Kthimi i emigrantëve, radhë në Kapshticë
Me dhjetëra mjete janë në radhë në Pikën Kufitare të Kapshti...
Në shekullin e katërt para Krishtit, Platoni shkruante se plaku i urtë grek Solon, rreth dyqind vjet më parë, kish udhëtuar për në qytetin egjiptian të Saisit. Atje, një prift i kish rrëfyer atij historinë e një ishulli të madh që shtrihej në Oqeanin Atlantik, nëntë mijë vjet më parë. Ky ishte, i tha prifti Solonit, ?një ishull në anën tjetër të gjirit që ju e quani. . . Kolonat e Herkulit, një ishull i madh sa Libia dhe Azia bashkë; prej aty, në ato kohë udhëtarët mund të shkonin drejt ishujve të tjerë, dhe prej tyre në të gjithë kontinentin përballë, i cili rrethon atë që mund të quhet me të vërtetë një oqean?.
?Në këtë ishull të Atlantidës,? vazhdon Platoni, ?ishte ngritur një dinasti e fuqishme dhe e jashtëzakonshme mbretërish, që sundonin ishullin, bashkë me shumë ishuj të tjerë si dhe një pjesë të kontinentit: përveç kësaj, ajo kontrollonte ngushticën, Libinë, mandej kufijtë e Egjiptit dhe Evropës deri Tyrrhenia [Itali]?. Platoni shkruante se sipas Solonit, fundi i hidhur i ishullit erdhi kur ai u përpoq të pushtonte Athinën. Athinasit rezistuan dhe vazhduan duke çliruar të tjerë, që ishin skllavëruar. ?Më vonë,? vazhdonte Soloni, ?pati tërmete dhe përmbytje jashtëzakonisht shumë të dhunshëm, dhe në një ditënatë të tmerrshme, të gjithë burrat luftëtarë u përpinë nga Toka, dhe ishulli i Atlantidës u përpi po ashtu nga deti dhe u zhduk?.
Pak kohë pas këtij rrëfimi, Platoni shkroi një dialog të quajtur Critias. Këtu ai jep shumë më tepër detaje në lidhje me ?bukurinë mrekullueshme dhe bollëkun e pashtershëm? të Atlantidës. Ka patur tempuj, gjimnaze, kopshte, kanale, dhe ura; kantierë të mbushur me anije lufte, ndërtesa prej guri të bardhë, të zi, dhe të verdhë, muret prej bronzi, një pallat ?madhësia dhe bukuria mahnitëse e të cilit të linin pa mend? dhe madje edhe një p[istë për gara kuajsh. Critias e ka momentin kulminant kur Zeusi, i zemëruar me arrogancën e Atlantidasve, mbledh të gjithë Perënditë. E teksa Zeusi bëhet gati të flasë, Platoni befas pushon së shkruari, duke i lënë filozofët të vrasin mendjen, në 2500 vitet e ardhshëm, se çfarë ka ndodhur më pas. Edhe të tjerë, përfshirë historianë, arkeologë, oqeanografë dhe gjeologë, janë përpjekur ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur me Atlantidën, dhe nëse ajo ka ekzistuar me të vërtetë.
Ka pasur shumë teori, që e vendosin atlantidën diku në Amerikën e Veriut (kjo u pohua së pari nga Francis Bacon në vitin 1626, jo shumë kohë pasi anglezët u vendosën atje) në Marok (kjo sipas arkeologut francez Felix Berlioux, i cili pohoi se kishte gjetur Atlantidën atje në vitin 1874). Vendi më i qartë për Atlantidën, natyrisht, ishte aty ku Platoni tha se ishte: në Oqeanin Atlantik. Pikërisht këtu e vendoste edhe Ignatius Donnelly në vitin 1882. Ishte i njëjti Donnelly që argumentonote se Francis Bacon ka shkruajtur veprat e Shekspirit (dhe të Marloëe), por në temën e Atlantidës, Donnelly dukej se kishte edhe logjikën në anën e tij. Për grekët e kohës së Platonit, Kolonat e Herkulit janë Ngushtica e Gjibraltarit. Përtej saj ishte Atlantiku.
