“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Në punimet e sesionit të 38 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, që po mbahet në Paris, po zhvillohet një betejë diplomatike mes Perëndimit dhe Lindjes rreth çështjes më të rëndësishme, anëtarësimit të Kosovës.
Të hënën Shqipëria, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, do të prezantojë para konferencës projektrezolutën me rekomandimin e Këshillit Ekzekutiv për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe do të kërkojë votimin pro kësaj rezolute.
Por siç mësohet nga Parisi, ndërsa Shqipëria dhe vende të tjera mike të Kosovës do të kërkojnë mbështetjen e rezolutës, pala serbe e ka bërë të qartë tashmë se, do të kërkojë shtyrjen e debatit mbi rezolutën.
Kosova ka mbështetjen dhe lobimin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, që kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë dhe intensive diplomatike për të mundësuar votën pro të hënën. Por, nga ana tjetër, Brazili, Kina, Federata Ruse dhe Afrika e Jugut u janë drejtuar me një qëndrim të përbashkët vendeve anëtare të UNESCO-s, që të ruajnë ?status quo?-në.
Kërkesa e Kosovës mundi të kalojë më 21 tetor në Këshillin Ekzekutiv, pasi propozimi i bërë nga Shqipëria gjeti mbështetjen e 47 vendeve bashkësponsorizuese dhe u votua nga 2/3-tat e vendeve anëtare të këshillit, që morën pjesë në votim.
Projektrezoluta e Këshillit Ekzekutiv tashmë gëzon bashkësponsorizimin edhe të 23 vendeve të tjera. Por, anëtarësimi mundësohet me votimin e 2/3-tave të delegacioneve të pranishme në Konferencën e Përgjithshme.
Kosovën, deri më tani e njohin 111 shtete. Shqipëria përfaqësohet në Paris me ministrin e Jashtëm Bushati dhe me ministren e Kulturës Kumbaro, e cila iu drejtua të shtunën konferencës. Por, burimet diplomatike thonë se mbetet ende e vështirë të përcaktohet se çfarë do të ndodhë të hënën, pas prezantimit të rezolutës nga ministri Bushati. Një kërkesë për shtyrjen e debatit, sikurse ka paralajmëruar Serbia, votohet menjëherë dhe kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë.
Skenarët e së hënës, ora 11:30
Sipas procedurës së UNESCO-s, parashikohet që kryetari i seancës të kërkojë një debat, nëse anëtarësimi i Kosovës duhet të votohet atë ditë, apo të shtyhet në një tjetër datë.
VARIANTI I – Debati para votimit
1.Të gjitha vendet që kanë dëshirë mund të marrin fjalën dhe të parashtrojnë argumentet e tyre në favor apo kundër.
2. Më pas procedohet me votimin. Votimi për anëtarësimin e një vendi të ri, që nuk është anëtar i OKB-së, bëhet me 2/3-tat e votave të atyre që janë të pranishëm dhe votojnë, pra të votuesve në favor dhe kundër. Abstenimet konsiderohen si jovotues.
VARIANTI II – Mocion për mbylljen e debatit dhe kalimin në votim.
Në këtë skenar nuk pritet të flasin të gjitha vendet, që duan të marrin fjalën, por kërkohet nga delegacioni i një mbështetësi, mbyllja e debatit dhe kalimi në votim.
VARIANTI III – Kundërshtime apo mocion për ndërprerjen e debatit
Nuk pritet të flasin të gjithë përfaqësuesit e vendeve që duan të shprehen, por kërkohet ndërprerja (nga mbështetës të Kosovës) apo shtyrja e debatit (nga kundërshtarët e Kosovës).
* Sipas të gjitha këtyre skenareve, mendohet se rezultati do të jetë shumë i ngushtë, me ndoshta një deri në dy vota. Asnjëra palë nuk ka sigurinë e shifrave dhe gjithçka është ende e hapur.
Burimet diplomatike i thanë Top Channel se, Shqipëria do të bëjë prezantimin e kërkesës së Kosovës për takimin plenar të Konferencës së Përgjithshme dhe do të kërkojë që në fillim mbylljen e debatit e kalimin në votim.
Por, në anën tjetër pritet, që Serbia të mund të kërkojë shtyrjen e debatit në këtë pikë dhe, sipas rregullores së konferencës, mocioni i shtyrjes së debatit ka prioritet ndaj mocionit për mbyllje debati, prandaj ai votohet i pari.
/ Top Channel
Një kitarë akustike e luajtur nga John Lennon është shitur n...
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar ndaj akuzave t...
Deputetja demokrate Liliana Elmazi akuzoi ditën e sotme Mini...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura po ...
Vlerësohet që koncesionari mund të marrë deri në 2-3% të të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar p...
Partia Demokratike denoncoi ditën e sotme përmes Sekretares ...
Gratë demokrate në fushatë sensibilizimi me nënat e Pogradec...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me nd...
Nga Altin GoxhajDje isha deshmitar pergjate ores 11:00 –...
Indrit Hamiti, ish-kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit ësh...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 39 vjeçar, pasi ushtron...
Efektivët e policsë së Fierit kanë ndaluar drejtuesin e moto...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka pu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakas...
Deputeti Koço Kokëdhima është caktuar para disa javësh si ko...
Nga Tritan Shehu Po pregatitet ne fshehtesi vendimi per t...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i rrit rrogën vetes.Mb...
...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...