Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Xhihadistët duan të mposhtin shoqërinë moderne, imazhin tonë për vetveten dhe jetën në demokraci. Ata zhvillojnë një luftë kundër botës, që mund të vazhdojë gjatë, mendon kryeredaktori i DW Alexander Kudascheff.
Është një ndjenjë, që kaplon shumëkënd pas sulmeve terroriste në Paris: Bota ka dalë nga shinat, është prishur rendi. Papa flet madje për një luftë të tretë botërore. Nuk e ka fjalën për një luftë globale, por për një luftë kundër botës siç e njohim ne atë. Luftë që i ka shpallur asaj xhihadizmi islamik, jo vetëm kalifati i vetëvetëquajtur “Shteti Islamik”, por shumë grupe, lëvizje, sekte fundamentaliste në të gjithë botën – në Nigeri, Mali dhe Somali, në Indi, Bangladesh, Afganistan dhe Indonezi dhe natyrisht në Lindjen e Mesme, në shtetet e shpërbëra të Irakut, Sirisë, Libisë, apo Jemenit. Dhe xhihadizmi del përtej këtyre rajoneve – në Evropë si dhe në Rusi. Ai do që ta sfidojë botën.
Është absurde që të diskutosh, nëse islami është fe e paqes apo e luftës. Për këtë mund të vrasin mendjen orientalistët dhe dijetarët e fesë islame. Xhihadizmi bazohet dhe argumenton me fenë islame. Një islam të mirëfilltë, siç e paska jetuar gjoja profeti Muhamed 1500 vjet më parë në Medinë dhe Mekë. I cili duhet të jetë një mënyrë jetese, një jetë në përshtatje me kuranin. Qoftë edhe si pretendim spiritual ky është totalitar. Xhihadistët duan që të gjithë ne të jetojmë siç u duket atyre e arsyeshme. Kjo është sfidë, shpallje lufte ndaj botës, ndaj shoqërisë moderne.
Por është një luftë asimetrike, edhe për arsye taktike. Disa sfidojnë shumë njerëz, persona të veçantë shtetin. Eshtë një luftë e guerillasve islamistë kundër ushtrive. Dhe parimi është i thjeshtë: Shteti duhet të bëjë gjithçka, që të pengojë suksesin e terroristëve. Duhet të bëjë gjithçka, që njerëzit të jetojnë në siguri – çdo orë, çdo ditë, çdo muaj, me vite dhe kudo. Terroristëve u mjafton një fitore, ata duhet të sulmojnë vetëm një herë me sukses për të tronditur shtetet – si më 13 nëntor në Paris.
Dhe lufta është asimterike, sepse raportet janë të ndryshme. Këtu xhihadistët, që hedhin tej jetën e tyre, atje policia dhe ushtria që veprojnë për arsye racionale dhe të mirëpeshuara. Këtu gatishmëria për brutalitet ekstrem, që i kalon të gjithë kufijtë, atje ushtarë dhe policë, që veprojnë në bazë të parimeve të shtetit ligjor. Ata të lidhur me ligjin, xhihadistët të zgjidhur pa frena me ideologjinë totalitare. Gatishmëria brutale për vrasje qëndron përballë rregullave demokratike dhe të vetëkuptueshme. Më shumë se një luftë e pabarabartë. Edhe nëse Perëndimi ndoshta duhet ta rimendojë politikën e tij bazë të sigurisë.
“Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”, e ka quajtur filozofi austriak Karl Popper librin ndoshta më të famshëm të tij. Shoqëria e hapur, liberale provokon të gjitha ideologjitë e pushtetit totalitar. Ajo kundërshton doktrinën e padiskutueshme dhe mbrohet me mjetet e shtetit ligjor. Xhihadizmi i provokon demokracitë e Perëndimit deri në kufijtë e tolerancës – dhe më tej.
Terroristët duan që ne të heqim dorë nga imazhi për vetveten. Ata duan të fitojnë mbi modernen. Me mjete asimetrike. Kjo do të thotë, që do të jetë një luftë e gjatë. Sepse lëvizjes xhihadiste i dalin koka të tjera pas çdo goditjeje. Rezervuari i terroristëve të gatshëm për kamikazë është ende i paezauruar. Këtë duhet ta kemi parasysh./DW
Organizatorët e festivalit të skulpturave prej akulli në Bel...
Udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës nuk ishin të v...
Sulmet në Paris mund të jenë planifikuar duke përdorur një P...
Një numër ndërtesash në Universitetin e Harvardit në Kembrix...
Kryetarja i Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka urdhëruar ...
Sulmet në Paris shtojnë një tjetër të çarë të mundshme, në g...
Pasagjerët janë evakuuar nga një autobus dykatësh në veri të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë samitit dyditor të G20...
Franca do të shtojë sulmet në Siri, nga ku u planifikuan sul...
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka publikuar një tekst në...
Nëna e njërit prej kamikazëve të hedhur në erë në Paris, ka ...
Policia serbe ndaloi një migrant që kishte një pasaportë sir...
Një 20 vjeçare nga Gjilani do të behej njëra nga vajzat e sh...
Shteti Islamik ka kërcënuar sërish botën perëndimore nëpërmj...
Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot kryeministrit br...
Tragjedia e të premtes në Paris ka bashkuar botën për të luf...
Mbarë bota është solidarizuar ndaj sulmeve terroriste të së ...
Sulmet Terroriste në Paris nuk janë pritur njësoj në të gjit...
Autoritetet franceze kanë arritur të identifikojnë “trurin” ...
Mbrëmjen e së dielës, Franca ka bombarduar disa zona ku mend...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...