web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ Goditën burrin dhe lidhën gruan, 2 persona të maskuar dhunojnë familjen e bukëpjekësit

3 Janar 2016, 13:21, Aktualitet CNA

Një grabitje me mjete të forta ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një çift bukëpjekësish mbetën të plagosur. Sipas policisë, 2 persona të maskuar u futën në shtëpinë e shtetasit Xh. Koburja, duke e goditur atë me mjete të forta.

Nga goditjet, burri humbi ndjenjat. Më pas, agresorët lidhën gruan dhe grabitën shtëpinë. Çifti i dhunuar është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e specializuar. Familja Koburja, njihet në qytetin e Elbasanit si bukëpjekës dhe pasitçier. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e ngjarjes.





Lajmet e fundit nga