Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Atë që nuk arriti dot kriza e refugjatëve, e bëjnë tani sulmet terroriste: BE fut kontrollet në kufijtë e jashtëm edhe për qytetarët e vet.
Të gjithë qytetarët e BE-së duhet të kontrollohen
Për shembull prej shumë vitesh ekziston i ashtuquajturi Sistemi Informativ II i Shengenit (SIS). Kjo është një lloj liste me personat e dyshimtë dhe të kërkuar. Megjithatë ky sistem duhet të ushqehet me të dhëna nga të gjitha 26 shtetet anëtare. Kjo është bërë deri tani me sa duket pjesërisht, por “do të ndryshojë tani”, tha ministri Schneider. Këtë e kanë premtuar të gjitha shtetet. Meqë atentatorët e Parisit kanë hyrë në Evropë me pasaportat e tyre europiane, apo kanë mundur të udhëtojnë brenda saj pa probleme, ministrat e brendshëm të BE-së vendosën të forcojnë kontrollet në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Në të ardhmen të gjitha hyrjet dhe daljet duhet të regjistrohen dhe kontrollohen nga sistemi i kërkimit SIS, pavarësisht nëse janë shtetas të BE-së apo jo, pavarësisht nëse kanë nevojë për vizë apo jo. Kjo u njoftua para shtypit nga ministri i Brendshëm francez Cazeneuve. “Ne nuk mund të presim, derisa të ndodhë një tragjedi tjetër”, tha Cazeneuve.
Marrëveshja për pasagjerët ajrorë deri në fund të vitit
Megjithatë për vendosjen e këtyre kontrolleve sistematike në kufijtë e jashtëm duhet të plotësohet marrëveshja e Shengenit. Ajo ndalon deri tani marrjen e këtyre të dhënave për qytetarët e BE-së. Deri tani pasaportat e tyre janë kontrolluar vetëm rastësisht për vërtetësinë dhe vlefshmërinë e tyre. Edhe shtetasit e vendeve të treta, të cilët nuk kanë nevojë për vizë, kontrollohen vetëm në mënyrë të rastësishme. “Ne duhet të dimë se kush vjen me avion nga Evropë dhe kush kthehet sërish”, kërkoi ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere për të disatën herë duke pasur parasysh udhëtarët xhihadistë, të ashtuquajturit “luftëtarë të huaj”. Ministrat ranë dakord që kjo marrëveshje të jetë gati deri në fund të vitit.
“Të dhënat nuk do të ruhen vetëm një muaj, siç dëshiron parlamenti, por të paktën një vit”, kërkoi ministri francez Cazeneuve. Shërbimet e fshehta kanë nevojë për kohë për të analizuar të dhënat dhe për të punuar me ta. Deri tani të dhënat e pasagjerëve regjistrohen paraprakisht vetëm për fluturime në Shtetet e Bashkuara. Kjo tani do të futet edhe në fluturimet brenda Evropës.
Tani për tani nuk ka kontrolle në kufijtë e brendshëm
Holanda nuk beson se Greqia është në gjendje dhe do të mbrojë me efikasitet kufirin e saj të jashtëm me Turqinë. Prandaj nga Haga erdhi propozimi për të formuar një zonë bërthamë të Shengenit, që udhëtimi pa kontrolle të lejohet vetëm brenda vendeve themeluese të marrëveshjes së Shengenit, Luksemburg, Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Francë. Ministri i Brendshëm gjerman de Maiziere refuzon ide të tilla, si jo të praktikueshme. Gjermania atëherë duhet të rivendoste kontrollet e pasaportave përgjatë kufijve të saj lindore dhe jugore. Ministrat e Brendshëm vendosën që lëvizja e lirë në kufijtë e brendshëm të BE-së të ruhet fillimisht. Franca megjithatë do t’i mbajë kontrollet e saj me Belgjikën dhe Gjermaninë, për aq kohë, “sa të ketë kaluar rreziku terrorist”, tha Bernard Cazeneuve.
