Qeveria “Rama” vendos rekord/ Një miliard dollarë abuzime në një vit
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dëgjuan dje raportin e K...
Artikulimet e mekura, gjatë ditëve të fundit, për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare të 2017, kanë shkaktuar një turbullirë, shqetësim dhe trazim në rrethet politike. Bëhet fjalë për mundësinë e implementimit në zgjedhjet e ardhshme të sistemit ?Prim? dhe senatit, duke bërë kësisoj një shartim të sistemit grek, spanjoll dhe italian. Kjo formulë rikthen sistemin bipolar PS-PD, ndërsa bën të panevojshme dhe të parëndësishme të gjitha partitë e tjera, pavarësisht peshës së tyre në elektorat. Ky sistem forcon pozitat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa eliminon politikisht dhe largon nga pushteti të gjitha partitë e tjera. Për diversion apo për llogari politike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë mbështetur sistemin me Prim dhe senatin, ndërsa kanë identifikuar Edi Ramën si iniciatorin dhe orkestruesin e formulës së re. Qëndrimet e dy kryetarëve të opozitës, sigurisht do të merreshin për diversion, nëse një ministër i Ramës, Bledi Çuçi, nuk do ta mbështeste këtë formulë. Por, diskutimet duket se nuk janë thjeshtë në hedhjen e formulave dhe tezave. Krerët e partive të vogla parlamentare kanë dyshime të forta se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pavarësisht lojës dhe teatrit publik, në prapaskenë, po negociojnë dhe po bëjnë llogari për formulën e re zgjedhore, përkthimin e sistemit bipolar politik në Shqipëri, sistem i cili ka prodhuar kriza të mëdha se ajo e ?96, ?97, 2009 etj. Kreu i PDK, Nard Ndoka, përfaqësues të PR dhe partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare, kanë hedhur dyshime të forta për bashkëpunim të fshehtë mes PD dhe PS.
Ekspertë zgjedhorë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, janë përfshirë në negociata të fshehta, për të gjetur rrugët e implementimit të sistemit Prim, çka do të ishte një atentat politik ndaj të gjithë partive të tjera, duke nisur që nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Republikane etj. Ndonëse të dy kampet politike tregohen të rezervuar për t?u shprehur për formulën e re, mes PD dhe PS kanë nisur bisedimet e fshehta për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
PR: Modeli ?Prim? do sillte sistemin bipolar
Partitë e vogla politike, të spektrit të djathtë dhe të majtë, janë pozicionuar kundër modelit ?Prim?, që kërkon të zbatojë PS-PD në zgjedhje. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi, në një prononcim për gazetën ?Sot?, tha se modeli ?Prim? është i papërshtatshëm për realitetin politik të Shqipërisë. Si ekspert teknik, Madhi sqaroi se ky model do të sillte sistemin bipolar PS-PD dhe do të siguronte vetëm 71 deputetë në Kuvend, ku reformat e rëndësishme nuk do të mund të votoheshin. ?Primi? është një nga modelet e ndryshme që është eksperimentuar në disa vende, me një realitet krejt tjetër nga Shqipëria. ?Primi? nuk është model antidemokratik, por jo i mundur për Shqipërinë. Ky model do të na çonte në një sistem bipolar. Për shkak të një realiteti konfliktual mes dy partive politike, ky model do ishte i pamundur. Por, gjithashtu, 20 % e elektoratit është pozicionuar përtej alternativës PD-PS. ?Primi? do siguronte 71 deputetë. Por, a do të ishte e mundur që të votoheshin një sërë reformash politike??, u shpreh Alimadhi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane u shpreh se, as OSBE/ODIHR nuk e kërkon që në Shqipëri të ndryshojë sistemi zgjedhor.
Apeli
Alimadhi theksoi se partitë e mëdha politike duhet të zotohen për barazinë e votës, fundin e tregtimit të mandateve, dhe jo të merren me një model që nuk mund ta suportojë dot vendi ynë. ?Në periudhën që jemi sot, ne duhet të rrisim nivelin e dialogut dhe jo ta ngurtësojmë atë. Partitë e vogla i kanë shërbyer ndërtimit të dialogut. Pse po laburohet një gjë e tillë kur kjo nuk kërkohet nga OSBE-ODIHR? Duan të marrin në mënyrë artificiale pushtetin. Duhet të garantohet barazia e votës dhe përfaqësimi në Parlament; duhet të ndalohet tregtimi i mandateve, është shkatërrues i demokracisë?, u shpreh Alimadhi. /Sot
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dëgjuan dje raportin e K...
Partia Demokratike ka reaguar për lejen e ndërtimit për Miha...
Fatos Lubonja ka bërë një shkrim për atë që po ndodh me “Lag...
Presidenti Bujar Nishani priti sot paradite një delegacion t...
Partitë politike joparlamentare vendosën sot të instituciona...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
– Mbërrin në Kuvend projektligji ‘për trajtimin e pronës dhe...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të refuzojë makin...
Koalicioni i majtë, formacioni politik i 1 milion shqiptarëv...
Kryeministri Edi Rama është nën përgjim. Ish-kryeministri Sa...
Deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Kuvend se ndonës...
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate të ashpër...
Gara dhe procedura e Kuvendit për ngritjen e komisionit që d...
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e takime...
Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike, ka akuzuar m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në rezidencën...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e avokatit të depute...
Gjykata Kushtetuese shqyrton të mërkurën (ora 10:00) kërkesë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...