Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi ditë e sotme se në sektorin e turizmit do të ketë ulje të taksave. Në mbyllje të bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, u zhvillua edhe konferenca e përbashkët për shtyp.
Ahmetaj foli edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria lidhur me informalitetin. Ai tha se në themel kanë përmirësimin e ambientit ekonomik, të ligjshmërisë ekonomike apo të ligjshmërisë në total.
?Të gjitha reformat që ndërmarrim, që dikush mund t?i quajë edhe masa shtrënguese, në themel kanë përmirësimin e ambientit ekonomik, të ligjshmërisë ekonomike apo të ligjshmërisë në total. Nuk ka investim apo investitor të huaj që të shkelë në një vend ku nuk paguhet energjia dhe nuk paguhen taksat. Fakti ka treguar që investimet e huaja janë shtuar, në vitin 2014 janë 1.1 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja që është një shifër shumë e rëndësishme dhe, në qoftë se shifrave të kaluara do t?i hiqnim privatizimet, atëherë 2014 ka shënuar një moment të ri në tërheqjen e investimeve të huaja. Kjo është e para. E dyta që është po kaq e rëndësishme. Në qoftë se nuk ka ligjshmëri ekonomike, sigurisht të gjithë benefitet ekonomike shkojnë jo aty ku duhet dhe jo në kahun e duhur, por përfitohen nga njerëz apo entitetet të cilët nuk janë kontributorë. Fakti është që kompanitë e huaja, te regjistruara në Republikën e Shqipërisë, janë rritur në mënyrë drastike me 29 për qind. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 948 kompani të huaja të regjistruara rishtazi dhe ka pasur 16,700 regjistrime të reja, kompani të reja vitin e kaluar, gjë që tregon se investimet kanë ecur në kahun e duhur. Meriton të përmendet dhe shifra e gjashtëmujorit, e cila është shumë e rëndësishme: 268 milionë euro në tremujorin e parë dhe 198 milionë euro në tremujorin e dytë.
Gjasat janë që sërish të shkojmë pak më sipër se 1.1 miliardë dollarë. Pra, të gjithë cinizmat e qëllimtë për një skenar grek duhet të gëlltiten mbrapsht tani. Dita e sotme është koha kur të gjithë cinikët qëllimkeq ndaj ekonomisë shqiptare, duke promovuar skenarin grek, do të duhet ta gëlltisin mbrapsht, sepse faktet, shifrat dhe indikacionet tregojnë se ekonomia shqiptare e ka lënë mbrapa atë helmatisje kaotike që trashëguam. Përsa i përket marrëdhënies me biznesin. Dua t?ju kujtoj ju, por edhe publikut, që dje ne promovuam atë lehtësim që po i japim biznesit me mundësinë për t?u vetëkorrektuar, në bazë të ndryshimeve të fundit në ligjin e procedurave tatimore. Kam rastin që ta kujtoj sipërmarrjen sërish nëpërmjet këtij momenti që në datën 12 të këtij muaji hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore, të cilat i japin një mundësi të madhe sipërmarrjes për t?u vetëkorrektuar, për t?u vetëdeklaruar, për të futur në themel të marrëdhënies me tatimet pikërisht atë, e them si filozofi të paguarit të taksave, vullnetarizmin në pagesën e taksave dhe vetëdeklarimit. Nuk kemi ndryshuar asnjë gjë?, ka thënë Ahmetaj.
?Nuk ka rritje taksash. Ka ulje taksash. Edhe turizmi, meqë është një nga sektorët më të rëndësishëm që prodhon shumë rritje këto dy vitet e fundit, do të shërbehet me ulje. Edhe një lajm tjetër porsa i përket investimeve publike, vitin tjetër rekord, 800 milionë dollarë investon buxheti, drejtpërdrejt nëpërmjet buxhetit dhe fondit të rajoneve 800 milionë dollarë, duke ulur borxhin?, vijoi Ahmetaj.
Në një intervistë për ‘FAKT’, që tashmë publikohet në versio...
Piktorja, fotografja dhe shkrimtarja Ornela Vorpsi ka rrëfye...
Portali “Daily Infographics” ka krijuar një grafik të mediav...
Përdorimi i fjalës ‘korrupsion’ në raportet e progresit të ...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se progres rapor...
Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, am...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh deputete e P...
Një person ka kërcënuar pasditen e sotme se do të hidhet nga...
Pas shpalljes së kandidaturës nga Ervin Salianji kanë shpërt...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se prog...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes dy dekreteve t...
Sektori ekonomik i policisë së Dibrës ka vënë nën pranga një...
Dihet tashmë që dorheqjen e Naços Ilir Meta e ka planifikuar...
Ish-kryeministri , Sali Berisha beson se Shqipëria po i dre...
OSBE ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarë...
Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp p...
Shefi i komisariatit Nr.4, Fatmir Lleshi është pezulluar nga...
Babi i Franc Konomit i njohur si një nga krerët e bandave më...
Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg të përjetshëm për Soko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...