Tenderi i OSHEE/ Berisha: Vali Leskaj, mami antistres
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin...
Vlerësohet që koncesionari mund të marrë deri në 2-3% të të ardhurave, nga shërbimi i mbledhjes së TVSH-së me koncesion, që nënkupton se të ardhurat e tij vjetore janë minimumi 3-4 miliardë lekë, apo 20-30 milionë euro. TVSH sjell minimum 1 miliard euro të ardhura në buxhet në vit?
Qeveria shqiptare po shqyrton opsionin për të dhënë mbledhjen e TVSH-së me koncesion përmes një oferte të pakërkuar. Lajmi, që u raportua fillimisht nga Vizion Plus, shkaktoi një reagim të ashpër tek ekspertët, që e konsiderojnë absurd këtë lëvizje.
Me herët, Ministria e Financave kishte pranuar zyrarisht se se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore.http://www.monitor.al/financat-plan-per-te-dhene-lotarine-tatimore-me-koncesion-letra-e-operatoreve-nuk-jemi-pyetur/. Mësohet se një kompani nga Tajvani, përfaqësuesit e së cilës kanë ardhur shpesh në Shqipëri, dhe bashkëpunojnë me një sipërmarrje shqiptare, është ?ofruar? për të krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për realizimin e lotarisë së kuponit tatimor. Kombinimi i koncesionit të lotarisë tatimore me atë të TVSH-së e bën atë një biznes mjaft fitimprurës, sidomos tani, kur presioni tatimor ka arritur kulmin për përdorimin e kuponin tatimor, duke kërcënuar deri dhe me burg.
Ndonëse lajmi për TVSH-në me koncesion nuk u konfirmua nga Ministria e Financave, ajo po e shqyrton një mundësi të tillë që prej një viti. Një memo e përgatitur për ministrin e financave, që ngre pikëpyetje të shumta mbi mënyrën si do zhvillohet kjo procedure, e vërteton këtë. Mësohet se propozimi ka ardhur fillimisht nga Drejtoresha e Tatimeve dhe Ministri i Ekonomisë, dhe ka hasur deri së fundmi në rezistencën e Ministrisë së Financave.
TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet, me 33% të totalit, apo 147 miliardë lekë (1 miliardë euro) të pritshme në projektbuxhetin 2016. Vlerësohet që koncesionari mund të marrë deri në 2-3% të të ardhurave, nga shërbimi i mbledhjes së TVSH-së me koncesion, që nënkupton se të ardhurat e tij vjetore janë minimumi 3-4 miliardë lekë, apo 20-30 milionë euro.
Në memon, që vlerëson ecurinë të vlerësuar propozimin e pakërkuar për ?Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar? drejtuar Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, sqarohet që në fillim që ka një paqartësi për ngritjen e komisionit për vlerësim, nëse duhet të ngrihet apo jo edhe për ato të pakërkuara, kush janë funksionet e komisionit, si do të jetë përbërja e tij, a bën ky komision edhe studimit, që duhet kryer për 90 ditë. Pa u zgjidhur ky ndërç, çdo veprim pa pasur të qartë këto detyrime mund të linte vend për përgjegjësi për personat, që do të përfshiheshin në proces, e cila do të ishte objekt i interpretimit subjektiv.
Shkresa sqaron se hapat për shqyrtimin e një propozimi me koncesion të pakërkuar janë: Ngrihet komisioni në zbatim të nenit 16/3 të ligjit 125/2013. Ky komision ngrihet në kuadër të veprimeve përgatitore për dhënien e një koncesioni, ose i paraprin dhënies së koncesionit, në kuadër të nenit 1 të këtij ligji. Ndonëse ligji parashikon detaje për miratimin e detajeve të rregulluara nga ana e Këshillit të Ministrave, por VKM Nr.575, datë 10.07.2013 nuk parashikon asgjë për ngritjen e komisonit, përbërjen e tij etj. Po ashtu nuk sqarohet nëse Komisioni ngrihet për koncesionet e kërkuara, apo dhe ato të pakërkuara.
Hapi i dytë, nënkupton në thelb fazën e parë, ajo e vlerësimit paraprak, nëse plotësohen kushtet ligjore. Nëse propozimi nuk përmbush kushtet, atëherë autoriteti kontraktues refuzon propozimin dhe informon propozuesin në lidhje me atë vendim. Edhe kur propozimi përmbush kushtet , autoriteti kontraktues mund të refuzojë propozimin nëse projekti është i panevojshëm.
Nëse propozimi i plotëson kushtet dhe autoriteti kontraktues nuk ka vendosur ta refuzojë atë, faza e dytë e vlerësimit paraprak do të jetë analiza e studimit paraprak bazuar në informacionin e dhënë në propozimin e pakërkuar. Këto rezultate materializohen në një studim paraprak. Bazuar në të informacionin e shqyrtuar dhe rekomandimin parapra, autoriteti kontraktues mund të refuzojë propozimin dhe të heqë dorë nga zbatimi i projektit, ose të pranojë propozimin dhe të fillojë hartimin e studimit të fisibilitetit.
Grupi i punës ka vlerësuar që realizimi i këtij koncesioni praktikisht do të thotë që subjekti privat do të ushtrojë një funksion (mbledhjen dhe administrimin e TVSH-së) , që me ligjin për procedurat tatimore. Kjo formë nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegim i autoritetit publik përsa i përket tatimeve te privati vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues. Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit.
Koncesioni duhet miratuar me ligj, pasi neni 155 i Kushtetutës kërkon që përjashtimi nga taksa, etj, të bëhet me ligj.
Shkresa paralajmëron që duke qenë se praktika kërkon që ky koncesion të miratohet me ligj, kjo e ve dhe vetë shtetin në pozitë delikate edhe në rastet kur dhënia e koncesioneve është miratuar me praktika të këqija etj.
Në përpundim, vlerësohet se sistemi i propozuar bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe me tiparet kryesore ligjore të tij propozon zgjidhje jo të përshtatshme.
MONITOR
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar p...
Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme përmes Sekretares ...
Gratë demokrate në fushatë sensibilizimi me nënat e Pogradec...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me nd...
Nga Altin GoxhajDje isha deshmitar pergjate ores 11:00 –...
Indrit Hamiti, ish-kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit ësh...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39 vjeçar, pasi ushtron...
Efektivët e policsë së Fierit kanë ndaluar drejtuesin e moto...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka pu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakas...
Deputeti Koço Kokëdhima është caktuar para disa javësh si ko...
Nga Tritan Shehu Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i rrit rrogën vetes.Mb...
...
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Flori Dimo, 21 vjeç....
Gjatë kësaj jave ka pasur përsëri kontrolle të Policisë së S...
Partia Socialiste dhe Qeveria kanë zhvilluar takimin e parë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinat e qytetit të Shk...
Asambleja e Partisë Socialiste në Shkodrës është mbledhur në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...