Tiranë/ Prezantohet programi i bashkëpunimit Shqipëri-KiE për vitet 2015-2017
Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Progra...
Kryeministri Edi Rama shkrin 36 degët e Partisë Socialiste në 36 rrethet e vendit. Ky vendim largon automatikisht 36 kryetarët e degëve të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve janë deputetë, ministra, drejtorë etj. Përmbysja e madhe vjen në kuadër të sfidës së zgjedhjeve të 2017, përshtatjes me ndarjen e re administrative-territoriale dhe vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS për reformimin e partisë. Të gjithë krerët e degëve të Partisë Socialiste në Shqipëri, për një periudhë tranzitore, janë zëvendësuar me gjashtë koordinatorët e gjashtë rajoneve, të cilët janë ngarkuar nga shefi i qeverisë për zbatimin e detyrave të lëna në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, duke nisur që nga zgjedhjet në strukturat e PS, analizën e rezultatit, ndryshimet statutore, shtimin e anëtarësisë etj.
Ndërkaq, të gjitha këto lëvizje kanë një arsye madhore, që lidhet me rezultatin në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Dominimi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit lokale konsiderohet si një fitore e helmët dhe sinjal i fortë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PS fitoi shumicën e bashkive dhe këshillave, për shkak të aleancës me LSI, por mori 300 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2013. Në këtë kuadër, Edi Rama ka vendosur t?i kthejë sytë nga strukturat e partisë, nga buron fitimi, mbajtja dhe riciklimi i pushtetit në Shqipëri. Ndaj dhe vendimi i parë parashikon kryetarë të degëve të PS me kohë të plotë dhe të përkushtuar maksimalisht, duke e bërë këtë detyrë të papajtueshme me asnjë funksion tjetër shtetëror. Kryetarët e rinj të degëve të Partisë Socialiste do të jenë me pagë dhe ndalohen të ushtrojnë çdo funksion tjetër. Pas shkrirjes së 36 degëve, Partia Socialiste pritet të strukturohet në 61 degë, të cilat përkojnë me 61 njësitë vendore.
Ikën Saimir Tahiri
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk do të jetë më kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Tahiri mund të garojë për këtë post vetëm nëse jep dorëheqjen nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Kryeministri Edi Rama, me anë të një vendimi të Asamblesë Kombëtare, ka zhveshur ministrin Tahiri nga të gjithë funksionet partiake. Ky vendim është përgjithësues, pra i shtrin efektet në të gjitha degët e PS, por posti i kreut të PS së Tiranës, sigurisht që është një pushtet i rëndësishëm që i hiqet ministrit Tahiri. Përpos ministrit Tahiri, nga drejtimi i degëve të Partisë Socialiste largohen edhe pesë deputetë socialistë. Po ashtu, largohen automatikisht të gjithë krerët e degëve aktuale, të cilët mbajnë poste drejtorësh apo pozicione të tjera në piramidën e administratës publike.
Koordinatorët
Gjashtë koordinatorët e Edi Ramës po krijojnë një hulli të re konflikti në Partisë Socialiste. Të gjitha takimet e Ditmir Bushatit dhe Lindita Nikollës, në Veri të vendit, janë karakterizuar nga debate dhe përplasje të forta. Shkaku është gjithnjë i njëjtë; Punësimet. Baza akuzon ministrat, drejtorët dhe deputetët për ndarje të padrejtë të pushtetit me aleatin kryesor si dhe për mbajtjen në punë të kamikazëve të PD. Nga ana tjetër, shfajësimet dhe alibitë e qendrës janë të njëjta. Ndërkaq, Koço Kokëdhia po humbet gradualisht kontrollin mbi strukturat e PS në Jug të vendit. Kokëdhima konsiderohet edhe si vetmitari i madh i këtij aksioni politik. Kokëdhima është bojkotuar në bllok nga të gjithë deputetët e Jugut të Vendit. Po ashtu, strukturat dhe drejtuesit e PS në nivel lokal kanë një alergji të pazakontë ndaj superdeputetit. Deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës janë në një armiqësi të heshtur me Koço Kokëdhimën. Dihet tashmë se, edhe raportet mes grupit parlamentar socialist dhe qeverisë janë problematike. Teksa kërkesat e tërthorta për ndryshimin e qeverisë bien në veshin e shurdhër, grupit parlamentar socialist pret me ankth rrëzimin e ndonjë ministri nga korrupsioni. Vetë kryeministri, publikisht flet vetëm për harmoni dhe fushë me lule, por në prapaskenë, deputetëve u kërkon të mos flasin keq për ministrat, ndërsa ministrave u dërgon letra kërcënuese.
Përplasja në PS
Në Partinë Socialiste ka pasur një përplasje mes linjave sa i takon rezultatit negativ në disa njësi vendore në zgjedhjet e 21 Qershorit 2015. Deputetët e Partisë Socialiste dhe krerët e partisë në rrethe, në raportet për humbjen, kanë identifikuar kandidatët e dobët dhe të pakonsultuar si një ndër arsyet e humbjes. Arsye të tjera kanë renditur braktisjen e bazës, mbajtjen e njerëzve të PD në punë, arrogancën e ministrave etj. Nga ana tjetër, kanë reaguar kandidatët, të cilët kanë akuzuar deputetët se nuk janë angazhuar maksimalisht në zgjedhje. Ndërkaq, nën akuzë për rezultatin e dobët në disa njësi janë vënë edhe drejtorët kryesor të PS. Ka pasur edhe nga ata që problemin e kanë parë tek LSI. /Sot
Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi sot në Tiranë Progra...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA u prit...
Zhvillim historik e ka cilësuar kryeministri Edi Rama nënshk...
Aleanca KuqeZi shprehet kundër pranimit të pakufizuar të mij...
Menjëherë pasi Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim As...
Dy kanë qënë pikat e nxehta që kanë ngjallur debat në mbledh...
Deklarata e plotë e Gent Strazimimirit...
Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini, ka zbuluar marrëveshjen që ...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon ashpër Ministrinë e Kul...
Ndryshimet në Kodin Penal për ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj...
Kryeministri Edi Rama ka larguar deputetin Pjerin Ndreun nga...
Siç po ndodh në të gjithë vendin ose të pkatën në qytetet e ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Ashtu siç pritej, Eduart Ndocaj do të jetë deputeti më i ri ...
Nëpërmjet deputetes Liliana Elmazi, Partia Demokratike ka ak...
Prej disa ditësh kjo është tema kryesore e diskutimeve në po...
Deputeti I Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka sulmuar ...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në një intervistë dhënë për g...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...