iPhone vs Samsung/ Ja kush u shpall telefoni më i mirë për vitin 2015
Në evenimentin “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër, u d...
Kush do e besonte se një prodhues kinez telefonësh inteligjent do të ndërtonte orë inteligjente më të mirë me platformën Android Wear?
Huawei, kompani e cila në bashkëpunim me Google ndërtoi Nexus 6P, prezantoi orën inteligjente të parë me Android Wear në muajin Mars dhe iu deshën plot gjashtë muaj që të dilte në shitje. Është një ndër orët inteligjente më të kushtueshme si dhe konkurrenti kryesor i Apple Watch.
Dizajn mahnitës
Ora e dizenjuar nga Huawei të kujton preferencat e meshkujve klasikë të viteve 80?. Ka një kasë prej çeliku, ekran të rrumbullakët dhe buton i cili qëndron ngjitur me numrin 2.
LG Watch Urbane dhe Motorola Moto 360 kanë një dizajn të ngjashëm me Huawei Watch ndërsa ky i fundit është shumë më i hollë. Ekrani me diametër 42 mm është në formë rrethore. Përmban ekranin me rezolucionin më të lartë vendosur ndonjëherë në një orë Android Wear. Ka një densitet prej 286 piksel për çdo inç duke rezultuar si një ndër ekranet më të qartë se çdo orë tjetër inteligjente.
Ky ekran mbrohet nga një xham safire, material i përdorur gjerësisht në orët tradicionale dhe në Apple Watch. Safira është xham tejet rezistent ndaj gërvishtjeve me një performancë që tejkalon edhe xhamat Gorilla Glass.
Modeli bazë i Huawei Watch ka një rrip të zi prej lëkure duke i dhënë një pamje klasike karakterizuar edhe nga një rehati ekselente.
Specifikat e harduerit
Proçesori: Qualcomm Snapdragon 400
RAM: 512 MB
Ekrani: 1.4 inç AMOLED (286ppi)
Memorja e brendshme: 4GB
Konektiviteti: Bluetooth, Wi-Fi, sensor kardiak
Dimensionet: 42 mm x 11.3 mm
Përshtatshmëria: Android dhe iOS
Dy ditë jetëgjatësi baterie
Huawei Watch ofron një performancë të kënaqshme falë Qualcomm Snapdragon 400. Animacionet janë fluide, ora u përgjigjet shpejt komandave dhe lidhja me telefonin përmes Bluetooth është stabile.
Në momentin kur ora inteligjente shkëput lidhjen me telefonin, automatikisht sinkronizon Wi-Fi në kërkim të një lidhje interneti. Tranzicioni nga Bluetooth në Wi-Fi pothuaj nuk vihet re fare.
Huawei Watch reziston për pothuajse dy ditë të plota funksionalitet. Ekrani AMOLED konsumon më shumë energji sesa modelet të tjera ekranesh. Bazuar në testimet e kryera bateria nuk arrin orën 21:00 të ditës së dytë. Ngarkimi i baterisë kryhet përmes një doku magnetik.
Android Wear
Huawei Watch bart versionin më të fundit të sistemit operativ të Google, Android Wear. Në momentin që lidhet me telefonët Android, ora inteligjente shfaq njoftime në formën e kartave, funksionon me aplikacionet dhe lojërat Android Wear dhe ofron funksionalitete parësore si alarmin dhe kronometrin.
Aplikacione për gjurmimin e gjëndjes shëndetësore
Përveç aplikacioneve standarte të Android Wear, Huawei ka përfshirë edhe tre aplikacione shtesë fitnesi.
Aplikacioni i parë quhet Daily Tracking. Gjurmon hapat, vrapimin, ngjitjen e lartësive dhe konsumin e kalorive. Aplikacioni është atraktiv dhe shfrytëzon disa funksionalitete të Google Fit.
Huawei Fitness Tracking është ndërtuar për gjurmimin të ushtrimeve fizike. Mjafton të klikoni butonin ?Start?, të vendosni një objektiv të konsumit të kalorive dhe vijoni me ushtrimet.
I fundit është aplikacioni Heart Rate. Objektivat e këtij aplikacioni janë të paqarta duke qenë se përdoruesit mund të shfrytëzojnë aplikacionin standart. Përkundër aplikacioneve të rivalëve si Moto 360, ky i fundit nuk kryen matje periodike.
Çmimi
Huawei Watch është një ndër orët inteligjente Android Wear më të kushtueshme. Me kosto që fillon nga 379 Euro, rezulton 100 Euro më i shtrenjtë se Motorola Moto 360. Gjithësesi në këtë aspekt nuk ja kalon askush Apple, sepse ora inteligjente e kompanisë kushton 399 Euro dhe funksionon vetëm me iPhone madje.
Verdikti
Huawei Watch është ora inteligjente Android Wear më e mirë në treg. Në dizajn është po aq e mirë sa një orë tradicionale duke ofruar njëkohësisht akses në informacion dhe njoftime të vazhdueshme në krahun tuaj.
Ekrani prej safire dhe rezolucioni të lartë që ofron është padyshim më i miri aktualisht. Bateria zgjat dy ditë madje edhe me ekranin ndezur. Ora inteligjente është rezistente ndaj ujit.
Avantazhet: Ekran safire, performancë fluide, i rehatshëm, rezistent ndaj ujit, rrip standart, dy ditë bateri
Disavantazhet: Harduer i vjetër, më i kushtueshëm krahasuar me konkurrencën (PCWorld Albanian)
Në evenimentin “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër, u d...
Instituti Italian për Teknologji dhe Universiteti i Pisas pr...
Sipas CNN, për vetëm pak muaj anëtari më i ri i flotës ameri...
Në një botë krijuar për njerëzit, robotët që duken dhe sille...
Kujdes! Në rast se shihni këtë aplikacion në “Facebook” mos ...
“Acapella” është apliakacioni më i ri për të cilin po çmende...
Pasagjerët në aeroportin Schiphol të Amsterdamit do të përsh...
Një haker i cili më parë reklamonte aksesin e tij të pautori...
Një nga përparësitë e qenies njerëzore është fshehja e ndjen...
Teknologjia e fundit e internetit mund ti rrezatoj të dhënat...
Microsoft ka lançuar një telefon të ri me markën e Nokia dit...
Apple ka blerë kompaninë teknologjike Faceshift, e përdorur ...
Ka qenë një temë e fanta-shkencës për disa kohë, një sistem ...
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mlitGmyzMVY” w...
Një djalë 15-vjeçar britanik akuzohet për sulmet kibernetike...
Yahoo ka konfirmuar se është duke penguar disa njerëz nga ak...
Paraqitja e iPhone 6 ka rezultuar që Samsung të përjetojë nj...
Lajme nga Barcelona flasin për një prezantim të ri nga kompa...
Panairi i robotëve në Britani, është zhvilluar si cdo vit me...
Facebook ka lançuar një version të Messenger që është mendua...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...