web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet në Paris/ Çfarë do të thotë në të vërtetë mbyllja e kufinjve nga Franca

15 Nëntor 2015, 19:17, Kosova & Bota CNA

Nga Rick Noack

Menjëherë pas sulmeve terroriste që goditën Parisin më 13 nëntor, presidenti francez Francois Hollande tha se do të mbyllë kufijtë e vendit. Ajo dukej si një hap drastik për një vend që është pjesë e zonës Shengen në Evropë dhe se nuk ka pasur pika kufitare kontrolli sistematike ndër vite.

Por ajo që ndodhi tregoi se sa i brishtë ishte në të vërtetë koncepti i sigurisë së Evropës kontinentale në të vërtetë. Në realitet, Franca nuk është në gjendje të kontrollojë kufijtë e saj. Qindra rrugë të çojnë në vend nga vendet kryesore fqinje Belgjika, Holanda, Gjermania, Zvicra dhe Spanja.

Udhëtarët që përpiqeshin të hynin në Francë nga Britania përmes Eurotunnelit herët më 14 nëntor nuk hasin në kontrollet e pasaportave – vetëm disa orë pas njoftimit të Hollande. Konfuzioni u rrit kur linjat ajrore dhe kompanitë hekurudhore thanë se shërbimi i tyre në mes Francës dhe vendeve fqinje do të vazhdojë.

Kontrollet do t?i mundësojnë autoriteteve për të rregulluar fluksin e refugjatëve. Shumë prej tyre kanë ardhur në Evropë pa pasur nevojë që identitetet e tyre të kontrollohen, gjë që ka ngritur shqetësimet se terroristët mund të jenë në gjendje të hyjnë lehtë në vendet si Franca.

Mund të ketë disa arsye për të mosgatishmërinë apo paaftësinë e autoriteteve franceze për futjen e kontrolleve kufitare. Pas sulmeve të Charlie Hebdo në janar, terroristë të shumtë kanë qenë në arrati – një skenar që mund të kenë ndikuar vendimin e Hollande më 13 nëntor.

Një faktor tjetër që ndoshta ka luajtur një rol, është infrastruktura e kufirit të Francës. Para krijimit të një Evrope pa kufij, rojet do të kontrollonin pasaportat e të gjithë pasagjerëve në trena dhe në automjete në kufi, dhe në aeroplanë. Shpesh, ata do të kërkonin në gjërat dhe valixhet personale të udhëtarit.

Por ky sistem u braktis vite më parë. Vendosja e tij përsëri do të kërkojë kohë. Dhe nuk duket të ketë plane të tilla në këtë pikë.

Në sheshin ?Republika? në qendër të Parisit, qindra njerëz u mblodhën në mbrëmjen e 14 nëntorit për të treguar se ata nuk i frikësohen terroristëve.

“Ne qajmë, por kurrë nuk kemi frikë”, lexonte një poster. “Nëse qëndroni në shtëpi tani kjo do të tregojë dobësinë tonë. Por ne nuk jemi të dobët. Ne jemi të fortë!” tha një parizien.

Francezët nuk duan të heqin dorë nga liritë e tyre kaq lehtë. Dhe hapja e kufinjve në Evropë është konsideruar si një arritje e madhe e integrimit evropian, siç kolegu im Adam Taylor thoshte më parë:

Tani janë 26 vende të ndryshme brenda zonës Shengen. Në total, 400 milion njerëz mund të udhëtojnë lirisht në një zonë e cila përfshin rreth 1,6 milionë milje katrorë. Për shumë evropianë, zona Shengen ka një fuqi të jashtëzakonshme simbolike: Mos harroni, jo shumë kohë më parë ky ishte një kontinent që ishte i ndarë fizikisht nga muret.

Por, për sa kohë zona Shengen do të ekzistojë në formën e saj aktuale? Kjo nuk është hera e parë që njoftimet e mbylljes së kufinjve kanë shkaktuar konfuzion në Evropë në muajt e fundit. Duke reaguar ndaj numrit në rritje të refugjatëve që përpiqeshin të kalonin kontinentin, Gjermania njoftoi në fillim të kësaj vjeshte se ajo do të “mbyllë kufijtë e saj me Austri”. Në realitet, megjithatë, kontrollet kufitare të rivendosura dukeshin shumë më ndryshe se sa do të imagjinohej, përshkuante një kolegia ime Julia Smirnova.

Policia gjermane filloi të kontrollonte makinat që vinin nga Austria në dy rrugët kryesore në mbrëmjen e 15 nëntorit dhe i kufizoi trafikun në një korsi. Udhëtarët shkruanin në Twitter dhe postonin fotot dhe videot e linjave. “Prania e madhe e policisë në një vend parkimi afër Passau,” shkruante @egrether_marion të dielën. “Ashtu si 20 vjet më parë! #Europe”

Në kundërshtim me atë që shumica e gjermanëve dhe austriakëve menduan fillimisht, kontrolli i kufijve nuk ishtë rinovuar dhe kontrollet vazhduan të kryhen spontanisht.

Washington Post

 





Lajmet e fundit nga