Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Ne s?mund t?i largohemi kësaj situate, siç bëmë me Irakun në vitin 2011. ?Sunistani? i ri mund të mos jetë Zvicra. Kjo nuk është një nismë për demokraci, por politika e një fuqie të ftohtë. Ajo është në përputhje me objektivin strategjik për të zhdukur Shtetin Islamik, të cilin ne e ndajmë me aleatët tanë, dhe kjo është diçka e arritshme
Nga John R. Bolton
Amerika është duke debatuar, sesi t?i kundërpërgjigjet sulmeve terroriste në Paris. Mjerisht, si politikave aktuale TË presidentit Obama, ashtu edhe propozimet e tjera të kohëve të fundit, u mungon një vizion strategjik për Lindjen e Mesme, sapo Shteti Islamik apo ISIS-I të mposhtet.
Nuk ka asnjë përgjigje, ose janë vetëm ato të vjetrat, për pyetjen themelore:Çfarë vjen pas Shtetit Islamik?
Para se përpjekjet jo efektive të zotit Obama, të transformohen në një fushatë të fuqishme ushtarake për të shkatërruar Shtetin Islamik, ne kemi nevojë për një fushëpamje të qartë e të përbashkët me aleatët e NATO-s dhe të tjerët, për atë që do të zëvendësojë ISIS-in. Është kritike që kjo çështje të zgjidhet, para se të marrë parasysh ndonjë plan operativ.
Strategjia nuk vjen nga hiçi. Përkundrazi, taktikat krijohen në mënyrë të natyrshme, pasi të kemi përcaktuar objektivat përfundimtare. Realiteti i sotëm është se Iraku dhe Siria, siç e kemi njohur dikur, tashmë janë zhdukur. Shteti Islamik ka gdhendur një subjekt të ri nga modeli post-otoman, duke mobilizuar opozitën sunite ndaj regjimit të presidentit Bashar Al-Asad, dhe qeverisë irakiane të dominuar nga ndikimi i Iranit.
Gjithashtu në zhvillim, pas vitesh përpjekje, është një Kurdistan de fakto i pavarur. Në qoftë se, në këtë kontekst, mposhtja e Shteti Islamik nënkupton rikthimin në pushtet të Asadit në Siri dhe kukullave të Teheranit në Irak, ai lloj rezultati nuk është as e realizueshëm dhe as i dëshirueshëm. Në vend se të përpiqet të rikrijojë një hartë të post Luftës së Parë Botërore, Uashingtoni duhet të njohë dhe pranojë gjeopolitikën e re.
Alternativa më e mirë ndaj Shtetit Islamik në verilindje të Sirisë dhe Irakut perëndimor, është një shtet i ri i pavarur sunit. Ky ?Sunistan? ka potencialin ekonomik si një prodhues i naftës (subjekt i negociatave me kurdët, kjo është e sigurtë), dhe mund të jetë një ledh mbrojtës si kundër Asadit, ashtu edhe aleatëve të Iranit në Bagdad.
Krerët e shteteve arabe të Gjirit, të cilët duhet që deri tani të kenë mësuar rrezikun mbi sigurinë e tyre që shkakton financimi i ekstremizmit islamik, mund të sigurojnë financime të konsiderueshme. Dhe Turqia ? ende një aleate e NATO-s, dhe kjo nuk duhet harruar ? do të gëzojë stabilitet më të madh në kufirin e saj jugor, duke e bërë më së paku të tolerueshëm ekzistencën e një shteti të ri.
Pavarësia funksionale e Kurdistanit, e përforcon këtë qasje. Kurdët janë bërë më në fund një forcë shumë e madhe në rajon për Bagdadin apo Damaskun. Ata nuk do të miklohen apo detyrohen të heqin dorë nga territori që kontrollojnë aktualisht, për Sirinë e zotit Asad apo milicitë shiite të Irakut.
Kurdët vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha, me kufijtë e pasigurtë, veçanërisht me Turqinë. Por një Kurdistan të pavarur dhe që ka njohje ndërkombëtare, mund të punojë në favor të Amerikës. Të mos krijojmë iluzione, qeveria e këtij shteti të ri suni, ka gjasa që për vite me rradhë të mos jetë një demokraci xhefersoniane. Por ky është një rajon, ku alternativat ndaj qeverisjeve ushtarake shekullare apo qeverive gjysmë-autoritare, janë të pakta.
Siguria dhe stabiliteti, janë ambicie të mjaftueshme. Siç bëmë në Irak me operacionin vitit 2006 ?Zgjimi i Anbarit?, kundër rebelëve që dëboi militantët e Al-Kaedës nga bastioni i saj në atë krahinë të Irakut, ne dhe aleatët tanë duhet të fuqizojmë udhëheqësit sunitë praktikë, duke përfshirë edhe drejtuesit e fiseve të ndryshme, që çmojnë strukturat e tyre ekzistuese sociale.
Nuk ka asnjë dyshim, që kjo do të përfshijë ish-zyrtarët e partisë Baath në Irakt dhe Siri; dhe mund të ketë ende disa liderë të moderuar të opozitës siriane. Të gjithë janë të preferueshëm ndaj ekstremistëve islamikë. Monarkitë arabe, si Arabia Saudite, duhet jo vetëm të financojnë shumë nga nevojat e para të shtetit të ri, por edhe të sigurojnë stabilitetin dhe rezistencën e tij kundër forcave radikale.
