Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Sulmet në Paris shtojnë një tjetër të çarë të mundshme, në gurthemelin e BE-së. A po shkon Europa drejt shpërbërjes? Historia e viteve të fundit tregon se do të vazhdojë të tërhiqet zvarrë. Por gjithnjë e më shumë eurofilë ?të thekur?, po ngrejnë pyetje nëse kjo është gjë e mirë. Në fund, mund të jetë e nevojshme të shkatërrohet BE-ja, për ta shpëtuar atë. ?Duhet të thyhet diçka, që të vijë diçka e re?, thotë Guerot, duke cituar filozofin gjerman, Hegel
MATTHEW KARNITSCHNIG
Sulmet terroristë në Paris e kanë lënë të ardhmen e Europës në një vend të njohur mirë: në fije të perit.
Pas sulmeve, në lojë janë elementët përcaktues të identitetit bashkëkohor europian, nga kufijtë e hapur tek liria e lëvizjes, e deri tek joie de vivre e kontinentit.
A do t?i shtyjë kriza anëtarët, që të forcojnë bashkimin e tyre përreth këtyre idealeve të përbashkët, apo mos vallë frika do i largojë edhe më shumë nga njëri-tjetri?
Elitat e Europës kanë argumentuar prej kohësh, se momente të tillë janë thelbësorë për evolucionin e Europës. Vetëm në kazanin e krizës, qoftë kjo rënia e Murit të Berlinit, apo pothuaj kolapsi i monedhës së përbashkët, mendja europiane arrin një gjendje qartësie, thonë ata.
Megjithatë ajo narrativë, e mbushur me rrëfime historikë për samite që zgjasin gjithë natën, dhe momente vendimtare, është më shumë legjendë se sa realitet. Ai që zyrtarët europianë e shpallin si progres, është zakonisht diçka e përkohshme, që ruan status quo-në, pa e zgjidhur problemin.
Ekspozita Nr. 1: Greqia, me tre paketat e shpëtimit në pesë vite.
Ekspozita Nr. 2: mosmarrëveshja e fundit, ende e pazgjidhur, për shpërndarjen e refugjatëve nëpër rajon.
?Krizat nuk i ndihmojnë europianët që të ecin përpara, ato vetëm i ndihmojnë që të arrijnë një konsensus, i cili u nevojitet për të ecur përpara?, thotë John Kornblum, një ish zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe ambasador në Gjermani.
Me fjalë të tjera, nëse as kriza e euros dhe as prurja e refugjatëve nuk bashkuan Europën, përse duhet ta bëjë Parisi?
?A është ky momenti kur Europa bashkohet? Jo?, thotë Ulrike Guerot, drejtor i European Democracy Lab, me qendër në Berlin, një think tank proeuropian. ?Ne jemi shumë të përçarë dhe po largohemi mes nesh?.
Për disa udhëheqës europianë, zgjidhja për krizën qëndron në Siri.
Pavarësisht shtimit të zërave për ?luftë?, si në Francë edhe në Gjermani, Europa nuk do të dërgojë trupa për të luftuar shtetin islamik, së afërmi. Franca shtoi sulmet kundër ISIS të dielën, por Europa nuk ka as burimet, as vullnetin për të zhvilluar një luftë totale.
Në të vërtetë, edhe ata që bëjnë thirrje për luftë, duket se nuk bien dakord se çfarë do të thotë ajo.
?Do të mbrojmë vlera, apo njerëz??, pyet Guerot. ?Nëse lufta do të thotë që do të ndërtojmë një shtet policor dhe armatosemi deri në dhëmbë, atëherë jam kundër?.
Rikthimi i kufijve
Lidhjet e europës po tensionoheshin edhe para sulmeve. Njëri shtet pas tjetrit, përfshirë Hungarinë, Slloveninë dhe Austrinë, kishin filluar të hartonin apo shpalosnin plane për të ngritur gardhe në kufij. Suedia riktheu kontrollet kufitarë, duke ndjekur Gjermaninë.
Këta sulme do i intensifikojnë ato përpjekje. Vrasjet kanë zhveshur shumë europianë nga një ndjesi sigurie. Mënyra më e qartë për udhëheqësit e rajonit, që të përpiqen të rikthejnë besimin ? dhe të frenojnë marshimin e populistëve të ekstremit të djathtë ? është që të forcojnë kufijtë e shteteve.
Shteti i BE-së me kufijtë më të përforcuar ? Mbretëria e Bashkuar ? ka një dekadë që nuk ka pësuar një sulm të madh.