Për Donnelly, Atlantida nuk ishte thjeshtë një ishull. Ky ishte një kontinent i madh që lidhte popujt parahistorike të Evropës dhe Azisë me ato të Amerikës. Kjo ishte ?bota e vërtetë para përmbytjes së madhe, Kopshti i Edenit, Kopshtet e Hesperides; Fushat Eliziane, Kopshtet e Alcinout; Mesomphal-ët, Olympos-ët, Asgard-ët e legjendave të kombeve të lashtë, që përfaqësojnë një kujtim universal të një vendi madhështor, ku njerëzimi i hershëm jetonte në paqe dhe lumturi?.
?Perënditë dhe perëndeshat e grekëve të lashtë, Fenikasve, Hinduve, dhe Scandinavëve,? thoshte Donnelly ?ishin thjeshtë mbretërit, mbretëreshat, dhe heronjtë e Atlantidës dhe aktet që u atribuohen atyre në mitologji janë thjeshtë një kujtim i ngatërruar i ngjarjeve reale historike?. Pasi Atlantida u fundos, të mbijetuarit u nisën në rrugën e tyre në të dy anët e oqeanit. Kjo shpjegonte, ka argumentuar Donnelly, se pse, si egjiptianët, ashtu edhe vendasit para-kolumbianë të Amerikës ndërtuan piramida, pse bimë dhe kafshë të ngjashme jetonin në Evropë dhe Amerikë, dhe pse njerëzit nga të dyja anët e Atlantikut rrëfenin histori për një përmbytje të madhe. Ishujt e Atlantikut kanë qenë dikur malet e Atlantidës; brazdat në fundin e oqeanit kanë qenë dikur shtretërit e lumenjve të Atlantidës.
Shkencëtarë më të matur, madje edhe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kanë pohuar gjithfarësoj problemesh me teorinë e Donnelly. Gjeologët thanë se kanionet në fundin e oqeanit ishin për shkak të rrymave nënujore, dhe jo lumenjve të përmbytur. Gjithnjë e më shumë shkencëtarët mbështesnin një shpjegim evolucionist më tepër se sa difuzionist për zhvillimet e krahasueshme natyrore dhe kulturore në Evropë dhe Amerikë: ngjashmëritë i shpjegojnë forcat e krahasueshme në të dy anët e Atlantikut, e jo një paraardhës i përbashkët. Për aq sa njerëzit dhe kafshët prehistorike kanë emigruar në Amerikë, gjasat më të mëdha janë që të kenë ardhur nga Azia se sa nga Europa. Së fundi, ishte problemi i kohës. Donnelly (dhe Platoni) flasin për ekzistencën e Atlantidës nëntë mijë vjet para Solonit, një periudhë kur ? duke gjykuar nga të gjitha dëshmitë arkeologjike ? njerëzit ishin shumë më tepër si shpellarë se sa si perëndi të Olimpit.
Me sa dukej, Atlantida ishte një fantazi, dhe ajo tërhoqi pjesën e saj të fantazistëve. Paul Schliemann, i cili identifikoi veten si nip i Heinrich Schliemann, arkeologu që zbuloi Trojën, pretendoi se gjyshi i tij i kishte lënë një vazo me mbishkrimin ?Nga Mbreti Kronos i Atlantidës.? Kur ai e theu vazon, gjeti në të objekte nga Atlantida, megjithëse nuk i shfaqi asnjëherë për publikun. Më vonë u zbulua se Heinrich Schliemann nuk kish patur asnjë nip të quajtur Paul. Pastaj ka patur psikikë si madamë Helena Blavatsky, e cila mësoi për Atlantidën nga një tibetian i vdekur kohë më parë me emrin Koot Hoomi, dhe (në vitet njëzetë) Edgar Cayce, që pa atlantidën në ekstazën e tij. Në Atlantidën e Cayce paraqiteshin energji bërthamore dhe makina fluturuese.
Çarls Berlitz, libri i të cilit në vitin 1974 rrëmonte në Trekëndëshin e Bermudës, e pasoi atë me një libër në 1984 ku përshkruante forca jo vetëm të afta për të tërhequr aeroplanët dhe anijet në Atlantik, por edhe një ishull bashkë me qytetërimin e tij. Gjithë kjo ishte marrëzi. Përveç Timaeus dhe Critias, nuk ka dëshmi se Atlantida ka ekzistuar. Asnjë nga historianët grekë nuk e kanë përmendur Atlantidën, përveçse kanë cituar Platonin. Edhe Herodoti, i cili nuk mund t?i rezistonte një historie të mirë, nuk ka thënë asgjë. Aristoteli, i cili ishte nxënës i Platonit, dhe e njihte mirë atë, tha troç se ?ai që e kishte sajuar Atlantidën e la të zhytet përsëri nën sipërfaqen e detit.? Nga mesi i shekullit-XX, mes sajesave dhe fantazive, historianët seriozë kishin konkluduar se Aristoteli kishte të drejtë, dhe se Atlantida ishte trillim i pastër.
