Parlamenti me 36 juristë/ Shumica nuk dinë nga lidhet gomari
Në dy vitet e fundit, në media dhe nga diplomatë të huaj ësh...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Kasëm Buzheri, 33 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për rrëmbim personi. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?. Bëhet me dije se Buzheri do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër.
RRËMBIMI
Ngjarja ka ndodhur më 4 mars 2012. Nga hetimet ka rezultuar se i dëmtuari Ergest Shele jeton me vëllain e tij Velo Shele në qytetin e Përmetit. Në datën 3 mars, i pandehuri Aleksandër Kalemi i ka telefonuar Ergestit, duke i kërkuar të takoheshin në Gjirokastër. Ai ka pranuar dhe një ditë më pas, rreth orës 08:00, bashkë me vëllain e tij Velon, janë nisur. Aleksandëri i telefononte shpesh për ta pyetur për vendndodhjen. Të dëmtuarit kanë zbritur në vendin e quajtur Ura e Lumit, ku janë takuar me Aleksandërin, i cili ishte me një makinë ?Ford? me xhama të zinj. Ata kanë hipur në makinën e tij dhe të tre kanë shkuar në një lokal afër vendit të quajtur Qafa e Pazarit në Gjirokastër, ku kanë qëndruar rreth 15 minuta dhe me makinën e të pandehurit Aleksandër Kalemi kanë shkuar në drejtim të shkollës ?Naim Frashëri? në lagjen Dunavat. Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane, që drejtohej nga i pandehuri Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë të pandehurit Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët u janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: ?Mos lëvizni?. Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë Ergestin, duke i thënë: ?Më njeh mua? ju që donit të më vidhnit mallin?. Më pas kanë goditur me grushte Ergestin dhe Velon në trup duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat. Në afërsi të fshatit Kordhocë, të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës ?Audi Q7? me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi.
Të pandehurit, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat, duke ushtruar ndaj tyre dhunë çnjerëzore. Alfons Buzheri i ka lidhur të dëmtuarin Ergest Shele këmbët dhe duart me tel cingato dhe ka filluar ta godasë me shkelma e grushte duke i thënë: ?Nxirrni mallin, kush e ka marrë?. Më pas, në dhomë kanë hyrë Bako Buzheri, Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe një person tjetër i paidentifikuar, të cilët kanë filluar ta godasin Ergestin me shkelma e grushte dhe i drejtoheshin me fjalët: ?Ku e keni mallin?. Në të njëjtën kohë, agresorët godisnin edhe të dëmtuarin Velo Shele, të cilin më pas e kanë lënë të lirë, duke e kërcënuar me jetën e të vëllait nëse kallëzonte në polici. Alfons Buzheri ka vazhduar të godasë me shkelma e grushte të dëmtuarin Ergest Shele për ta detyruar që të pranonte se ?mallin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhajn dhe Alban Rustemin?. I dëmtuari Resul Goxhaj i njihte këta shtetas, pasi kishte lidhje shoqërore me ta. Për shkak të dhunës fizike dhe psikike që të pandehurit kanë ushtruar ndaj të dëmtuarit Ergest Shele, ky është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhajn dhe Alban Rustemin. Pas disa orë torturash fizike, ai ka parë në dhomë të dëmtuarin Resul Goxhaj dhe ata e kanë goditur njëherësh Resulin. Për shkak të dhunës, i dëmtuari Resul Goxhaj është detyruar të pranojë se e ka vjedhur ai hashashin dhe pasi ka pohuar këtë fakt, të pandehurit e kanë lënë të lirë. Më pas, të pandehurit kanë lënë të lirë të dëmtuarin Ergest Shele, i cili ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër-Përmet dhe rrugës është shoqëruar nga policia, ku ka kallëzuar edhe ngjarjen.
Policia njoftoi se dënimet për këtë ngjarjë, u bënë të pavlefshme, pasi Gjykata e Lartë prishi vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të Apelit dhe e transferuar çështjen për gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Akuza ndryshoi nga ?Rrëmbim ose mbajtje pengë e personit në bashkëpunim?, në ? Heqje të paligjshme të lirisë ,në bashkëpunim?.
Në dy vitet e fundit, në media dhe nga diplomatë të huaj ësh...
Në punimet e sesionit të 38 të Konferencës së Përgjithshme t...
Një kitarë akustike e luajtur nga John Lennon është shitur n...
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar ndaj akuzave t...
Deputetja demokrate Liliana Elmazi akuzoi ditën e sotme Mini...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura po ...
Vlerësohet që koncesionari mund të marrë deri në 2-3% të të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar p...
Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme përmes Sekretares ...
Gratë demokrate në fushatë sensibilizimi me nënat e Pogradec...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me nd...
Nga Altin GoxhajDje isha deshmitar pergjate ores 11:00 –...
Indrit Hamiti, ish-kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit ësh...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39 vjeçar, pasi ushtron...
Efektivët e policsë së Fierit kanë ndaluar drejtuesin e moto...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka pu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakas...
Deputeti Koço Kokëdhima është caktuar para disa javësh si ko...
Nga Tritan Shehu Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...