Presidenti grek në urimin për Vitin e Ri: Maqedonia e falsifikon historinë
Presidenti grek Prokopis Pavllopullos, ka shfrytëzuar mundës...
Në një afat kohor prej 5 muajsh, njësia e kontrollit të brendshëm pranë Këshillit të Ministrave dhe prokuroria e Tiranës kanë zbuluar 2 skema të mëdha mashtirimi me barnat e rimbursueshme dhe faturat fiktive me ilaçe të shtrenjta. Por në 2015 shëndetësia shënoi debate të ashpra mes qeverisë dhe Partisë Demokratike për dhënien me koncesion të 3 shërbimeve bazë të shëndetësisë; check up, dializën dhe sterilzimin. Opozita akuzon se koncesionet janë dhënë klientëve të qeverisë Rama ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për to. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka mohuar akuzuat duke argumentuar arsyet përse këto shërbime duhet t?i jepen privatit. Kjo speciale u përgatit nga Ora News.
Brenda një viti, sektori i shëndetësisë u ?mbërthye? nga debate të ashpra mes qeverisë dhe opozitës për 2 skemat e mashtrimit me receta dhe fatura të barnave të rimbursueshme si dhe dhënien me koncension të 3 shërbimeve bazë; check up-in, hemodializën dhe sterilizimin.
Fillesat skandali i barnave të rimbursushme i pati në nëntor të vitit 2014 , rezultati i një raporti të kontrollit të njësisë së brendshme dhe antikorrupsionit të Këshillit të Ministrave.
Kjo njësi nisi hetimet pas sinjalizimeve të marra nga fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor i cili evidentoi se në dhjetra recetat janë dhënë mjekime të gabuara. Sipas vlerësimeve të fondit, në receta mjekët i këshillonin pacientët me osterporozë të përdorin esëll në mëngjes acid ibandronik, i cili është i dëmshëm për shëndetin e personave.
Kjo nuk ishte gjë tjerët veçse maja e ajsbegut në skemën mashtrimi ku patologjia nuk korrespondonte me mjekimin e dhënë, medikamente lëshoheshin me recerta të tilla fictive të cilat rimbursoseshin nga shteti.
Raporti i plotë i njësisë së Brendshme iu dorëzua Pokurorisë së Tiranës, e cila nisi menjëherë hetimet.
Recetat fiktive ishin lëshuar në 4 farmaci në perferi të Tiranës. Ato përmbanin medikamente të shtrenjta për sëmundje kronike që më pas rimburosheshin nga Fondi I Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor
Në krye të kësaj skeme, qëndronin zyrtar të lartë të fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor Drejtori i Fondit Rajonal të Tiranës Pjerin Xhuvani, administrator i 4 farmacive Hysni Roci, farmacistë si dhe punonjës të tjerë të këtyre subjekteve.
Dëmi i shkatuar në buxhetin e shtetit në këtë fazë të parë të hetimeve u përllogarit në 1.5 miliardë lekë.
Skandali i recetave të barnave të rimbursueshme u denoncua publikisht në Parlament nga ish kryeministri Sali Berisha dhe Deputetja demokrate Albana Vokshi e cila drejton edhe komisionin parlamentar të Shëndetësisë.
Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim 9 persona dhe arriti përfundimin se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nuk është1.5 mld lekë por 56 milionë lekë të rinj.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i pyetur nga gazetarët tha se hetimet nisën pas një auditi të bërë nga vetë Fondi dhe inkurajoi prokurorinë të vijonte me hetimet për të zbuluar këtë skemë mashtrimi.
Në 24 qershor të 2015, 18 ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën ?arrest me burg? për Pjerin Xhuvanin, Gjykata e Apelit ndryshon masën në ?arrest shtëpie?. Pas hekurave aktualisht qëndron vetëm administratori i 4 farmacive Hyni Roshi. Ndërsa punonjësit e fondit u lanë në arrest shtëpie. Ata i thanë trupit gjykues se kanë firmosur rimbusimin nën trysnin dhe presionin e shefave të tyre.
Ky skandal i kushtoi detyrën drejtorit të fondit të sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor, Astrit Beci.
Z Beci, dha dorëheqje dhe në vend të tij u komandua Milva Ekonomi me detyrë zëvendësministre e Shëndetësisë.
Në fund të dhjetorit Këshilli Administrativ i këtij institucioni emëron drejtore Vjollca Brahon, e cila për 3 vite drejtoi Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Kjo skemë mashtrimi do t?i shërbente prokurorisë të niste dhe hetimet për një tjetër skandal që këtë herë përfshinte një depo farmaceutike dhe disa farmaci që bashkëpunonin me të.
Prokuroria faktoi se farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive me furnizime të ilaçeve insulinë dhe ketosteril të ?Omega Pharma Group?.
Sipas prokurosisë nëse kjo depo farmaceutike ka blerë 8000 njësi ilaçe, ajo me fatura fiktive ka shitur 23.000 njësi duke kërkuar rimburisimin e ktyre medikamenteve nga fondi.