Në vitin 1967, arkeologu spiridon Marinatos zbuloi një qytet të varrosur në ishullin e Egjeut, Thera. Këtu kishte afreske elegantë dhe sende qeramike nga qytetërimi Minoan që lulëzoi në zonë pas vitit 2000 pes. Këtu kishte gjithashtu shumë shkëmbinj të kuq, të bardhë, të zinj, tamam si ata që Platoni tha se kishte në Atlantidë. Thera mendohet të jetë shkatërruar nga shpërthime vullkanikë, dhe sizmologët si Angelos Galanopoulos thonë se midis 1600 pes dhe 1400 pes një vullkan hapi një gropë të madhe në oqean, duke çuar në thellësitë e detit pjesën më të madhe të Theras. Vullkani shkaktoi gjithashtu tsunamë që do të përmbytnin Kretën, qendra e qytetërimit Minoan. Qytetërimi mund të mos jetë zhdukur në një ?ditë të vetme e të tmerrshme,? si tha Platoni, por tsunami mund të ketë shkatërruar kaq shumë Kretën saqë nuk është rigjetur asnjëherë.
Provat arkeologjike dhe gjeologjike nuk ishin përfundimtare, por kjo ishte një teori në lidhje me Atlantidën që duhej të merrej seriozisht. ?Atlantida ka ekzistuar në të vërtetë fizikisht, në Oqeanin Atlantik, jo në përmasat e mëdha të legjendës. . . por në një dimension më të vogël, më të njohur, në një det plotësisht të njohur prej Platonit?, ka shkruajtur inxhinieri oqeanograf, James Mavor. ?Atlantida ndodhet në vetë Egjeun, dhe në një pozicion e rrethana që do të kishin garantuar që shkatërrimi i saj, i cili në fakt ka ndodhur, do të mund të mbahej mend deri në epokën greke, dhe përmes Platonit deri tek ne?. Si përfundoi atlantida në Egje, në vend të fundit të Atlantikut?
Galanopoulos dhe të tjerët argumentuan se, edhe pse në kohën e Platonit Shtyllat e Herkulit nënkuptonin Ngushticën e Gjibraltarit, ato mund të kenë pasur një kuptim të ndryshëm për Solonin apo për priftërinjtë egjiptianë të Sais. Disa spekuluan se në përshkrimin e Solonit për Atlantidën, si një tokë më e madhe se Libia dhe Azia mund të ketë patur një përkthim të gabuar për ?mes Libisë dhe Azisë?; domethënë, në Egje. Kolonat e Herkulit, atëherë, mund të jenë dy kepat më jugorë të Peloponezit ? jo larg nga Thera ose Kreta.
Gjithësesi mbetej ende problemi i datave. Galanopoulos pranoi se datimi i Atlantidës në 9.600 pes ishte ?sa i pabesueshme, aq edhe i pamundur.? Pra, shpjegoi ai, Soloni duhet të ketë keqinterpretuar hieroglifët egjiptianë. ?Kur dimensionet dhe datat janë dhënë me mijëra, ata janë të gjithë dhjetë herë më të mëdhenj,? argumentoi Galanopoulos. ?Kjo duket se tregon që kur Soloni deshifronte shkrimet egjiptiane, fjalët ose simbolet që përfaqësonin 100 ishte ngatërruar me ata që përfaqësonin 1.000-ën?.
Në vend të nëntë mijë vjet, kanë qenë thjesht e nëntëqind vjet midis Solonit dhe Atlantidës. Kjo e vendos rënien e atlantidës në të njëjtën periudhë kohe të përgjithshme si të Kretës. Teoria e Kretës ? Atlantidë nuk ishte aspak e pranuar universalisht. Një shumicë e historianëve vazhduan të argumentojnë se Thera ishte shumë e vogël për t?iu përshtatur përshkrimi të Platonit, që Kolonat ishin Gjibraltari, që shpërthimi vullkanik në Thera erdhi tepër vonë për të shpjeguar rënien e Kretës (e jo më të Atlantidës), që Platoni nuk kish përmendur askund edhe një vullkan, dhe se një pjesë e Theras dhe e gjithë Kreta as nuk ishin fundosur, as nuk ishin humbur.
