Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Maqedonia ka përforcuar kontrollin e lëvizjes së refugjatëve. Këshilli Kombëtar i Sigurisë udhëzoi mbrojtjen e kufirit me tela me gjemba në pika problematike, kryesisht në zonën e Gjevgjelisë në kufirn jugor me Greqinë.
Këto masa u morën pas sulmeve terroriste në Paris dhe njoftimeve se së paku 2 nga sulmuesit kanë kaluar nëpër Maqedoni në rrugëtimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Maqedonisë vendosja e telave me gjemba nuk nënkupton mbyllje të kufirit, por vetëm kontroll më të rreptë dhe përcaktimin e vijës për lëvizjen e refugjatëve drejt destinacionit të rradhës, që është kufiri me Serbinë.
Do të lejohet kalimi i vetëm 3000 refugjatëve në ditë
Numri i refugjatëve që kalojnë nëpërmjet të ashtuquajturës itinerari ballkanik, që kalon nëpër territorin e Maqedonisë është i kufizuar dhe nuk duhet të tejkalojë më shumë se tre mijë refugjatë në ditë, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Zbatimi i masave të reja që nënkupton kufizimin e numrit të kalimit në ditë të refugjatëve do të jetë shumë i vështirë nëse Greqia nuk e ul numrin e refugjatëve, të cilët nisen në Maqedoni, shprehet Çavkov.
? Reduktimi i numrit të refugjatëve për të kaluar nëpër Maqedoni deri në 3 mijë në ditë është vështirë të kontrollohet, sepse në kufirin jugor të vendit vijnë rreth 7.000 deri në 9.000 refugjatë. Kjo situatë do të jetë shumë e vështirë të menaxhohet vetëm nga pala maqedonase, duhet angazhim më i madh i autoriteteve greke?, thotë Çavkov.
Seleksionim i refugjatëve
Në kufirin verior të Maqedonisë, Tabanoc, situata me refugjatët është tensionuar pas vendimit që ka marrë Serbia për të mos lejuar kalimin e refugjatëve që nuk vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata janë emigranë nga vendet afrikane dhe aziatike, të cilëve për momentin u ndalohet rrugëtimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë nga organizatat ndërkombëtare. ?Unë jam nga Bangladeshi, nuk e di ku qëndron problemi, por është fakt se ne nuk na lejojnë të hyjmë në Serbi. Këtu jam gati tri ditë, kemi fjetur nën qiell të hapur, është shumë ftohtë?, thotë emigranti.
?Kam mbetur në zonën neutrale midis Maqedonisë dhe Serbisë, nuk më lejohet të udhëtoj më tej, unë me familjen jam nga Egjipti. Nuk po i kuptoj shkaqet dhe ndarjen e refugjatëve se kush mund dhe kush jo të udhëtojë drejt Evropës?, thotë kryefamiljari egjiptian, të cilin e shoqëron bashkëshortja dhe tre fëmijë.
? Unë jam këtu sepse kërkoj liri, sepse jam njeri dhe besoj në humanizëm. Udhëheqësit në vendin tonë na futën në burgje. Ne kërkojmë vetëm liri dhe drejtësi. S’kemi asgjë të përbashkët me ata persona që ushtrojnë dhunë apo i vlerësojnë si terroristë?, thotë një refugjat tjetër nga Irani.
Përfaqësuesi i UNHCR-së në Maqedoni Mohamed Arif ka konfirmuar se qindra refugjatë janë bllokuar në zonën kufitare. ?Policia serbe nuk lejon hyrjen e refugjatëve nga vendet e tjera përveç atyre nga Iraku, Siria dhe Afganisatni. Ka shumë familje të bllokuara në zonën kufitare, shumica nga ata janë gra dhe fëmijë?, thotë Mohamed Arif, përfaqësues i UNHCR-së në Maqedoni.
Të tregohemi më human me refugjatët
Aktivisti për të drejtat e njeriut Suad Misini, vlerëson se lejimi selektiv i refugjatëve hap probleme të reja dhe njëkohësisht shkel Konventën e OKB-së për Refugjatë. Sipas tij është apsurde që të bëhet një seleksionim i njerëzve, që janë duke kërkuar mbrojtje dhe shpëtim të jetës dhe njerëzve që kanë plane të tjera. Seleksionimi i refugjatëve dhe ideja e vendosjes së telave me gjemba nga disa ekspetë vendas është vlerësuar si ide e gabuar. ?Masat e reja për refugjatët pas asaj që ndodhi në Paris, i venë ata në një pozicion shumë të vështirë. Të gjithë refugjatët tani po na asociojnë si fajtorë për atë që ndodhi në Paris. Kjo nuk është e drejtë, sepse nuk mund të jepet një vlerësim i tillë?, thotë analisti Nano Ruzhin.
Analisti Bashkim Selmani vlerëson se gardhi i paralajmëruar dhe seleksionimi i refugjatëve si masë mbrojtëse nga fluksi i refugjatëve mund të shkaktojë përshakllëzim më të madh të situatës me refugjatët e të ashtuquajturit itinerari ballkanik. Bashkimi Evropian ndan fonde të vazhdueshme për trajtimin sa më të mirë të refugjatëve, ndaj vendosja e barikadave është një mekanizëm i pa kuptimtë.
?Mjetet nga Bashkimi Evropian nuk janë të dedikuara për tela me gjemba, ato ndihma dedikohen për viktimat dhe refugjatët, që gjenden në një pozitë të palakmueshme gjatë rrugëtimit të tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor drejt destinacionit të tyre të fundit BE?, thotë Bashkim Selmani.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, sipas nënshtësisë së personave që paraqiten si refugjatë në hyrje të vendit, numri më i madh janë shtetas nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Pjesa tjetër e refugjatëve, të cilët evidentohen në mënyrë më të rreptë pas sulmeve në Paris janë nga Bangladeshi, Egjipti, Maroku dhe disa vendeve të Azisë Qendrore./DW
Një rrip eksploziv është gjetur në një periferi të jugut të ...
Një fabrikë e madhe e përdorimit të energjisë nga Dielli, pë...
Një grup refugjatësh iranian kanë qepur gojën dhe kanë fillu...
Ushtria ruse njoftoi se ka bombarduar 472 celula terroriste ...
Ish- shefi i inteligjencës ushtarake, Goran Sofeski, është g...
Sulmet terroriste në Paris janë bërë fillesa e shtimit deri ...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledh...
Nga Holman XhenkinsQë prej masakrës 13 nëntorit në Paris, pr...
Kandidati i koalicionit të majtë në pushtet, Daniel Scioli p...
16 persona u qëlluan në New Orleans, Louisiana, kur persona ...
Presidenti Barak Obama ka besim se SHBA-të dhe aleatët e tyr...
Deputeti Volodymyr Parasyuk ka goditur me shkelm shefin e si...
Hasna Ait Boulahcen kishte lajmëruar babanë e saj për sulmet...
Korrespondenti i Washington Post-it në Iran, Jason Rezaian, ...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se op...
ISIS kërcënon se do të sulmojë sërish Francën në një video t...
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, atentatet e Parisit dhe val...
Atentatet në Paris e kanë ndryshuar edhe jetën politike e sh...
Atë që nuk arriti dot kriza e refugjatëve, e bëjnë tani sulm...
Forcat e sigurisë në Kamerun thanë se 10 persona u vranë sot...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...