3 ditë pas arrestimit të administratorit të depos faramceutike ?Omega Pharma Grup? Nadir Çausholli për dyshime mbi abuzim me faturata fiktive, kompania e tij fiton tenderin e ministrisë së Shëndetësisë në vlerën e 50 milionë lekëve.
Referuar buletinit të Prokurimeve Publike tenderi i fituar është për ?Blerje barna për nevoja spitalore shtese deri ne fund te vitit 2015.?
?Fondi limit në total: 41.380.291 (dyzet e një milion e treqind e tetedhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) Lekë pa TVSH nga buxheti i shtetit 2015?
Me tvsh tenderi arrin në shifrën e 50 milionë lekëve të reja.
Në portalin transparenca. al qeveria jep këtë sqarim:
?Për aq kohë sa për administratorin e kompanisë ?Omega Pharma? nuk ka një dënim penal të formës së prerë dhe një vendim të Gjykatës të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional bazuar në nenin 4 të Kodit të Procedurës Penale, personi prezumohet i pafajshëm.
Që në krye të herës, qeveria Rama u zotua për shëndetësisë falas, që u premtua gjatë fushatës për zgjedhjet paralemtare dhe ishte një ndër pika kyçe të programit elektoral të Partisë Socialiste, asaj kohë në opozitë.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do ta niste mandatin e tij me premtimin e për mbulim universal; nëpërmjet kontrolleve bazë të popullatës nga 40-65 vjeç. Kjo do të ishte hera e parë e një kontrolli të tillë që përfshinte një set analizash. Qytetarëve do të kryenin matjet dhe analizat falas ndërsa qeverise këto të dhëna do ti duheshin për të krijuar databazën e parë mbi shkallën e sëmundëshmërisë së popullatës.
Për të realizuar këtë proces, ministria e Shëndetësisë investoi në aparatura dhe burime njerëzore me mjek specialistë në qëndra shëndetësore por edhe atyre të lëvizshme për të shkuar në zonat më të thella rurale.
Një vit nga nisja e kontollit bazë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se kanë marrë pjesë 30 mijë banorë në 415 qendra shëndetësore dhe rezultatet kanë qënë shqetësuese për shkallën e sëmundshmërisë në Shqipëri.
37 për qind e atyre që kanë bërë kontrollin kanë rezultuar me hipertension arterial dhe 4 për qind me diabet. Sipas ministrit Beqaj, 20-50 për qind e personave nuk kishin dijeni që kishin këto sëmundje
Këto rezultate të pare që për ministrin e Shëndetësisë tregon punën konkrete të këtij procesi, nuk e qetësuan opozitës.
Deputetët demokratë thanë se tenderi prej 120 milionë euro për të realizuar check up është dhënë një kompanie që nuk ka lidhje me shëndetësisë dhe administratorja e kompanisë Vilma Nushi ishte një emër i njohur në partinë socialiste.
Një tjetër tender u denocua nga opozita si favorizues dhe çmomim i sektorit të shëndetësisë. Bëhet fjalë për koncesionin e shërbimit të hemodializës për një peridhë 10 vjecare. Fituesi i tenderit të këtij shërbimi u shpall kompani ?Evita shpk? si një bashkim operatorësh. Sipas publikimit në agjencinë e prokurimit publik, oferta është paraqitur në gusht të 2015 ndërsa kompania në fjalë është shpallur fituese në tetor të 2015.
Vlera e koncensionit për shërbimin e hemodializës është rreth 8.6 miliardë lekë dhe kompania në fjalë do të kryejë investime në 5 qëndra pranë spitaleve përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korcë dhe Elbasan.
Sipas marrëveshjes kjo kompani duhet të bëjë investime dhe të përmirësojë ambientet bazuar në standardet më të larta dhe ofrimin e shërbimit sa më pranë qendrave të banimit të pacientëve.
Nga një investigim i bërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN fituesja e këtij tenderi kaq jetik për të sëmurët nga veshka ishte pronarja e një bar-kafeje në qytetin e Beratit.
Sipas artikullit të BIRN fituesja ishte një afërmja e një administratori të një spitali privat. Opozita akuzoi ministrin e Shëndetësisë së po koncesionon çdo shërbim të shëndetësisë dhe koncesionet po favorizoheshin për klientë të qeverisë Rama.
Kërkesat për të kryer dializë janë rritur vitet e fundit por sipas ministrisë së Shëndetësisë 900 persona e kanë emergjente bërjen e dializës.
Në shkurt të vitit 2015, ministria e Shëndetësisë paralajëmroi se një tjetër shërbim ai i Sterizlimit të pajisjeve mjekësore e sallave kirugjikale do të jepej me koncesion.
Fituesi i këtij tenderi u shpall kompania Servizi Italia Spa. Opozita thotë se një nga operatorët e konsorciumit nuk ka eksperiencë të nevojshme për të bërë sterilizimin e këtyre pajisjeve kirurgjikale.
Ministria e Shëndetësisë më heret, tha se pjesëmarrësit në tender për koncensionin janë kompani serioze, kryesisht të huaja ndërsa theksoi arsyet përse sterilizimi duhet të jepej me koncension.
