Publikohet fotografia e terroristit Omar Ismael Mostefai
Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të atij që ...
Samiti i 20 vendeve është një klub ekskluziv politikanësh. Një herë në vit ata takohen për të debatuar për problemet globale. Por këtë herë ky takim do të zhvillohet nën hijen e tragjedisë së Parisit.
Për “zonën e shenjuar me të kuqe” vlen shkalla më e lartë e sigurisë. Deri në 12.000 policë kontrollojnë territorin ku fillon punimet samiti i së dielës në rivierën turke. Aty takohen të 19 krerët e shteteve dhe qeverive të 20 vendeve me ekonomitë më të fuqishme të botës në disa nga hotelet luksoze në Antalya, Belek. Vetëm njëri prej tyre ka vendosur të flejë diku tjetër. Presidenti amerikan, Barack Obama do të qëndrojë në një anije luftarake në gjirin e Antalyas. Për Shërbimin Sekret Amerikan gjendja në Turqi është e pasigurtë.
Fillimisht krerët e 20 vendeve më të fuqishme industriale të botës që nga vitet 2008 e 2009 kanë debatuar për krizën globale. Por tani gjendja ka ndryshuar. Vitin e kaluar u debatua për konfliktin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, këtë vit në qendër ishte planifikuar të ishte debati për luftën në Siri dhe lufta kundër “Shtetit Islamik”, por sulmet terroriste kundër Parisit, me më shumë se disa dhjetëra të vdekur kanë për të ndryshuar axhendën e bisedimeve në Belek.
Për ekspertin britanik Tristen Naylor takimet jozyrtare dhe bilaterale në kuadër të samitit janë më të rëndësishme se sa zhvillimet në sallën e samitit. “Mendoj se efekti më i madh i këtyre samiteve është forcimi i kontakteve. Kjo është një mundësi e rrallë për krerët e shteteve të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike të jenë bashkë në një sallë dhe të kalojnë disa ditë së bashku. Ky është efekti më i rëndësishëm”
Për presidentin amerikan Barack Obama dhe presidentin rus, Vladimir Putin ofrohet mundësia që të shkëmbejnë qëndrimet e tyre me vendin mikpritës, Turqinë dhe të kërkojnë rrugët për një strategji për Sirinë. Nga Obama pritet një sinjal i qartë se si do të veprohet më tej në çështjen e Sirisë.
Turqia që ndërkohë strehon 2 milionë refugjatë sirianë do të përpiqet sigurisht të ndërmjetësojë mes Obamës dhe Putinit, mendon politologu turk, Tarik Oguzlu. “Nuk jam shumë optimist, që Turqia mund t’i afrojë vërtet më shumë SHBA-në dhe Rusinë në këtë pikë, sepse vërtet ekziston një hendek shumë i madh.” Rusia po ushtron presion momentalisht për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e Sirisë.
Refugjatët në Europë – problem rajonal?
Bashkimi Europian prezent si anëtari me numër 19 në këtë raund ekskluziv kërkon të debatojë për krizën e refugjatëve. Por vende si Kina e shohin këtë më shumë një problem rajonal të europianëve, jo një çështje që duhet ta zgjidhë G20-ta. Ndërsa mikpritësja, Turqia ka qëndrimin se në çështjen e refugjatëve është BE ajo që ka më shumë nevojë për Turqinë, se anasjelltas. Prandaj presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pret që europianët të bien në ujdi për kërkesat turke. “Nga shumë vetë pritet një ujdi. Por dihet që Turqia ka vënë një parakusht. Qeveria turke e ka bërë shumë të qartë, se çdo lloj ujdie do të duhet të lidhet me negociatat për anëtarësimin.” Dihet që negociatat e anëtarësimit me Turqinë prej vitesh janë ngadalësuar, sepse Turqia ka bërë hapa mbrapa në drejtim të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit.
Koncernet duhet të paguajnë më shumë tatime
Vendimet më konkrete nga G20-ta priten në drejtim të politikës fiskale. Një iniciativë për zbutjen e evazionit fiskal nga koncernet botërore pritet të marrë formë. Aksioni me emrin “BEPS” mund të sjellë 100 deri në 240 miliardë dollarë në arkat e shteteve të ndryshme, sigurisht nëse bëhet realitet, sipas një llogaritjeje të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD. Për këtë është përgatitur në plan që parashikohet të realizohet deri në vitin 2017 e 2018. Samiti i G20-s pritet të marrë edhe masa për forcimin e rritjes ekonomike, sipas ekspertëve rritja ekonomike është ende e ulët dhe e shpërndarë në rajone të ndryshme. Presidenti Obama në një artikull para samitit vëren se SHBA janë të gatshme të jenë lider, por nuk mund të jenë motori i vetëm i rritjes globale ekonomike. Obama i drejtohet Kinës “të ndikojë në rritjen e shtresës së mesme dhe të kthehet sa më shpejt në një ekonomi popullore, të mbështetur nga konsumatorët.”
Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të atij që ...
Viktimat e sulmit terrorist në Paris janë nga shtete të ndry...
Per te nderuar viktimat e sulmeve terroriste të Parisit drit...
Sot, hetuesit francezë kanë mundur të identifikojnë njërin p...
Me solidaritet dhe ndjenja ngushëllimi ka reguar politika gj...
Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se Franca...
Pas natës së tmerrit në Paris organizata terroriste IS komun...
Fuqitë botërore që po takohen në Vjenë për të diskutuar rret...
Banda amerikane e rrokut “Eagles of Death Metal” nuk është p...
Tre sulmuesit “Commandos” vetëvrasëse kanë koordinuar veprim...
Forcat policore franceze kanë arrestuar një person i cili dy...
Ka rezultuar fals alarmi për bombë në hotelin “Pulman” në kr...
Kryeqyteti francez është kërcënuar sërish mbrëmjen e sotme. ...
Një alarm për bombë ka tronditur kryeqytetin e Rusisë mbrëmj...
“Franca ka njohur atë që ne përjetojmë në Siri prej pesë vit...
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë u plag...
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka bërë me dije se kreu i ...
Shtetet kanë ndriçuar monumentet e tyre me ngjyrat e flamuri...
Mbajtësi i një pasaportë siriane gjetur pranë trupit të një ...
Një televizion britanik ka rindërtuar skemën e sulmeve të nd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...