web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta fsheh takimin me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit

3 Nëntor 2015, 18:17, Aktualitet CNA

Zyra e shtypit e Parlamentit, ka fshehur takimin e Ilir Metës me Zv/Drejtorin e Zyrës për Evropën Lindore, Ian Campbell.

Lajmi për takimin e kryer në 30 Tetor, u publikua ditën e sotme nga Zëri i Amerikës, por në asnjë nga njoftimet në faqen zyrtare të Parlementit nuk publikohet asgjë nga këto takime.

Përveç faktit që Ilir Meta e ka fshehur këtë takim, mësohet se Campbell i ka bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe gjithë udhëheqësve politikë të intensifikojnë përpjekjet për miratimin e reformës në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për miratimin e ligjeve për dekriminalizimin e parlamentit.

Nuk dihet nëse mospublikimi i njoftimit për këtë takim ka ndodhur për shkak të një neglizhence nga stafi i kryeparlamentarit Meta, apo diçka tjetër fshihet pas kësaj./citynews





Lajmet e fundit nga