web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e Berishës/ Artur Bushi: Sendet personale m’i vodhën para një muaji

3 Nëntor 2015, 17:45, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi ka reaguar pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se dy prostituta i kanë marrë pistoletën dhe vulën.

Bushi bën me dije se e ka denoncuar humbjen e sendeve personale para një muaji, ndërsa shton Saliu dhe Ristani vijojnë vazhdën e trillimeve super banale.

“Saliu dhe Ristani vijojnë vazhdën e trillimeve super banale dhe sajimeve. Për politizimin dhe shpifjen e këtyre nuk habitem fare. Jam në krye të detyrës, përgjigja për PD është humbje kohe. Humbjen e sendeve personale e kam denoncuar para një muaji. Denoncimin e bëra pranë organeve kompetente”, ka deklaruar kryebashkiaku Bushi.





Lajmet e fundit nga