Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Me siguri ju ka ndodhur të ndieni mungesë të energjisë gjatë ditës. Në raste të tilla me siguri konsumoni ëmbëlsira që trupin tuaj ta mbushni me energji.
Përveç gjumit, ushqimi luan rol të rëndësishëm në nivelin e përditshëm të energjisë.
A e keni ditur që ushqimi, i cili përbën përqindje të lartë të kalorive dhe të yndyrave mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes? Sistemi tretës për ushqimin e tillë shpenzon më shumë energji, për çka vjen deri te ndjenja e lodhjes. Megjithatë, ka ushqime të cilat trupin tuaj do ta furnizojnë me energji.
Karbohidratet
Karbohidratet kanë reputacion të keq gjatë viteve të fundit, por e rëndësishme është të dihet që nuk janë të gjithë karbohidratet e dëmshme. Ato ofrojnë burim të shkëlqyeshëm të energjisë në formë të glukozës. Glukoza është burimi më i mirë i energjisë për trurin dhe sistemin qendror nervor. Ushqimi i pasur me drithëra të papërpunuara dhe karbohidrate komplekse është i domosdoshëm për energji, dhe këto do t?i gjeni në pemë, perime dhe drithëra të papërpunuara.
Orizi integral është i pasur me mangan, mineralin i cili ndihmon prodhimin e energjisë nga proteinat dhe karbohidratet. Orizi integral do t?ju ndihmojë të mbani nivel të lartë të energjisë gjatë tërë ditës. Në njëfarë mënyre ky është ushqim i gjithanshëm, i cili mund të shërbehet si pjatë e dytë, por edhe si ushqim kryesor.
Patatja e ëmbël është e pasur me karbohidrate, beta karoten (vitaminë A) dhe vitaminë C. Patatja e ëmbël do të ndihmojë në luftën kundër lodhjes së pasdites. E shkëlqyeshme është që pataten mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme dhe me ushqime të ndryshme.
Një lugë mjaltë është ekuivalente e një shishe pije energjike. Mjalti është ëmbëltuesi natyral, i cili ndihmon punën e muskujve gjatë ushtrimeve, por edhe regjenerimin e muskujve pas ushtrimeve. Do ta mbushë trupin me energji dhe do ta largojë lodhjen. Shtoni mjaltin në çaj, qumësht ose lyejeni bukën me të.
Frutat
Frutat janë burim i nivelit të lartë të glukozës, të cilën trupi juaj e zbërthen apo e dekompozon lehtësisht dhe e shndërron në energji. Shumica e frutave janë lehtësisht të tretshme, brenda një gjysmë ore, çka i bën ushqim të shpejtë, ushqyes dhe efikas i cili jep energji.
Bananet përbëhen kryesish nga sheqeri (glukoza, fruktoza dhe sakaroza) dhe fibrat. Bananet janë burim i garantuar i energjisë. Preni bananet dhe bajamet, shtoni qumësht dhe do të fitoni shujtën e cila do të largojë lodhjen.
Mollët do t?ju mbajnë larg nga mjeku dhe do t?ju sigurojnë burim të madh të energjisë. Molla për shkak të nivelit të lartë të fibrave, për dallim nga frutat e tjera, tretet për një kohë më të gjatë, por po ashtu do t?ju sigurojë edhe energjinë për një kohë më të gjatë. Kur të ndieni lodhje, hani mollë bashkë me disa copa djathë.
Portokajtë janë të pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Ky fryt i lëngshëm citrusi do të dekompozohet më shpejt dhe do të shndërrohet në energji. Portokalli ose lëngu i tij do të largojë lodhjen shpejt dhe do të sigurojë burimin e energjisë që ju nevojitet.
Perimet
Ushqimet që vijnë drejt nga pemët apo bimët me siguri do t?ju ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të energjisë. Disa lloje të perimeve i përmbajnë të gjithë proteinat, karbohidrate dhe yndyrat e mira, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e organizmit. Përveç kësaj, disa lloje të perimeve në mënyrë të suksesshme ruajnë balancën e organizmit, i cili nëse nuk është i balancuar, mund të shkaktojë një varg problemesh shëndetësore.
Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent kyç për prodhimin e energjisë në trup. Spinaqin mund ta hani si sallatë apo pjatë të dytë. Kur ndieni lodhje, hani një porcion spinaq i cili do t?jua kthejë energjinë e nevojshme.
Fasulja është e pasur me proteina dhe karbohidrate, për ç?arsye i takon llojit jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe ushqyes të ushqimeve. Fasulen hajeni si sallatë, të zierë, apo si pjatë të dytë. Ky ushqim i thjeshtë do t?ju mbushë me energji.
Ushqimi me përqindje të lartë proteinash
Proteinat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit. Janë një nga burimet më të rëndësishme të energjisë dhe janë të shkëlqyeshme për dobësim. Nëse zëvendësoni karbohidratet me proteina, do të përmirësoni masën muskulore, shpejtoni metabolizmin dhe largoni lodhjen.
Salmoni është i pasur me acidet yndyrore omega 3, redukton nivelin e kolesterinës dhe rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës. Po ashtu është i pasur me proteina, vitaminën B6, niacinë dhe riboflavine, të cilat shndërrohen në energji, transmeton Koha.net. Hani një porcion salmon dhe sallatën nga spinaqi ose oriz integral për të fituar shujtën me plot energji.
Jogurti është i pasur me magnez, i cili është vendimtar për lirimin e energjisë. Po ashtu është i pasur me kalcium i cili është kyç për funksionimin normal të organizmit. Kur të ndieni lodhje, pini një filxhan jogurt dhe me siguri do të ndieni se si ikën lodhja.
Vezët përmbajnë madje 97 për qind proteina, më shumë madje se cilido ushqim tjetër. Një vezë i ofron organizmit 30 për qind të dozës së nevojshme ditore të proteinave. Të gjithë aminoacidet e nevojshme, të cilat trupi juaj i përdor për ripërtëritjen e muskujve, mund t?i gjeni në vezë. Nuk ka rëndësi se a i konsumoni në formë të zier, të pagatuara, të pjekura apo si omëletë, vezët do të sigurojnë nivelin e nevojshëm të energjisë. /Telegrafi/
Kjo pije e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndikon poziti...
50 Cent dhe Rick Ross kanë qenë rivalë për më shumë se gjash...
Modelja Mirtha Sose ka publikuar disa foto ku ekspozon pa ce...
Xhensila dhe Fatjoni, çifti i njohur i “Big Brother” në inte...
Ajo i dha fund në mënyrë të papritur lidhjes së saj me Tyga-...
Modelja seksi, Angela Martini po qëndron këto ditë në Los An...
Alessandra Ambrosio ka treguar format e saj mahnitëse gjatë ...
Casey Batchelor e ka dëshmuar mbrëmë se ajo ende është në fo...
Ajo është viktima më e fundit e incidenteve me fustanet e ha...
Aktori Sylvester Stallone, shfaqet së bashku me tre vajzat e...
Ajo ka postuar në Instagram fotografi mjaft provokuese, përm...
Rita Ora e ka shprehur hapur.Dua të bej seks me mbretëreshën...
Miriam Cani ka shijuar periudhën e shtatzënisë duke u largua...
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga faq...
Toby Leigh ka kaluar dekadën e fundit për të bërë fotografi ...
Gratë me një lloj të caktuar të krimbi parazitar kanë më shu...
Me një pallto të gjatë ngjyrë rozë të lehte, një rollk ngjyr...
Më shumë se 8 për qind e fëmijëve me kancer kanë mutacione g...
Ka surpizuar në dajlen e saj në tapetin e kuq, bashkëshortja...
Cristiano Ronaldo ka rigjetur dashurinë. Bëhet fjalë për vaj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...