Gjermani/ Vazhdojnë mosmarrëveshjet brenda koalicionit në pushtet për çështjen e imigrantëve
Diskutimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda koalicioni...
Vala e refugjatëve ka shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani. Po a mund të dështojë ky koalicion prej krizës së refugjatëve?
Në Gjermani këto ditë ka shumë spekulime në lidhje me një dështim të koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD. Parë me një farë distance, situata është sikurse e përshkruan komentatori i gazetës polake “Gazeta Wyborcza”: “Kancelarja Merkel nuk mund t’i zhbëjë frikërat se gjermanët do të bëhen të huaj në vendin e tyre. Ndërkohë që nga një kancelare e partisë CDU pritet ngurtësi, forcim i kufijve dhe luftë për ruajtjen e identitetit gjerman”. Pikërisht këtë dëshiron kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, landit që po mban barrën kryesore të refugjatëve.” Pjesë të bazës së partisë e akuzojnë kancelaren se ka tradhtuar parimet e demokristianëve.
Qindra-mijëra refugjatë kanë shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeveritar. Deputetët shikojnë në zonat e tyre elektorale se ka vështirësi për strehimin e refugjatëve. Kjo ndikoi edhe në takimin e fundit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së ku pati edhe protestë të hapur. Të martën e ardhshme do të zhvillohet një takim tjetër dhe thuhet se ka kërkesa që ta detyrojnë Merkelin t’i japë fund politikës së kufijve të hapur.
Pse bën presion partia bavareze CSU
Të dielën zhvillohet takimi i kryetarëve të partive, pra Angela Merkel, Horst Seehofer (CSU) und Sigmar Gabriel (SPD). Nga Bavaria kanë ardhur sinjale se CSU do të tërheqë ministrat nga koalicioni. Mosmarrëveshje mes CSU dhe CDU ka pasur gjithmonë. Por tani kryetari i CSU-së, Horst Seehofer, po përdor fjalorin e populistëve të djathtë se ka frikë se elektorati i tij mund të kalojë te partia populiste e djathtë AfD.
Bavaria po e përjeton rrymën e refugjatëve drejtpërdrejt, sepse shumica e refugjatëve hyjnë në Gjermani përmes kufirit Austri-Bavari. Bavaria është e organizuar mjaft mirë, por dalëngadalë ajo po arrin në limitet e saj, tha Gerda Hasselfeldt kryetarja e grupit të CSU-së në parlament
Politika për azilin – shumë probleme
Në fakt Merkeli arriti gjatë javëve të fundit forcimin e ligjit për azilin që ishte diskutuar për mjaft kohë, por që deri tani i mungonte shumica politike. Shumica e ligjit e ka origjinën tek CSU-ja.
Megjithatë në Gjermani vazhdojnë të vijnë refugjatë. Tani po diskutohet për zona tranziti në kufi për seleksionimin e refugjatëve. Kjo do ta lehtësonte Bavarinë. Por SPD nuk është e bindur për këtë dhe kërkon një paketë investimesh ose ligj për lejimin e imigrimit.
A do të shprehet kancelarja Merkel për mbylljen e kufijve dhe kufizim të numrit të refugjatëve? Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se ka ende nevojë për bisedime. Javën e ardhshme do të zhvillohen bisedime me përfaqëues të landeve dhe të komunave. Aty mund të diskutohet edhe për vënien në jete të vendimeve të së dielës./DW
Diskutimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda koalicioni...
Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip ...
Disa fjalë të improvizuara e bënë të futej në histori.Günter...
Partia islamo-konservatore e presidentit turk, Recep Tayyip ...
Drejtuesit koreano-jugor, kinez dhe japonez lanë mënjanë riv...
Disa punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) j...
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në Tetovë, duke ...
Të paktën 11 imigrantë, dy prej të cilëve fëmijë dhe katër t...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Tetovë.Si pasojë ...
Zjarrfikësit në Hjuston kanë thënë se kanë pasur më shumë se...
Në prokurorinë e shtetit thuhet se kutia e zezë përmban bise...
Nga autoritetet është thënë se shoferi i kamionit-frigorifer...
Vala e refugjatëve ka shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në ...
Rreth 130 imigrantë u zbuluan sot në një kamion frigoriferik...
Të paktën 70 persona u vranë dhe 550 të tjerë u plagosën dje...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka shprehur ngus...
Mbi 1 mijë studentëve nga Kosova të cilët janë diplomuar në ...
Fushata zgjedhore përfundoi sot në Turqi një ditë para zgjed...
Autoritetet ruse kanë hapur një muze të ri në Moskë kushtuar...
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se nuk do të lejojnë ema...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...