Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kriza e refugjatëve, terrori, rritja e dobët ekonomike – në Forumin Botëror Ekonomik në Davos politikanë të lartë europianë diskutuan mbi sfidat e mëdha të Europës aktualisht: Një pamje pesimiste.
Forumi Botëror Ekonomik në Davos që zhvilloi punimet nga data 20-23 janar, me pjesëmarrjen e elitës politike dhe ekonomike botërore, gjithsej 2.500 vetë kishte në fokus krizën e refugjatëve dhe sfidat e Europës . Kryeministri francez, Manuel Valls paraqiti një pamje pesimiste ?Projekti europian mund të ndërrojë jetë së shpejti?, tha Valls, ?jo për disa dhjetëvjeçarë ose vite, por shumë shpejt.? Vendimtare është që Europa të gjejë një rrugë të përbashkët për të mbajtur nën kontroll problemet e sigurisë për shkak të terrorizmit. Edhe kriza e refugjatëve mund të zgjidhet vetëm po të jemi të bashkuar. Por veprimi i njëanshëm i Austrisë për mbylljen e kufijve, tregon edhe njëherë qartazi se sa të pabashkuar janë europianët aktualisht.
Ndërkohë që koha nuk pret, tha kryeministri holandez, Mark Rutte. ?Kemi vetëm gjashtë deri në tetë javë për ta vendosur nën kontroll imigracionin?, tha Rutte. Në janar të vitit të kaluar erdhën në Europë 1600 refugjatë, vetëm në tre javët e këtij viti kanë ardhur 35.000 refugjatë, sipas Rutte. ?Kur të vijë pranvera, do të rritet në mënyrë drastike numri i refugjatëve ? këtë nuk e përballojmë dot më.?
Plan Marshall për Lindjen e Afërt
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble propozon një program miliardësh investimesh e pikërisht në rajonet nga vijnë refugjatët. Kjo mund të çojë në ?uljen e presionit tek kufijtë e jashtëm europianë në atë mënyrë që Europa të mos kthehet në një fortesë.? Ky do të ishte turp për Europën, thotë kryeministri grek, Aleksis Tsipras.
Për europianët që edhe tani lëngojnë nën kursin e kursimeve, kjo do të thotë një kosto tjetër e lartë. ?Do të na kushtojë, shumë më tepër se sa kemi menduar deri më tani?, tha Schäuble. ?Kemi menduar se problemet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme e në Afrikë nuk janë problemi ynë. Tani shohim, po është problemi ynë. Problemi ynë europian.? Këtë krizë të re Schäuble nuk e sheh si shkas për t’u larguar nga kursi i reformave, që ai e mbron prej vitesh. ?Shqetësimi im është se ne të gjithë në Europë nuk e kuptojmë si duhet sfidat që dalin nga tempoja e zhvillimit global.?
Më shumë reforma, më shumë konkurencë
Edhe kryeministri holandez Rutte kërkoi më shumë reforma për të qenë konkurrues. Dy të tretat e ekonomisë europiane nuk janë liberalizuar, thotë ai. Në sektorin digjital, energjitk dhe të shërbimeve, në profesionet e mbrojtura e tregun e kapitalit ka shumë kufizime. Po qe se këto pengesa rrëzohen dhe krijohet vërtet një treg europian i njësuar, atëherë kapaciteti ekonomik i Europës do të rritej me 1,25 bilionë euro, kjo i përgjigjet gati prodhimit të brendshëm bruto të Holandës.
Një parantezë e ardhur në momentin e duhur për kryeministrin britanik, David Cameron, i cili në Davos theksoi edhe njëherë se sa të nevojshme janë reformat. ?Ne çalojmë shumë mbrapa Shteteve të Bashkuara përsa i përket teknologjisë dhe produktivitetit. Duhet të rrisim aftësinë e konkurrencës të firmave dhe ekonomive tona dhe jo ta zvogëlojmë atë.?
Cameron u shpreh se ai shpreson në një ujdi për reforma në BE deri në samitin e ardhshëm në shkurt. Po qe se deri atëherë ?kemi një deal të mirë, do ta pranoj?, tha Cameron. Dhe vetëm atëherë kryeministri britanik do të angazhohet me të gjitha forcat që Britania e Madhe të qëndrojë në BE./DW
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Për të kufizuar vërshimin e refugjatëve, gjithnjë e më shumë...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi shtetin amerik...
Vendet e Ballkanit po përgatiten për fundin e kulturës së mi...
Uashingtoni dhe zonat përreth janë gdhirë të bllokuara nga d...
Nga David Bocking & Stefan Kaiser “Der Spiegel”Ministri gjer...
Sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës norma e rritjes e...
Venecia, që ndryshe konsiderohet si qyteti i karnavaleve, ka...
sh guvernatori i New Yorkut, Michael Bloomberg, po e shqyrto...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Nga maja e fatit në humnerën e dëshpërimit. Çështja bën fjal...
Një super-stuhi dimërore ka përfshirë pjesën lindore të Shte...
Gjermania dhe Turqia janë të varur nga njëra-tjetra në krizë...
BE-ja dhe Gjermania po hartojnë një plan sipas të cilit do t...
Në juglindjen kurde të Turqisë ka shpërthyer që prej verës n...
Ushtarë në detyrë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos janë ...
Të paktën 5 persona kanë umbur jetën, ndërsa dy të tjerë jan...
Ai ishte një tiran brutal, por ai mbetet një simbol i rëndës...
Qeveria izraelite po kërkon partnerë të rinj aleatë në Gjiri...
Kryeministri në ikje i Spanjës, Mariano Rajoy ka hequr dorë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...