Shërbimet e fshehta duhet të shkëmbejnë informacionin
Pika qendrore e diskutimeve në Bruksel (20.11) ishte edhe shkëmbimi më i mirë i informacionit të shërbimeve sekrete lidhur me terroristët potencialë, islamistët dhe të ashtuquajturit rrezikues. Komisioneri i BE për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos, konfirmoi se vetëm pesë nga 28 shtetet anëtare të BE-së shkëmbejnë sot njohuritë e tyre për terroristët në nivel të BE-së. Kjo nuk mund të mbetet kështu, tha Avramopulos duke marrë miratimin e shumicës së ministrave. Përmirësimin e bashkëpunimit mes shërbimeve të fshehta ministrat e patën vlerësuar edhe menjëherë pas sulmeve të janarit në Paris, dhe në shumë raste më parë. Skepticizmi i madh, nëse shtetet anëtare heqin dorë tani nga rezervat e tyre kombëtare, është i justifikuar. “Një shërbim i vetëm sekret europian është ende vizion të largët, një koncept,” tha komisioneri i BE-së Dimitri Avramopulos.
Eksperti për politikën e brendshme të Aleancës ’90/Të Gjelbrit në Parlamentin Evropian, Jan Phillip Albrecht, kërkoi gjithashtu që shërbimet sekrete të shteteve anëtare të ndajnë me njëri-tjetrin informacionet e tyre. “Ka një heshtje të frikshme,” tha Albrecht në Bruksel. “Rastet aktuale tregojnë se bëhet fjalë për të dyshuar të përsëritur për terrorizëm dhe se ka pasur raste të shumta për masat konkrete të përgjimit dhe të sigurisë.” Por mbledhja e gjithnjë e më shumë të dhënave pa shkak nuk është zgjidhje. Drejtori i Fondacionit Carnegie në Bruksel, eksperti i sigurisë Jan Techau, nuk sheh ndonjë dështim të shërbimeve sekrete në sulmet e Parisit. “Eshtë më tepër një punë krejt normale e policisë,” tha Techau. Me sa duket ka pasur vështirësi komunikimi midis autoriteteve belge dhe franceze, por edhe mes atyre gjermane dhe frënge. “Këtu duhet të fillohet përpara se të kujdesesh për shërbimet sekrete, gjë që është gjithashtu e rëndësishme.”
Da capo: Komisioni i BE takon bosët e internetit
Ashtu si edhe pas sulmeve kundër “Charlie Hebdo” dhe një supermarketi hebre në janar, ministrat e brendshëm vendosën për programe për të frenuar radikalizimin e myslimanëve të rinj, ngrirjen e pasurive dhe të llogarive bankare të të dyshuarve për terrorizëm dhe kontrolle më të mira të tregtisë ilegale të armëve. Në fillim të dhjetorit Komisioni Evropian do të takohet sërish me drejtuesit e konzerneve të mëdha të internetit në mënyrë që të eleminojnë vullnetarisht propagandën e “Shtetit Islamik” në facebook, twitter dhe në faqet e tjera të internetit. Takimi i parë i këtij lloji në tetor të vitit 2014 nuk solli ndonjë sukses të madh./ DW
Forcat e sigurisë në Kamerun thanë se 10 persona u vranë sot...
Nga Olivera MilosavlevicNuk mund të mohohet se sot shqiptarë...
Një video e publikuar nga “Middle East Eye”, një media në Az...
Gjykata e Vatikanit njoftoi sot se ka shpallur fajtorë pesë ...
Imigrantë kryesisht iranianë, pakistanezë apo bangladeshas, ...
Opozita e moderuar siriane rimori sot dy zona në veri të ven...
Nuk është spekulim, por një lajm zyrtar, që faktikisht ka nd...
Pas vrasjes së 132 civilëve në Paris të Francës një javë më ...
Dilema më e madhe e momentit në politikën evropiane është pr...
Portali grek “Neësbomb.gr” ka publikuar sot një shkrim me ti...
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha sot gjatë takimit të p...
Britania është e krcënuar nga sulmet terroriste. Xhihadistë...
Policia belge ka zbuluar një sasi armësh dhe eksplozivësh të...
Belgjika ka rritur masat e sigurisë publike, kryesisht në Br...
Një çift kanadez ka vendosur të anulojë dasmën e madhe në pë...
ISIS ka një burim të teknologjisë për xhihadistët në kërkim ...
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar unanimisht një re...
Nga Alberto M. Fernandez“Brookings Institute”Shteti Islamik ...
A është e mundur? Pas sulmeve në Paris bëhen përsëri të njëj...
Komisioni Evropian do të propozojë deri në fund të vitit një...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...