Shumëkush e sheh Angela Merkelin si shpresën më të mirë, ndoshta të vetme, të Europës. Kancelarja gjermane është e vetmja udhëheqëse europiane që ka pozicionin dhe kredibilitetin për të udhëhequr Europën, që kjo të dalë nga bataku i krijuar prej krizës së refugjatëve, argumentojnë ata.
Megjithatë, Merkeli ka vështirësi të mbledhë edhe vetë vendin e saj, përreth kauzës së saj. Për shumë gjermanë, deklarata e saj e përsëritur shpesh, ?Ne mund t?ia dalim?, ka nisur të tingëllojë si një kërcënim.
Disa gjermanë kanë dyshime për pretendimet se refugjatët do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve demografike të Gjermanisë, duke injektuar miliona punëtorë të rinj në forcën punëtore. Ata janë më të shqetësuar se çfarë ndikimi do të ketë në kulturën dhe shoqërinë e tyre, një prurje e madhe myslimanësh.
Politika e Merkelit, e dyerve të hapura për refugjatët ? që pak javë më parë u përshëndet si një akt i rrallë kuraje politike ? ka shkaktuar ulje të mbështetjes për të. Partia e saj konservatore, që në fillim të shtatorit kishte një mbështetje 40%, tashmë ka rënë në 34%, sipas një sondazhi të javës që kaloi.
Nëse Merkeli ka një strategji më të gjerë për mënyrën si Europa mund ta kapërcejë krizën, ajo duhet që ta ndajë. Në Turqi, me rastin e samitit të G20-ës dje, ajo përsëriti thirrjen e saj që BE të sigurojë kufijtë e jashtëm, që përfshijnë 48 000 km bregdet dhe rreth 10 000 km tokë. Merkeli nuk ofroi detaje se si mund të arrihet kjo.
Ajo që Merkelit i mungon në vizion, udhëheqësve të BE u mungon në staturë. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, dhe presidenti i Komisionit Europian, jean-Claude Juncker, kanë shprehur, siç ua kërkon detyra, tmerrin e tyre për sulmet. Problemi është se pak europianë po dëgjonin.
Çdo përpjekje për të mbledhur Europën përreth një strategjie kundër terroristëve dhe për të përballuar krizën e refugjatëve, do të duhej të nxitej prej kryeqyteteve. Deri tani, nuk ka shenja për ndonjë plan.
Atëherë, a po shkon Europa drejt shpërbërjes? Historia e viteve të fundit tregon se do të vazhdojë të tërhiqet zvarrë. Por gjithnjë e më shumë eurofilë ?të thekur?, po ngrejnë pyetje nëse kjo është gjë e mirë. Në fund, mund të jetë e nevojshme të shkatërrohet BE-ja, për ta shpëtuar atë. ?Duhet të thyhet diçka, që të vijë diçka e re?, thotë Guerot, duke cituar filozofin gjerman, Hegel.
Politico.eu ? Bota.al
Pasagjerët janë evakuuar nga një autobus dykatësh në veri të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë samitit dyditor të G20...
Franca do të shtojë sulmet në Siri, nga ku u planifikuan sul...
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka publikuar një tekst në...
Nëna e njërit prej kamikazëve të hedhur në erë në Paris, ka ...
Policia serbe ndaloi një migrant që kishte një pasaportë sir...
Një 20 vjeçare nga Gjilani do të behej njëra nga vajzat e sh...
Shteti Islamik ka kërcënuar sërish botën perëndimore nëpërmj...
Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot kryeministrit br...
Tragjedia e të premtes në Paris ka bashkuar botën për të luf...
Mbarë bota është solidarizuar ndaj sulmeve terroriste të së ...
Sulmet Terroriste në Paris nuk janë pritur njësoj në të gjit...
Autoritetet franceze kanë arritur të identifikojnë “trurin” ...
Mbrëmjen e së dielës, Franca ka bombarduar disa zona ku mend...
Televizioni ITV News ka publikuar një intervistë me disa të ...
Abdeslam Salah, 26 vjeç është personi më i kërkuar në Evropë...
Pas atentateve terroriste të Parisit, hetuesit informojnë pë...
Nga Daniel FortinParis- Ata që janë shqetësuar në mënyrë të ...
Nga Douglas Murray“Daily Telegraph”Njëqind e pesedhjetë e tr...
Avionët luftarakë francezë kanë goditur militantët e Shtetit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...