PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Ndryshimet në Kodin Penal për ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj kontrabandës dhe informalitetit kanë krijuar debat në Grupin Parlamentar socialist.
?Panorama? shkruan sot se deputetët socialistë i kanë kërkuar kreut të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, që vota e tyre të jetë e unifikuar me LSI në seancën plenare të votimit për këto ndryshime. Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, i kërkoi Ruçit që të shihet mirë ky ligj pasi ka marrë edhe shqetësime të deputetëve për ashpërsimin e tij.
Edhe pse është shprehur se ndëshkime të ashpra për kontrabandën ka në shumë vende europiane, Braçe ka këmbëngulur te një unifikim i votës, për shkak edhe se kodet kërkojnë 84 vota në Parlament.
Nga ana e tij, kryetari i Grupit socialist, Ruçi, ka siguruar deputetët se pasi të kenë mbaruar të gjitha diskutimet dhe konsultimet në komisionet parlamentare, do të zhvillohet një mbledhje e zgjeruar e Grupit Parlamentar ku ministrat e linjës do të sqarojnë ndryshimet që do të pësojë Kodi Penal pas propozimeve dhe amendimeve që do t?i bëhen draftit.
?Edhe ky projektligj, pasi të përfundojë diskutimin në komisionet parlamentare, konsultimin me grupet e interesit, si dhe konsultimin mes Komisionit të Ekonomisë dhe atij të Ligjeve, do të diskutohet dhe në Grupin Parlamentar. Do të kemi këtu ministrat që të na informojnë se çfarë ka ndryshuar në projektligj, si ishte, si është bërë dhe çfarë efektesh ka çdo ndryshim në ekonominë dhe në klimën me biznesin. Kjo do t?i takojë një mbledhjeje tjetër të Grupit tonë Parlamentar, pasi të kenë kaluar të gjitha këto faza?, mësohet të ketë thënë para deputetëve kryetari i Grupit Parlamentar Ruçi.
KRITIKAT
Burime nga Partia Socialiste pohojnë se disa deputetë socialistë nuk janë dakord me burgosjen e biznesmenëve, në rast se ata do të kapen në shkelje të ligjit sa i takon kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Këto qëndrime që ata presin t?i bëjnë dhe publike në mbledhjet e ardhshme të Grupit Parlamentar duket se kanë dalë nga konsultimet me shoqatat e biznesit, të cilat e kanë cilësuar shumë të ashpër këtë draft. Vetë deputetët shprehen se masat ndëshkimore deri dhe me burg do të shtojnë korrupsionin në institucionet tatimore, doganore, por dhe ato ligjzbatuese.
Ndërkohë dy deputetë të LSIsë, që vijnë nga bota e biznesit, Përparim Spahiu dhe Gjovalin Kadeli, shprehen se masat shtrënguese nuk zgjidhin problemin, mbytin biznesin dhe nxisin korrupsionin. ?Këto masa për mendimin tim janë më tepër se duhet shtrënguese dhe kam përshtypjen se nuk i japin biznesit mundësinë e duhur për t?u ringritur në një situatë krize globale që ka mbërthyer gjithë Europën?, është shprehur anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Kadeli.
Nga ana e tij, Spahiu është shprehur se masat shtrënguese nuk kanë eficiencë. ?Në tërësi shtrëngimi i një mase ndëshkuese, aq më tepër kriminalizimi i saj, janë masa që nuk sugjerojnë eficiencë. Rregulli i pashkruar, por funksional, që vepron në këto raste është se sa më i ashpër të jetë dënimi, aq më i madh është korrupsioni. Pra eficienca është 0?, është shprehur Spahiu.
Kryeministri Edi Rama ka larguar deputetin Pjerin Ndreun nga...
Siç po ndodh në të gjithë vendin ose të pkatën në qytetet e ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Ashtu siç pritej, Eduart Ndocaj do të jetë deputeti më i ri ...
Nëpërmjet deputetes Liliana Elmazi, Partia Demokratike ka ak...
Prej disa ditësh kjo është tema kryesore e diskutimeve në po...
Deputeti I Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka sulmuar ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në një intervistë dhënë për g...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me ...
Kryetari I grupit parlamentar I Partisë Demokratike, Edi Pa...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, do të marrë pjesë në Konfe...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mendon së ndryshime...
Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet një deklarate për...
‘Amnesty International’ është treguar tejet e ashpër sot me ...
Tirana zyrtare ka dënuar sulmin e sotëm terrorist të ndodhur...
Deklarata për mediat e deputetit, Asllan DogjaniKrimi në ven...
Deklarata për mediat e deputetes së Partisë Demokratike, Alb...
Dy ditë para ndeshjes me Armeninë kryeministri Rama fton qyt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të premte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...