Avionët francezë bombardime në qytetin e ISIS në Siri
Avionët luftarakë francezë kanë goditur militantët e Shtetit...
Nga Douglas Murray
?Daily Telegraph?
Njëqind e pesedhjetë e tre të vdekur dhe qindra të plagosur nga sulmet në Paris. Por kjo është një shenjë e Evropës së shekullit XXI, se asgjë nga këto nuk është e habitshme. Shpërthyesit vetëvrasës në një stadium futbolli, peng-marrja në një teatër parizian dhe të shtënat në një restorant, janë bërë diçka normale.
E vërteta është se Franca, si pjesa tjetër e kontinentit tonë, është e ndarë në dy realitete. Njëra është ajo e politikisht korrektes, diskursi politikisht i pranueshëm, i cili thotë se terrorizmi dhe ?radikalizimi? duhet të përballen si në shtëpi, ashtu edhe jashtë vendit. Më të etura për të trajtuar këtë problem jashtë vendit sesa në shtëpi, autoritetet franceze ? ashtu si edhe qeveria britanike ? pretendojnë se janë duke punuar për ?integrimin? e emigrantëve brenda vendit të tyre.
Në fakt, në Francë ? madje edhe më pak sesa në Britani ? diçka e tillë mezi po ndodh. Dhe nuk janë vetëm emigrantët myslimanë, që e kanë vënë re këtë. Edhe para valës së terrorit të këtij viti, 74 përqind e publikut francez, është shprehur se Islami në vetvete ishte ?i papajtueshëm? me vlerat e shoqërisë franceze. Këta njerëz e dine, se aktet e fundit terroriste janë kryer nga një segment i vogël të bashkësisë islame.
Por ata gjithashtu janë në dijeni se shumë njerëz kërkojnë në atë segment të vogël, apo mendojnë se është në një farë mënyre e justifikueshme. U dëshën vetëm dy persona të armatosur për të sulmuar zyrat e Charlie Hebdo në janar, dhe një tjetër person i armatosur i vetmuar për të sulmuar një dyqan hebre. Por publiku francez e dinte se çfarë pretendonin liderët politikë dhe mediat e tyre ? se pas atyre pak njerëzve ishin një numër i madh qytetarësh myslimanë francezë, dhe ardhjet më të fundit,
të cilët mendonin se karikaturistët i kishin fyer.
Por gjatë gjithë kohës ? dhe madje edhe pas sulmeve terroriste të janar në kryeqytetin francez ? presidenti Holand, ashtu edhe kancelarja Merkel, pretendonin se problemi kryesor ishte fanatizmi i lindur. Dhe sigurisht, ndërsa flasin për një ?radikalizëm? abstrakt që në çdo kohë nuk hidhëron askënd, Holond dhe Merkel i hodhën benzinë zjarrit në Evropë, duke argumentuar nevojën për një kontinent pa kufij.
Ku ishin mëngjesin e së shtunës avokatët e emigracionit masiv? Ku janë njerëzit që pretendojnë, se një emigrant me origjinë myslimane dhe një tjetër me prejardhje të krishterë, kanë po aq gjasa për t?u integruar në Francë? A ishte e nevojshme kjo ngjarje për të na kujtuar, se realiteti është krejt i ndryshëm nga fantazia jonë multikulturore? A do të duhet të ndodhë një tjetër sulm i tillë, që t?iu kujtojë njerëzve se një kontinent efektivisht pa kufij, me lëvizjen e lirë të brendshme ka qenë gjithnjë një fatkeqësi në pritje për të ndodhur?
Pas sulmeve mbi ?Charlie Hebdo? në janar, Parisi mbajti frymën pak kohë, për të mbajtur një protestë të pakuptimtë solidariteti, me lapsat e ngritura lart. Udhëheqësit botërorë të lidhur solemnisht krahë për krahu, marshuan nëpër rrugë. Të gjithë ata thanë se për disa orë ishin ?Charlie?. Por në fund pothuajse askush nuk ishte ?Charlie?, dhe e tërë maskarada përfundoi pa asnjë domethënie.
Në ditët e ardhshme pa dyshim që do të kemi më shumë gjeste ?sfiduese?. Tuiteri dhe Facebook-u do prmbyten nga shumë mesazhe të pavlera të ?solidaritetit?. Por të vetmi solidaritet që ka rëndësi ? bërja e asaj që është e nevojshme për të mbajtur kontinentin tonë të sigurtë ? do të vazhdojnë që t?i shmangen politikanët./Bota.al
Avionët luftarakë francezë kanë goditur militantët e Shtetit...
Zemra e Parisit është goditur në mënyrë të përsëritur nga t...
Shumica e qyteteve të mëdha në SHBA kanë përforcuar sigurinë...
Nga Rick NoackMenjëherë pas sulmeve terroriste që goditën Pa...
Që kur u publikua lajmi i tmerrit që përfshiu Parisin, Papa ...
Qytetarë të shumtë janë larguar nga sheshi “Republika” në Pa...
Një kërkim ndërkombëtar është duke u bërë për të ndjekur të ...
Presidenti Obama është vonuar për të marrë pjesë në momentin...
Sulmi në Paris u realizua duke përorur si mjet komunikimi Pl...
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Vl...
Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot dyfishimin e ...
Kjo video e publikuar nga New York Times paraqet sulmet terr...
Mediat e huaja kanë publikuar një video ku shfaqet momenti ...
Një makinë e përdorur për sulmet e së premtes në mbrëmje kun...
Samiti i 20 vendeve është një klub ekskluziv politikanësh. N...
Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të atij që ...
Viktimat e sulmit terrorist në Paris janë nga shtete të ndry...
Per te nderuar viktimat e sulmeve terroriste të Parisit drit...
Sot, hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë njërin p...
Me solidaritet dhe ndjenja ngushëllimi ka reguar politika gj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...