Megjithatë, tani Atlantida mund të diskutohej në qarqe të respektuar. ?Ishulli i Kretës nuk u gllabërua nga deti,? shkruante historiani Rodney Castleden në 1998, ?por ndoshta legjenda ishte një kujtesë e gabuar e asaj që i ka ndodhur perandorisë tregtare Minoane. . . . Ishte sikur rrjeti i padukshëm i rrugëve tregtare dhe kontrolleve politikë qe zhytur në fund të Egjeut. . . thënë në mënyrë metaforike, qe ?gllabëruar nga deti.? Castleden, si edhe shumë historianë të tjerë, besopjnë se Kreta ishte vetëm një nga legjendat prej nga u frymëzua Platoni. Platoni ish mësuar me tërmete, një i tillë shkatërroi qytetin bregdetar Helices rreth vitit 373 pes, vetëm njëzet vite para se ai shkroi Timaeus dhe Critias.
Platoni gjithashtu mund të ketë pasur në mendje ekspeditën e dështuar të athinasve në Sirakuzë, e cila u zhvillua në vitin 413 para Krishtit. Disa studiues spekuluan se Atlantida ishte një alegori për Athinën: në vend të kritikonte drejtpërdrejt athinasit për pushtimin e Sirakuzës, Platoni mund të ketë zgjedhur të shkruante për një qytetërim madhështor të mëparshëm, që u fundos për shkak të ambicieve të tij imperiale. Brenda dialogëve ka edhe gjurmë të Luftës së Peloponezit, që ndodhi gjithashtu gjatë jetës së tij. Kjo luftë përfundoi me mposhtjen e Spartës nga Athina në vitin 404 para Krishtit. Ashtu si me aventurën e Sirakuzës, analogjia është e paplotë, por mesazhi ishte i qartë: ambicia e tepërt ishte e rrezikshme.
Për ta theksuar këtë, Platoni përfshiu tek Timaeus dhe Critias elementë të historisë së Sirakuzës, Spartës, Athinës, ndoshta edhe Kretës. Duke mos e kritikuar drejtpërdrejtë Athinën bashkëkohore, ai e mbrojti veten nga fati i mësuesit të tij, Sokrati, i cili u ekzekutua në 399 para Krishtit. Por Platoni gjithashtu e dinte se këto elemente do të kishin jehonë tek lexuesit e tij. Përzierja e historisë së vërtetë dhe të trilluar e bën të pamundur të dimë nëse Platoni kish për qëllim që rrëfimet për Atlantidën të merreshin seriozisht, por ky nuk ishte shqetësimi i tij. Ai ishte një filozof, jo një historian, dhe në veprat e tij si Republika, Timaeus, dhe Critias, Platoni foli për shtetet e mira dhe të këqia. Atlantida, edhe pse nuk ekzistoi asnjëherë, ofronte një shembull të mirë të të dyjave./Storica/
Bota.al
Me dhjetëra mjete janë në radhë në Pikën Kufitare të Kapshti...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qyteta...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar Kryeminis...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka reaguar lidhur e...
Lumturia është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë, por...
Deputeti kaubojs, Eduart Ndocaj ka tentuar të shfaqë për ndj...
“Kënga Magjike 2015” nuk pati vetëm një garë, fitues apo një...
Në zbatim të urdhërit të një gjykate amerikane, çdo muaj pub...
Kryeministri Edi Rama është nisur për pushime në Majemi te S...
Edhe…Tony Bler e pëson nga “dekriminalizimi” britanik! Pas k...
Ish-shefi i shërbimeve në ish-Komunën e Shëngjinit është nda...
Në qytetin e Kukësit trashësia e borës ka arritur deri në 10...
Giordano Stabile, i dërguari i gazetës Italiane “La Stampa” ...
Ish-kryeministri Tony Blair dhe ish-ministrat e tij janë urd...
Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsio...
Policia dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kane njoftuar lidhur ...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e ...
Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar sot një artiku...
Një grabitje me mjete të forta ka ndodhur ditën e sotme në q...
Policia e Korçës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar , kanë bërë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...