Dikur, ne mund të kishim shpallur një ?protektorat? jordanez në ?sferën e ndikimit? amerikan; tani për tani, një shtet i ri do të bëjë të njëjtën gjë. Ky propozim, ndryshon ndjeshëm nga vizioni i boshtit ruso-iranian dhe ndihmësve të saj (Hezbollahu, Asad dhe Bagdadi i mbështetur nga Teherani). Qëllimi i tyre i restaurimit të qeverive të Irakut dhe Sirisë në kufijtë e tyre të mëparshëm, është tërësisht në kundërshtim me interesat arabe, amerikane dhe izraelite.
Prandaj, koncepti i një koalicioni amerikano-rus kundër Shtetit Islamik, është sa i padëshirueshëm aq edhe mendjelehtë. Në Siri, Moska dëshiron që të dominojë regjimi (me ose pa Asadin), dhe të mbrojë bazë e vet detare në Tartus, si dhe bazën e saj ajrore në Latakia. Teherani dëshiron një epërsi të vazhdueshme të alevitëve, me mbrojtjen e plotë të Hezbollahut në Liban dhe Sirisë.
Sa për Irakun, Rusia dhe Irani duan që territoret sunite të rikthehen nën kontrollin e Bagdadit, duke përforcuar ndikimin rajonal të Iranit. Ata mund të dëshirojnë të njëjtën gjë edhe në Kurdistan, por atje nuk i kanë kapacitetet për të imponuar vullnetin e tyre. Sunitët sot mbështesin Shtetin Islamik, për shumë prej arsyeve për të cilat dikur mbështesnin Al-Kaedën në Irak ? si një mburojë kundër sundimit nga Teherani nëpërmjet Bagdadit.
Duke u thënë atyre njerëzve, se shpërblimi i tyre për ngritjen kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, do të jetë rrikthimi në skllavërinë e Asadit dhe shpurës së tij, ose tek Bagdadi i dominuar nga shiitët, kjo thjesht do të intensifikojë mbështetjen e tyre për xhihadistët. Pse ata duhet të ndërrojnë krah?
Kjo është arsyeja pse pas shkatërrimit të Shtetit Islamik, Amerika duhet të ndjekë qëllimin e gjerë të krijimit të një shteti të ri sunit.
Edhe pse e vështirë në të ardhmen e afërt, me kalimin e kohës ky skenar është më i favorshmi për rendin dhe stabilitetin rajonal. Krijimi i një aleancë kundër ISIS-it të udhëhequr nga SHBA, në vend të koalicionit të propozuar nga Moska, do të kërkojë përpjekje të konsiderueshme diplomatike dhe politike.
Është i nevojshëm dërgimi i trupave tokësore amerikane në terren, për të siguruar kohezionin dhe udhëheqjen. Por ky skenar e bën të domosdoshëm mposhtjen e Shtetin Islamik, edhe nëse objektivi ishte thjesht rikrijimi i gjendjes së mëparshme. ?Zgjimi i Anbarit dhe ?rritja? e ushtrisë amerikane në vitin 2007, ofrojnë një model, ashtu si suksesi i kurdëve kundër Shtetit Islamik.
Luftëtarët lokalë, të armatosur, trajnuar dhe këshilluar nga Shtetet e Bashkuara, do të kombinohen me forcat konvencionale arabe dhe amerikane. Operacioni ushtarak, nuk është pjesa më e vështirë e këtij vizioni post-ISIS-it. Ai do të kërkojë gjithashtu vëmendjen e qëndrueshmedhe përkushtimin amerikan.
Ne s?mund t?i largohemi kësaj situate, siç bëmë me Irakun në vitin 2011. ?Sunistani? i ri mund të mos jetë Zvicra. Kjo nuk është një nismë për demokraci, por politika e një fuqie të ftohtë. Ajo është në përputhje me objektivin strategjik për të zhdukur Shtetin Islamik, të cilin ne e ndajmë me aleatët tanë, dhe kjo është diçka e arritshme. /NYT
Çfarë do të ndodhë pasi të jetë mposhtur Shteti Islamik?Me ...
Lufta e fjalëve mes Rusisë dhe Turqisë për rrëzimin e një av...
Tre oficerë janë plagosur në pas disa të shtënave me armë në...
Ideologjia e organizatës terroriste „Shteti Islamik“ nuk ka ...
Franca ka mbajtur një homazh kombëtar për 130 njerëzit që vd...
Papa Françesku shqetësohet për çdo detaj që kërcënon njerëzi...
Mediet evropiane kanë nxituar të zbulojnë se cili shtet ka ...
Athina zyrtare heziton të bëjë një reagim, por jo populli gr...
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara ...
Presidenti i Francës, François Hollande, udhëtoi drejt Kreml...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sot homologu...
Të kujtohen kohët e kulmit të Luftës së Ftohtë: rrëzimi i nj...
Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuar...
Çfarë i shtyn evropianët e rinj në krahët e xhihadistëve të ...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez...
Papa Françesku thotë se tregtia e paligjshme dhe konflikti p...
“Siria është ndarë, ashtu si Perandoria otomane. Rusia po bo...
Presidenti i Francës po përfiton nga rasti jo fatlum që pas ...
Autoritetet belge kanë reduktuar nivelin e sigurisë në Bruks...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...