E ardhmja e organizatës Daesh
Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuar...
Të kujtohen kohët e kulmit të Luftës së Ftohtë: rrëzimi i një avioni të vetëm luftarak shndërrohet në temë kryesore të politikës botërore. Një tregues, se sa e ndërlikuar është gjendja, mendon Alexander Kudascheff.
Politika botërore është ndërkohë një fuçi baruti. Frontet dhe linjat e tyre zhvendosen thuajse çdo ditë. Konfrontimi shtohet ndërkohë mes fuqive rajonale, por edhe mes fuqive të mëdha. Rrëzimi i bombarduesit rus nga Turqia – pavarësisht nëse ndodhej mbi Siri apo mbi territorin turk – tregon, se sa të tendosura janë nervat anë e mbanë, se sa delikate, madje sa shpërthyese është gjendja aktualisht.
Turqia reagon alergjike lidhur me luftën që zhvillon Rusiasë nga ajri kundër opozitës siriane dhe në ndonjë rast edhe kundër IS-it. Ajo reagon veçanërisht e ndjeshme, sepse beson, që Rusia qëllimisht u kundërvihet rebelëve turkmenë kundër Asadit. E me këtë Rusia cënon atë Turqi, për të cilën lidhja ideale e popujve turq mbetet një objektiv i madh. Atë Turqi, e cila e ndjen veten edhe si aleate e të gjithë kundërshtarëve të Asadit – dhe për këtë arsye e ka pranuar prej kohësh kursin e fitores së IS-it. Shumë gjatë, siç dihet tani – jo vetëm pas Parisit, por që pas sulmeve edhe vet në Turqi.
Rusisë t’i tregohet kufiri por edhe të fitohet si aleate
NATO nga ana e saj duhet të reagojë, por e bën këtë duke u solidarizuar me Ankaranë e njëkohësisht duke mbajtur një ton dhe një qendrim zbutës kundrejt Moskës. Askush nuk do në këtë situatë gjithsesi të ndërlikuar në dhe për Sirinë t’i hedhë edhe më shumë benzinë zjarrit me fjalë. Sepse pavarësisht se avioni u qëllua, në Perëndim shpresohet ende që për qytetarët sirianë mund t’u jepet fund implikimeve në luftë bashkë me Rusinë. Kjo si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë politik. Për këtë nevojitet Rusia, por është fjala edhe për Asadin, të cilin në kryeqytet perëndimore në rastin më të mirë duhet ta pranojnë si një zgjidhje të përkohshme, sepse objektivi kryesor është mposhtja e IS-it. E kjo para së gjithash u bë e qartë pas sulmeve në Paris, por edhe në Bejrut dhe në Bamako. Terrorizmi islamik po përhapet si një oktapod në të gjitha drejtimet. Në Lindjen e Mesme po ashtu si edhe në Afrikë, Azi si edhe në Europë.
Ai përbën aktualisht sfidën më të madhe ushtarake dhe politike të politkës botërore. Por kjo në fakt ka shumë më tepër probleme se sa vetëm interesat e ndryshme: presidenti i Francës Hollande do të orkestrojë një fushatë të përbashkët kundër IS-it, por partnerët janë disi të ngrutë. Ndonëse SHBA godet nga ajri, ajo nuk do që të involvohet në pështjellimin politik dhe ideologjik në terren. Por megjithatë Pentagoni natyrisht e ka të qartë, që në fund nuk do të mund të shmanget angazhimi i trupave të terren, nëse vërtetë IS-i duhet asgjësuar. Sidoqoftë as në ëndërr presidenti Obama nuk e çon nëpër mend angazhimin e trupave të këmbësorisë. Ndërsa fuqitë rajonale – Arabia Saudite dhe Irani – përveç interesave respektive, për të siguruar pushtet dominues, nuk kanë aspak të njëjtat synime.
Ç’rol mundet dhe duhet të luajë Gjermania?
Për këtë arsye Francois Hollande u ka kërkuar ndihmë dhe përkrahje europianëve. Reagimi ishte edhe në retorikë i përmbajtur. Por Gjermania, aleatja më e ngushtë e Francës, përballet me çështje jo fort komode: si do të mbështetet Parisi, e në radhë të parë si mund të bëhet kjo? Me siguri jo në Siri. Por më tepër përmes lehtësimit me ndihma në vende, ku Franca është e angazhuar ushtarakisht, si p.sh. në Mali. Qeveria do të ofrojë pikërisht këtë dhe Bundeswehr-i (Ushtria gjermane) edhe mund ta bëjë këtë – por popullsia gjermane edhe në këtë pikë është skpetike. Aleanca gjermano-franceze ndodhet përpara sprovës më të vështirë të saj.
Politika botërore e ka humbur rendin. Raportet janë të paqarta. Sepse krahas kërcënimit nga terrori prej IS-it, kriza e vazhdueshme dhe e pazgjidhur e refugjatëve po e mban në tension Europën dhe shumë vende të tjera të botës. Thjeshtë, sepse institucionet shtetërore ende nuk e dinë, se si duhet t’i zgjidhin problemet e së përditshmes. Duke pasur parasysh të ardhmen, askush nuk e di, se si mund të integrohen miliona njerëz nga mjedise të ndryshme kulturore. 2015 është një vit epokal krize – që ende s’ka përfunduar.
Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuar...
Çfarë i shtyn evropianët e rinj në krahët e xhihadistëve të ...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez...
Papa Françesku thotë se tregtia e paligjshme dhe konflikti p...
“Siria është ndarë, ashtu si Perandoria otomane. Rusia po bo...
Presidenti i Francës po përfiton nga rasti jo fatlum që pas ...
Autoritetet belge kanë reduktuar nivelin e sigurisë në Bruks...
Rusia po përgatit sanksione ekonomike kundër Turqisë, pasi T...
Presidenti i Turqisë, Reçep Tayip Erdogan ka deklaruar se An...
Një grup i lidhur me Anonymous ka hakuar një ueb sajt i cili...
Një rrjet i fshehtë tunelesh i ndërtuar nga ISIS, është zbul...
Një helikopter transporti, tip Mi-8, është rrëzuar sot në Si...
Ukraina mbylli hapësirën ajrore për të gjithë avionët rusë d...
Protestat e kanë dëmtuar imazhin e Kosovës, por ne do të vaz...
Episodi i avionit rus të rrëzuar nga Turqia, nxjerr në pah s...
Presidenti francez François Hollande i bëri thirrje Gjermani...
Disa zyrtarë turq kanë “interesa të drejtpërdrejta financiar...
Shkollat dhe shumë stacione metrosh në Bruksel janë rihapur,...
Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë e sulmit të shp...
Temperaturat mesatare globale në vitin 2015 ka të ngjarë të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...