikje i Spanjës, Mariano Rajoy ka hequr dorë ...
Pak më shumë se një viti nga “E Marta e Zezë”, kur rubla hum...
Të interesuarit mund të informohen në portalin e internetit ...
Teksa Bashkimi Evropian ndodhet në ngërç, kontinenti po i kt...
Banorët e bregut lindor të SHBA po përgatiten për të përball...
Kryeministri italian, Mateo Renzi, ka thënë gjatë një interv...
Debatet e ashpra dhe batutat sarkastike, ndërmjet kryeminist...
Mbi 6000 traktorë janë nxjerrë pranë doganave dhe pikave nev...
Studiuesit e çështjeve diplomatike pohojnë se Rusia po përpi...
Atletet Startas – tashmë rrugës për t’u bërë një markë globa...
Një trup gjykues i kryesuar nga gjykatës të misonit EULEX dë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...