PD: Televizioni Klan në shërbim të qeverisë
Partia Demokratike ka akuzuar televizionin Klan se është në ...
Sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti është ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë, disa muaj pas shpalljes në kërkim.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Becchetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.
Bëhet e ditur se sipërmarrësi italian, pas ndalimit, është paraqitur përpara një gjykate angleze, ku i është komunikuar urdhrarresti ndërkombëtar i lëshuar në ngarkim të tij.
Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime thonë se, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e tij në drejtim të Shqipërisë, ku është i dyshuar për një sërë veprash penale, që lidhen me bizneset e tij.
Të njëjtat burime pohojnë se, në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.
Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e ?vjedhjes duke shpërdoruar detyrën?, ?krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave? dhe për ?pastrim parash?.
Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit.
Gjithçka ka nisur pas një hetimi të gjatë të policisë, dosja e së cilës më pas i është kaluar Prokurorisë, që në qershor ka sekuestruar – pas lejes së dhënë nga gjykata, – 60% të aksioneve të shoqërisë ?AgonSet?; shoqëritë ?Energji?, ?Cable System?, ?400KV?, ?Fuqi?; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.
Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Becchetti, koncesionarja ?KGE? dhe ajo ?Energji?.
/ Top Channel
Partia Demokratike ka akuzuar televizionin Klan se është në ...
Eurodeputeti Gianni Pittella ka marrë ditën e sotme “Çelësin...
Zyra e shtypit e Parlamentit, ka fshehur takimin e Ilir Metë...
Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi ka reaguar pas akuzav...
Policia e Tiranës ka arrestuar dy efektivë blu, pas arratisj...
Zëri i Amerikës bën me dije se Shtetet e Bashkuara, i kanë b...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri Rama ka obsesionin që të s...
Studentët kanë vazhduar protestat e tyre.Dje, ata goditën me...
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka bërë një shkrim në lidh...
Duke distancuar Lëvizjen “Për Universitetin” dhe aksionin e ...
Qeveria shqiptare i ka ofruar kompanisë gjermane, që ka eksk...
Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë ka dërguar për gjyk...
Policia ka arrestuar katër persona në Leskovik, pasi i janë ...
Deputeti i PS-së, Alfred Peza akuzoi kreun e PD-së, Lulzim B...
Erion Braçe ka reaguar në lidhje me sulmin me vezë ndaj krye...
Ndryshon raporti i shumicës së këshilltarëve të Këshillit Ba...
Edvin Kulluri, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD në intervis...
Paraditen e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për Sokol...
Një video e realizuar më 23 tetor shfaq momentin kur një gru...
Norvegjia rezulton shteti më me prosperitet për të shtatin v...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...