Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Atentatet në Paris e kanë ndryshuar edhe jetën politike e shoqërore në Gjermani. Ende është e paqartë se cilat do të jenë pasojat.
Kohët ndryshojnë. Në vitet e kaluara autoritetet njoftonin me krenari pothuajse në mënyrë rutinë për angazhimin e policëve civilë kundër “bandave të hajdutëve të xhepave” në valën e dyndjes së Krishtlindjeve në kryeqytet. Ndërsa tani pikërisht prania e uniformave duhet t’i qetësojë vizitorët.
Gauck bën fjalë për një “lloj të ri lufte”
Vërtetë që tregjet e Krishtlindjeve në mbarë vendin i japin një impuls turizmit e prej kohësh ato janë një biznes që qarkullon miliarda. Por veçanërisht tani pas atentateve në Paris dhe frikës prej Hanoverit ato janë kthyer në simbol. Simbol i normalitetit dhe i lirisë, kujtim ndaj një jete para frikës. Në këtë mënyrë ato janë disi edhe në linjën e qeverisë federale. Kursi i së cilës, gati një javë pas sulmeve në zemër të kryeqytetit francez, mund të fiksohet tek një fjalë: luftë.
Presidenti Joachim Gauck duke mbajtur fjalim në Bundestag në ditën e zisë kombëtare, 15.11.2015
Kancelarja Angela Merkel dhe anëtarët e kabinetit qeverisës flasin për shumë gjëra, por jo për luftë. Ndërkohë që nuk kishin kaluar as 48 orë pas Parisit, presidenti Joachim Gauck përdori pikërisht këtë term. Për “kohë, në të cilat ne vajtojmë viktimat e një lloji të ri lufte” tha ai gjatë përkujtimit në ditën e zisë popullore në parlament. Vështirë të hamendësosh, se në sfondin e lajmeve aktuale riformulimi i këtij paragrafi në kushtet e mungesës së kohës është konsultuar me ndokënd në qeveri.
Merkel prefereon më mirë të bëjë flajë për “përndjekje të dorasve”
Kancelarja qysh në fillim të krizës aktuale iu përmbajt një kursi tjetër. Kur ajo të nesërmen u shpreh publikisht pas – siç theksoi Merkel – “njërës prej netëve më të tmerrshme, që ka përjetuar Europa prej një kohe të gjatë”, ajo bëri fjalë për “përndjekje ndaj dorasve” dhe për “luftë të përbashkët kundër terroristëve”. E gati me ton përbetues ajo tha: “Ne e dimë, që jeta jonë e lirisë është më e fortë se çdo terror.” Katër ditë më pas kryetarja e qeverisë u shpreh sërish. Në kancelari ishin zhvilluar disa mbledhje të “kabinetit të sigurisë”, ndeshja e kombëtareve gjermane dhe holandeze në Hanover ishte anuluar në një atmosferë nervoziteti të lartë, në Paris ndërkohë po kryhej operacioni i forcave të sigurisë kundër terroristëve.
Kancelarja Angela Merkel një ditë pas sulmeve terroriste në Paris
20 fjalitë e deklaratës së Merkelit sqaruan “fushën e tensionit të lirisë dhe sigurisë”. Këtë linjë ndjekin të gjithë ministrat e saj. Qoftë ministri i Brendshëm Thomas de Maizière ndonjëherë në dukje i pasigurtë në përzgjedhjen e fjalëve, apo ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, apo edhe ministri i Drejtësisë Heiko Maas, që flet në të gjitha kanalet mediatike. Në intervistë për DW ai bën fjalë për sulme “ndaj të gjithëve dhe ndaj mënyrës si jetojmë ne në një shoqëri të lirë, me liri mendimi, me liri besimi, me respekt e tolerancë ndaj të tjerëve”. Maas në shprehje duket si një nxënës shembullor i Merkelit.
E megjithatë sërish një koalicion i madh
Fakti që të enjten (19.11) edhe nga Maputo i largët në jug të Afrikës u shpreh edhe ministri i Jasahtëm gjerman, tregon, se kursi gjerman “siguri, liri – jo luftë” po gjen mbështetje. Socialdemokrati Frank-Walter Steinmeier u përbetua për “bashkimin gjermano-franhcez të radhëve” dhe tërhoqi vëmendjen, se: “Fjalët e solidariteti janë të rëndëishme, por nuk mjaftojnë.” Gjermania mundet “në shumë pika të avancojë shpejt krah për krah Francës”. Steinmeier ndër pikat e ndryshme që ka parasysh përmend edhe angazhimin e Ushtrisë Gjermane në (Malin e trazuar), por nuk bën fjalë për luftë dhe as për misione lidhur me Sirinë. Kjo nuk pritet do ta zbusë ndopak qendrimin kritik të Parisit ndaj Gjermanisë.
Megjithatë koalicioni i madh qeverisës, që grindej prej javësh lidhur me qendrimn ndaj çështjes së refugjatëve, sërish mbetet një koalicion i madh. Madje edhe në radhët e kristiansocialëve – partisë simotër të kristiandemokratëve të kancelares – që kishin ngritur krye me kritika kundër Merkelit për shkak të hapjes së kufijve, gjatë kongresit të partisë në Mynih mrëmjen e së premtes u ndoq me seriozitet fjala e kancelares. E sigurtë është, që ajo duke folur aq shumë për domosdoshmërinë e sigurimit të kufijve të jashtëm Shengen do t’i bëjë për vete kristiansocialët.
Shqetësimi rritet – edhe frika?
Kjo është paraqitja më e madhe publike e kancelares pas Parisit. Sondazhi i së premtes në ARD tregoi, se terrori dhe anulimi i ndeshjes së futbollit i ka influencuar fare pak qendrimet e zgjedhësve dhe se gjermanët me shumicë dërmuese janë për përforcimin e masave të sigurisë në vend. Kjo nënkupton shqetësimin dhe frikën. Por është e sigurtë, që në javët e ardhëshme shumë ministra do t’i vizitojnë tregjet e Krishtlindjeve./ DW
Atë që nuk arriti dot kriza e refugjatëve, e bëjnë tani sulm...
Forcat e sigurisë në Kamerun thanë se 10 persona u vranë sot...
Nga Olivera MilosavlevicNuk mund të mohohet se sot shqiptarë...
Një video e publikuar nga “Middle East Eye”, një media në Az...
Gjykata e Vatikanit njoftoi sot se ka shpallur fajtorë pesë ...
Imigrantë kryesisht iranianë, pakistanezë apo bangladeshas, ...
Opozita e moderuar siriane rimori sot dy zona në veri të ven...
Nuk është spekulim, por një lajm zyrtar, që faktikisht ka nd...
Pas vrasjes së 132 civilëve në Paris të Francës një javë më ...
Dilema më e madhe e momentit në politikën evropiane është pr...
Portali grek “Neësbomb.gr” ka publikuar sot një shkrim me ti...
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha sot gjatë takimit të p...
Britania është e krcënuar nga sulmet terroriste. Xhihadistë...
Policia belge ka zbuluar një sasi armësh dhe eksplozivësh të...
Belgjika ka rritur masat e sigurisë publike, kryesisht në Br...
Një çift kanadez ka vendosur të anulojë dasmën e madhe në pë...
ISIS ka një burim të teknologjisë për xhihadistët në kërkim ...
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar unanimisht një re...
Nga Alberto M. Fernandez“Brookings Institute”Shteti Islamik ...
A është e mundur? Pas sulmeve në Paris bëhen përsëri të njëj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...