Klodian Rjepaj (24 nëntor 2015): ?Shpeshherë cilësi të dobët. Kjo shprehet në shkresat që shefat e shërbimeve kanë shkruar pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ka pasur raste që instrumentat kirurgjikale janë thyer në sallë?
Qeveria në portalin transparenca.al mohon akuzat duke thënë se ? ky tender nuk është fituar e as i është dhënë një personi të vetëm, por fituesi i këtij procesi të hapur online është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga ?Servizi Italia Spa?, një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor.
Por sipas një investigimi të rrjetit investigativ Birn, fituesi është Ilir Rrapaj, biznesmen nga Vlora, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi qëndron në Peruxhia të italisë. Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komision të Vlerësimit të Ofertave, KVO të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP.
Ndërkohë në portalin e qeverisë transparenca.al thuhet se: ?Lidhur me vlerësimin e KVO-së, sqarojmë se vendimi i parë i tij është ankimuar nga pala humbëse, e cila ka ndjekur shkallët e gjykimit dhe kompania Servizi Italia Spa në vend të parë me 73.98 pikë, ndërsa kompaninë ?Action Laundry? në vend të dytë me 42.83 pikë.
Për sterilzimin ka një kredi të marrë nga spitali universitar Nënë Tereza në vlerën e 1.3 mln euro. Kjo shumë parash do ti mbetet koncesionarit ndërsa shteti do të rimarrë pas 10 viteve këtë shërbim me investimet që priten të bëhen nga konsorciumi fitues.
Ministri i Shëndetësisë është akuzuar nga opozita dhe për një tjetër çëshje: se ish-kompania e tij Intech + ka fituar fonde publike në mënyrë të paligjshme. Demokratët thanë se që nga 2013 kur e majta mori pushteti e deri në 2015, intech plus ka fituar 28 tendera në vlerën e 11 milionë dollarëve. Vetëm në 8 muaj, thotë deputetja demokrate Albana Vokshi kjo kampani ka fituar 14 tendera dhe janë tenderat publike.
?Në 2013 xhiroja ka qenë 63 milionë. Fitimi neto ka qenë 8 milionë. Nga 2013 në 2014 xhiroja është rritur me 100 milionë, 2.5 herë, dhe fitimi neto është rritur me 5 herë, në 42 milionë. Më thuaj çfarë ndryshoi 2013 nga 2014. Vetëm fakti se Beqaj është pronar de facto, mbase jo de Jure i kompanisë është bërë ministër i Shëndetësisë. Dhe ka influencuar në tendera. Ka ndikuar që kjo kompani të fitojë tendera në pothuajse të gjitha institucionet publike? tha Albana Vokshi
Në një deklaratë për mediat, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj rrëzoi akuzat e opozitës me argumentin se është tërhequr nga aksionet para se të betohej si minister në vitin 2013 dhe se tenderat kompania i ka përfituar pa ndikimin e tij.
Akuzat u hodhën poshtë edhe nga një reagim i vetëm kompanisë, deklarata e së cilës konfirmonte se ortaku Ilir Beqja ka hequr dorë nga aksionet që në vitin 2013.
As kjo përballje deklaratash e faktesh nuk qetësoi ujërat e shëndetësisë në 2015.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi zyrtarisht hetimet ndaj çdo hapi dhe procedure ligjore të ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha koncesionet e dhëna në këto 2 vite.
Procedimi penal është regjistruar nga Njësia Antikorrupsion- përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë duke u zgjeruar në çdo institucion në varësi të ministrisë së Shëndetësisë duke përfshirë dhe hetimet për vetë ministit Beqaj.
Ecuria e këtij hetimi i takon vitit 2016, dhe pritet ti jap fund akuzave dhe shqetësimeve të ngritura nga partia demokratike në këto dy vite./Oranews
Presidenti grek Prokopis Pavllopullos, ka shfrytëzuar mundës...
Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria rendi...
E përditshja italiane “La Stampa” ka publikuar sot artikulli...
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shpeshtuar taki...
Nga 1 janari,ka filluar zbatimi i paketës së re fiskale që u...
Në shtator 2016 Papa Franҁesku do ta shpallë shenjtore Nënë ...
Avokati Spartak Ngjela e ka nisur këtë vit me një postim hum...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Drisht...
Gjatë natës, në lagjen nr 1, në Korçë, është vjedhur banesa ...
Liqenet Belshit në Elbasan janë kthyer në burim infeksioni ...
366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lum...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 2. janar 2016Dite mjaft...
Në këtë listë, “dominimi i botës” përcaktohet si kontroll di...
Disa shkencëtarë në universitetin e Athinës janë përpjekur q...
Teksa qeveritë në vende të ndryshme të botës po përpiqen të ...
1. Vladimir Putin është i pavdekshëmTre imazhe të presidenti...
Nga zgjedhjet për pushtetin vendor, te dekriminalizimi, ashp...
Një lajm i mirë vjen nga Greqia për të gjithë emigrantët shq...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjet...
Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërpartiake me ndërmj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...