web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritan Hila: Çmimin “Thithlopa” e meriton Erion Veliaj

3 Janar 2016, 20:25, Aktualitet CNA

Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka reaguar lidhur e ndarjen e çmimeve ?Bleta e artë? nga qeveria. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hila e ka konsideruar eventin teatër kukullash, ndërsa ka shtuar se duhet të krijohej çmimi ?Thithlopa?, që sipas tij duhet të fitohej nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Reagimi në Facebook nga ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila

Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, eshte perzgjedhur “Bleta e artë”, ne teatrin e kukullave te fundvitit. Qe Ogerta nuk ka pune me punen, nuk do as laps as kalem, mjafton te fusesh hunden ne spitalet e Tiranes. Por meqenese ka punuar me Ramen ne bashki, kjo mjafton. Por ka edhe ca me shume: bashkeshorti i saj ka qene drejtor kabineti i Genc Rulit kur ky ishte minister bujqesie. Pra me blete se kaq nuk ka ku shkon. Gjithmone ne mes te mjaltit.
Nderkohe do t’i propozoja kryeministrit te shpallte çmimin “Kameleoni prej nikeli”, ku per here te pare ta merrte Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe nga koha e Saliut te pare dhe deri me sot, ish delfin i PD ne fushaten e 2013, dhe kohet e fundit bashkepunetor i ngushte i Koço Kokedhimes, i cili mund ti bente edhe CV e dekorimit.
Te krijohej edhe çmimi “Thithlopa”, te cilin per vitin e pare (por nuk eshte e thene i fundit), e meriton Erjon Velia bashke me tarafin e biznesmeneve ne grupin socialist te keshilltareve te bashkise, per ngritjen e çmimit te biletave te sherbimit urban.

 





Lajmet e fundit nga