Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të refuzojë makinat luksoze që qeveria do t?ia japë institucionit të Presidentit.
Në një intervistë në ?Top Story? me gazetarin Sokol Balla, kreu i shtetit tha se kostoja e mirëmbajtjes së dy makinave është sa dhjetëfishi i shumës që harxhon sot për mirëmbajtjen e dy makinave të reja.
Duke folur për reformën në drejtësi, Nishani tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm.
Ju në letrën tuaj dërguar Komisionit të Venecias për draftin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi merreni me procedurën sesa me thelbin. Çfarë nuk shkon sot me drejtësinë, zoti President, dhe çfarë mund të bëhet?
Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s?mund të bëhet me thirrje dhe deklarata. Jam plotësisht dakord që kemi nevojë për një reformë shumë të thellë, por me propozimet që janë bërë nga komisioni i posaçëm, bëhet zhbërja e drejtësisë, mbyllja e sistemit të drejtësisë dhe kthim të tij në pjesë të administratës publike. Së pari, në mënyrë ultimative kërkohet që në Kushtetutë të vendoset një nen që ligjet që do miratohen nga Kuvendi të mos shpallen antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.
Të gjitha?
Po, që të gjitha ligjet që do të miratohen nga kjo paketë. Çdo produkt që do të ketë ky parlament të mos shpallet antikushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Mbaj përgjegjësi për këto që them. Kushtetuta aktuale ia njeh të drejtën që të çosh në Gjykatën Kushtetuese edhe një nen që miratohet me referendum. Nëse një nen i ri kushtetues që do të miratohet, bie ndesh me një nen tjetër ekzistues të kushtetutës, nuk do të jepet mundësia se cili nga të dy është antikushtetues. Po e fusim në një konflikt të madh Kushtetutën e vendit.
Po ekspertët e huaj janë dakord me këtë?
Një pjesë e tyre po, sepse kanë marrë shpjegimin se është zgjedhje e politikës ky formulim. Së dyti, kërkohet që të ndalohet me Kushtetutë krijimi i gjykatave speciale. Nëse miratohet kjo, Gjykata e Krimeve të Rënda del jashtë funksioni, sepse është gjykatë speciale. U interesova se cila është arsyeja që duhet ta vendosim këtë ndalim në Kushtetutë?! Shpjegimi ishte që të mos ketë një gjykatë në të ardhmen që të hetojë krimet e komunizmit. Kjo për mua është e papranueshme. Nëse Shqipëria nuk heton krimet e kohës së komunizmit, për ata që kanë tejkaluar ligjet e kohës, duhen hetuar dhe dënuar. Në të kundërt Shqipëria nuk do të ketë paqe sociale. Së treti, kërkohet që të pezullohen 8 nene të Kushtetutës, që parashikojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, të pezullohen deri në një masë të caktuar. E dini kur pezullohen liritë dhe të drejtat e njeriut, vetëm në rast lufte.
Pse është bërë kjo?
Sepse kërkohet të bëhet një proces vetingu për prokurorët dhe gjyqtarët. Parashikohet të ngrihet një Komision Disiplinor, i cili do t?u trokasë nëpër apartamente njerëzve dhe t?i pyesë se çfarë mendimi keni për iks gjyqtar. Nëse mblidhen të dhëna që ky gjyqtar nuk është i mirë, korrekt, merr para, por pa e provuar këtë me fakte, atëherë ky komision ka të drejta ekskluzive që ta shkarkojë gjyqtarin. Ne sot i garantojmë kriminelit më të madh që ka vrarë njerëz, të drejtën e gjykimit në të tria shkallët e gjyqësorit e deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Gjyqtari që ky komision ka vendosur ta përzërë nga sistemi, i mohohet e drejta që të shkojë dhe ta ankimojë në gjykatë këtë vendim. Kjo është e papranueshme për mua.
A po merren modelet më të mira në reformat apo nismat e qeverisë?
Po marr një shembull shumë të thjeshtë. Një nga çështjet që po diskutohet sot për mënyrën se si po përdoren fondet publike është edhe ajo e marrjes së makinave të reja për institucionet, ku është vendosur që institucionit të Presidentit do t?i jepen edhe dy makina.
Ju do t?i refuzoni?
Unë gjej rastin që ta falënderoj sinqerisht Kryeministrin që ka menduar të ndihmojë institucionin e Presidentit të Republikës me këtë infrastrukturë lëvizëse. Por Presidenca nuk mund t?i marrë dhe nuk do t?i marrë sepse nuk kemi mundësi për t?i mbajtur. Sot ne si Presidencë shpenzojmë 10 milionë lekë të vjetra në vit për mirëmbajtjen e 3 makinave, që shkon në rreth 3 milionë për një makinë në vit. Na kërkohet që të paguajmë 110 milionë lekë për dy makina. Ne nuk i kemi këto para. Por edhe nëse qeveria do të jetë e gatshme dhe bujare që të na i japë këto para, ne do të preferonim që këto para të na i jepte për gjëra më të nevojshme. Prandaj ne nuk mund t?i marrim ato dhe nuk do t?i marrim.
Atëherë, mund të themi se Nishani refuzon ?Jaguar?-ët e Ramës??
Nuk është parashikuar për Presidentin dhe nivelet e larta ?Jaguar?-i, por ?Mercedes?- i. Por kjo nuk ka rëndësi, unë po e adresoj këtë për standardin./Panorama
Koalicioni i majtë, formacioni politik i 1 milion shqiptarëv...
Kryeministri Edi Rama është nën përgjim. Ish-kryeministri Sa...
Deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Partinë Socialiste ...
Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten në Kuvend se ndonës...
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate të ashpër...
Gara dhe procedura e Kuvendit për ngritjen e komisionit që d...
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e takime...
Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike, ka akuzuar m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në rezidencën...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e avokatit të depute...
Gjykata Kushtetuese shqyrton të mërkurën (ora 10:00) kërkesë...
Kryeministri Edi Rama shkrin 36 degët e Partisë Socialiste n...
Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Progra...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA u prit...
Zhvillim historik e ka cilësuar kryeministri Edi Rama nënshk...
Aleanca KuqeZi shprehet kundër pranimit të pakufizuar të mij...
Menjëherë pasi Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim As...
Dy kanë qënë pikat e nxehta që kanë ngjallur debat në mbledh...
Deklarata e plotë e Gent Strazimimirit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...