Helmohen sërish nga ushqimi dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Çfarë do të ndodhë pasi të jetë mposhtur Shteti Islamik?
Me Rezolutën Nr. 2249, Kombet e Bashkuara shërbejnë në një farë mënyre si pioniere për shpërbërjen e ?Sirakut?: të gjithë aktorët në terren mund të vazhdojnë legjitimisht operacionet ushtarake, në territoret dhe qiejt e Lindjes së Mesme.
Nga momenti që nuk ekziston një strategji dhe secili ndjek interesat e veta, ndarja e detyrave (Rusia dhe aleatët duke vepruar në Perëndim, ndërkohë që Koalicioni Ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA bombardon në Lindje) mund të shkaktojë një ndarje të mëvonshme të Sirisë dhe Irakut. Dy vende që në brendësi të kufijve të tyre kanë një kombinim etnish dhe pakicash fetare, që mund të shpërthejë nga një moment në tjetrin, për shkak të luftës ndërkombëtare kundër një Shteti Islamik, që në një moment të parë u shfrytëzua dhe tani është i destinuar të shembet nën goditjet e sulmeve nga ajri. Megjithatë, tani është e nevojshme të kuptohet se çfarë do të ketë në vend të atij rajoni të madh, që shtrihet nga Raqqa, në Mosul.
Një shekull pas marrëveshjeve anglo-franceze Sykes-Picot, të cilat shpërbënë atë që atëherë quhej ?Siria e Madhe? (domethënë një territor i gjerë, i kufizuar nga Mesdheu në Perëndim, me shkretëtirën arabike në Lindje, Egjiptin në jug dhe Anadollin në veri), tashmë po përvijohet një ballkanizim i ri, me bazë fetare. Një projekt në realitet që vjen nga larg, dhe që sot, përballë fuqizimit të Iranit dhe Rusisë në skakierën ndërkombëtare, rilançohet si një zgjidhje nga personalitete politike dhe shtypi perëndimor. Atëherë quhej Lindja e Mesme ?E Re? dhe ?E Madhe?, ose më saktë, një road map ushtarak që mbrohet nga amerikanë, anglezë, izraelitë, sauditë, për të mbrojtur interesat e tyre në zonë.
Që tani, përtej oqeanit, kanë mprehur lapsin dhe janë ulur në tryezë. ?Foreign Affairs?, revista e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (një think tank që ndikon shumë në politikën e jashtme të SHBA), në këtë numër të nëntor-dhjetorit, ngre pyetjen se si do të jetë Lindja e Mesme ?postamerikane?. Nuk flitet më as për antiterrorizëm, por për strategjinë e ardhshme të rimodelimit të rajonit. Në të njëjtën kohë, Nju Jork Tajms rihedh tezën e John Boltonit, ish këshilltar i Bushit, ish ambasador i SHBA në OKB, që sot është rikthyer në American Enteprrise Institute, think tanku kryesor i republikanëve (lexojeni këtu të plotë artikullin e Boltonit:http://www.bota.al/2015/11/doni-te-zhdukni-isis-in-krijoni-sunistanin/) krijimin e ?Sunnistanit?, ose më saktë, një shtet mes verilindjes së Sirisë dhe Irakut perëndimor, si alternativë ndaj Kalifatit të Al Bagdadit, të populluar nga sunitët.
Një zgjidhje që me shumë gjasa mund të pranohet nga banorët që kanë pranuar administratën e Shtetit Islamik, sepse janë ndjerë të braktisur nga elitat alavite dhe shiite. Por nuk është vetëm Sunistani. Në projektin e Boltonit duhet të ribëhet i gjithë rajoni, mbi baza etniko-fetare. Qendra dhe jugu i Irakut, bashkë me Bagdadin dhe Basorën, do të bëhej një shtet shiit satelit i qeverisë iraniane të ajatollahëve, ndërkohë që bregu mesdhetar i Sirisë do të transformohej në një shtet të vogël alavit, i qeverisur nga Bashar al Asadi apo nga pasardhësit e tij, dhe i mbrojtur nga Kremlini, që praktikisht do të ruante interesat e veta politiko-ushtarake dhe tregtare. Në veri, një Kurdistan siriano-iraken i ribashkuar, që megjithatë do të rivinte në diskutim aleancën mes Turqisë dhe NATO-s. Një skenar sa futurist, aq edhe realist, për të cilin të gjithë do të binin pak a shumë dakord./Il giornale-Bota.al
Lufta e fjalëve mes Rusisë dhe Turqisë për rrëzimin e një av...
Tre oficerë janë plagosur në pas disa të shtënave me armë në...
Ideologjia e organizatës terroriste „Shteti Islamik“ nuk ka ...
Franca ka mbajtur një homazh kombëtar për 130 njerëzit që vd...
Papa Françesku shqetësohet për çdo detaj që kërcënon njerëzi...
Mediet evropiane kanë nxituar të zbulojnë se cili shtet ka ...
Athina zyrtare heziton të bëjë një reagim, por jo populli gr...
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara ...
Presidenti i Francës, François Hollande, udhëtoi drejt Kreml...
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar s...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi sot homologu...
Të kujtohen kohët e kulmit të Luftës së Ftohtë: rrëzimi i nj...
Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuar...
Çfarë i shtyn evropianët e rinj në krahët e xhihadistëve të ...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez...
Papa Françesku thotë se tregtia e paligjshme dhe konflikti p...
“Siria është ndarë, ashtu si Perandoria otomane. Rusia po bo...
Presidenti i Francës po përfiton nga rasti jo fatlum që pas ...
Autoritetet belge kanë reduktuar nivelin e sigurisë në Bruks...
Rusia po përgatit sanksione ekonomike kundër Turqisë, pasi T...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...