web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleatët braktisin Edi Ramën/ Kërkojnë pakt me Ilir Metën, kryeministri shkeli dy marrëveshje

30 Tetor 2015, 07:44, Politikë CNA

Koalicioni i majtë, formacioni politik i 1 milion shqiptarëve, po kalon një krizë të brendshme, ndoshta me pasoja në zgjedhjet parlamentare të 2017. Konflikti është kompleks dhe shumëdimensional, me epiqendër Partinë Socialiste. Së pari, mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka një mungesë të thellë besimi, ka luftë të ftohtë dhe plane dashakeqe. Së dyti, Edi Rama ka prishur defakto marrëveshjen me aleatët e rinj, demokristianët dhe çamët, të cilët kanë 6-7 vota në Parlament. Së treti, Edi Rama ka shkelur për herë të dytë marrëveshjen me gati 35 parti aleate, të cilat kontribuan me mbi 100 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 2013, vota të cilat kanë prodhuar mbi 10 mandate për Partinë Socialiste. Në këto kushte, Edi Rama mund të mos jetë kryeministër pas 2017 edhe nëse e majta shqiptare i fiton bindshëm zgjedhjet, siç edhe ka gjasa të ndodhë. Kryeministri Edi Rama ka shkelur dhe sfiduar dy marrëveshje me të paktën 28 aleatë, ndërsa gjasat për të firmosur një marrëveshje të tretë, për llogari të zgjedhjeve të 2017, janë fare të pakta, pasi do të ishte zgjatim i një mashtrimi të trashë politik. Edi Rama, me anë të Taulant Ballës, para zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, u kërkoi ndjesë të thellë aleatëve, ndërsa bëri një autokritikë të fortë për shkeljen e marrëveshjes së 2013. Rama kërkoi një tjetër marrëveshje për zgjedhjet lokale, duke u përbetuar se do ta zbatonte. Por, pas përfundimit të zgjedhjeve, Rama përsëriti pabesinë e parë. Dhe reagimi i aleatëve ka ardhur. Teksa partitë e mëdha kanë nisur të bëjnë llogaritë për zgjedhjet e 2017, 28 aleatë të Partisë Socialiste kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëveshje të tretë me Edi Ramën. Disa prej krerëve të partive aleate, pohuan se janë të gatshëm të firmosin një marrëveshje të re me Ilir Metën, me argumentin se ky i fundit, e mban fjalën dhe se kur thotë ?Po?, është ?Po?. Krerët e disa partive aleate, pjesë e koalicionit të PS, kanë paralajmëruar mundësinë e një pakti me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo lëvizje, nëse jetësohet në praktikë, mund të dobësojë pozitat e Edi Ramës në 2017.

Zef Bushati

Kryetari i Aleancës së Partisë Demokristiane, Zef Bushati, tha dje se PS ka shkelur marrëveshjen, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë e një pakti me LSI. Megjithatë, Bushati vë theksin edhe te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për të përcaktuar rregulla të barabarta loje për të gjitha partitë politike. ?Rama nuk ka mbajtur premtimin. Nuk zbaton asnjë marrëveshje. Ne nuk firmosim pakt të tretë me të. Ne jemi të hapur për një marrëveshje me LSI, me parti serioze. Por, më e rëndësishme se marrëveshja është ndryshimi i Kodi Zgjedhor. Duhet të vendosim rregulla të barabarta loje në zgjedhje. Nuk është e pranueshme dhe për më tepër është antidemokratike, që të kemi një sistem zgjedhor që e parapërgatiti Ramiz Alia?, u shpreh Bushati. Zef Bushati akuzon dy partitë politike për vjedhje votash, duke theksuar se PD dhe PS nuk mund të përgatisin procesin zgjedhor pasi janë në konflikt interesi me votën. ?Nuk mund të shkohet në zgjedhje herë me PD dhe herë me PS, por shkohet si rezultat i Kodit Zgjedhor. Duhet të hiqet konflikti i interesit nga Kodi Zgjedhor. Janë këto dy parti që po menaxhojnë gjithë procesin zgjedhor. PD-PS kanë interesa për të marrë vota. Si mund të jenë këto dy parti që të vendosin rregullat e lojës?! Ata që vjedhin votat nuk mund të menaxhojnë procesin?, u shpreh Bushati.

Partitë me të cilat PS nuk zbatoi marrëveshjen parazgjedhore

1. Partia Demokracia Sociale 20.064; 1,28 %

2. Aleanca Demokratike 11.392; 0,73 %

3. Partia e Gjelbër 10.221; 0,65 %

4. Partia Unitetit Kombëtar 10.078; 0,64 %

5. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 9.008; 0,58 %

6. Partia Ligj dhe Drejtësi 8.670; 0,55 %

7. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 7.953; 0,51 %

8. Partia Ardhmëria Shqiptare 7.314; 0,47 %

9. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 7.132; 0,46 %

10. Partia Forca Rinia 5.947; 0,38 %

11. Partia Demokracia e Re Europiane 5.521; 0,35 %

12. Partia Shqiptare Atdheu 5.162; 0,33 %

13. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 4.813; 0,31%

14. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 4.664; 0,30 %

15. Partia Socialpunëtore Shqiptare 4.622; 0,30 %

16. Partia Komuniste e Shqipërisë 4.077; 0,26 %

17. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 3.990; 0,26%

18. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 3.957; 0,25%

19. Partia Rruga e Lirisë 3.919; 0,25%

20. Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë 3.759; 0,24%

21. Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 3.647; 0,23%

22. Partia e të Drejtave të Mohuara 3.443; 0,22%

23. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane 3.271; 0,21%

24. Partia e Punës e Shqipërisë 2.795; 0,18%

25. Partia e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë 2.676; 0,17%

26. Partia e Pajtimit Kombëtar 2.526; 0,16%

27. Partia e Çështjeve Shqiptare 2.463; 0,16%

28. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori 969; 0,06%





Lajmet e fundit nga