Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Gara dhe procedura e Kuvendit për ngritjen e komisionit që do të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit janë në prag dështimi. Kandidatët për anëtarë të komisionit që do të zbulojë spiunët e Sigurimit të Shtetit, janë me të shkuar të dyshimtë. Një kandidat është përjashtuar nga Kuvendi për shkak të lidhjeve me Sigurimin e Shtetit, ndërsa një tjetër është vetëlarguar në mënyrë të dyshimtë. Kandidatët e tjerë janë të pabesueshëm për të marrë në dorë sekretet që ndryjnë brenda dosjet e Sigurimit të Shtetit. Përpos kandidates së propozuar nga qeveria ?Rama? dhe kandidatit Altin Hoxha, punonjës i SHISH, asnjë prej kandidatëve të tjerë nuk janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK). Ky shqetësim u ngrit dje në Komisionin parlamentar të Ligjeve, të cilit iu përcoll nga Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut një raport me të dhënat e secilit prej kandidatëve.
Duke qenë se kërkesat për certifikata sigurie bëhen vetëm nga institucionet, 11 kandidatë nuk e kanë marrë atë. Shqetësimi i deputetëve dje ishte se nuk mund të bëhet verifikimi i pastërtisë së figurës së tyre. ?Në këto kushte, ne nuk jemi në gjendje për të përcaktuar pastërtinë e të gjithë kandidatëve, me përjashtim të zonjës Genta Sula që e kishte certifikatën e sigurisë dhe të zotit Altin Hoxha që punon në SHISH, personat e tjerë nuk e kanë. Duhet të diskutojmë nëse duhet të kërkojmë certifikatën. Të garantohemi fillimisht për pastërtinë e figurës dhe më pas t?ia dërgojmë seancës?, tha ajo dje deputetja Vasilika Hysi.
Eliminohen dy kandidatura
Dy prej kandidatëve për anëtarë të Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit të Shtetit janë përjashtuar dje nga gara. Bëhet fjalë për kandidatët: Haqif Gjana dhe Drita Avdyli. Zoti Gjana u skualifikua për shkak se nga verifikimet e bëra nga deputetët, ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Duke qenë se në ligj ndalohet që punonjësit e Sigurimit të jenë pjesë e Autoritetit, ai u përjashtua. ?U paraqit dhe një kandidaturë. Haqif Hysni Gjana, i cili kishte mbaruar Shkollën e Bashkuar dhe i diplomuar si inxhinier mekanik. Por nga verifikimi i monitorimit nga institucionet e pavarura, por dhe nga verifikimi që bëmë ne, rezultonte se ai kishte shërbyer në arkivën tepër sekrete të punonjësve të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Për këtë arsye ka pengesë ligjore dhe nuk mund të kandidojë?, deklaroi deputetja Vasilika Hysi.
Një tjetër kandidaturë që u përjashtua, ishte zonja Drita Avdyli. Shkak për këtë gjë u bë se ajo nuk u paraqit në seancë dëgjimore që zhvilloi Kuvendi me kandidatët. ?Në seancë dëgjimore zonja nuk u paraqit. Nga kontakti që patën në telefon shërbimet parlamentare, rezultoi që ishte me shërbim për arsye punë. Nënkomisioni me vendim vendosi mbajtjen e një tjetër seance dëgjimore më datë 20.10.2015. Më datën 20 tetor nënkomisioni u mblodh për të dëgjuar kandidaturën e zonjës Drita Avdyli, e cila nuk u paraqit. Në këto kushte nënkomisioni vendosi të skualifikojë kandidaturën?, tha deputetja Hysi. Në total tani mbeten 11 kandidatë, ndërkohë që kandidatura e propozuar nga qeveria, Gentiana Sula, është miratuar më herët. SOT
Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e takime...
Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike, ka akuzuar m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në rezidencën...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e avokatit të depute...
Gjykata Kushtetuese shqyrton të mërkurën (ora 10:00) kërkesë...
Kryeministri Edi Rama shkrin 36 degët e Partisë Socialiste n...
Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Progra...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA u prit...
Zhvillim historik e ka cilësuar kryeministri Edi Rama nënshk...
Aleanca KuqeZi shprehet kundër pranimit të pakufizuar të mij...
Menjëherë pasi Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim As...
Dy kanë qënë pikat e nxehta që kanë ngjallur debat në mbledh...
Deklarata e plotë e Gent Strazimimirit...
Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini, ka zbuluar marrëveshjen që ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon ashpër Ministrinë e Kul...
Ndryshimet në Kodin Penal për ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj...
Kryeministri Edi Rama ka larguar deputetin Pjerin Ndreun nga...
Siç po ndodh në të gjithë vendin ose të pkatën në qytetet e ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...