Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Dy vjet më vonë,pak vëzhgues besojnë që kontrolli i legjislativit ndaj pushtetit të qeverisë është forcuar; por megjithatë afërsisht 20 për qind e të zgjedhurve të popullit në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit 2013 janë larguar nga Kuvendi.
Të dhënat e mbledhura nga BIRN tregojnë se28 deputetë kanë dhënë dorëheqjen, mes të cilëve 17 janë ministra të kabinetit ?Rama?. Zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë solli një fluks të ri dorëheqjesh dhe telashe shtesë për kreun e ekzekutivit me deputetët e rinj.
Përgjatë dy viteve, mazhoranca humbi deputetin Arben Ndoka, i cili e siguroi me vështirësi mandatin e tij falë dorëheqjeve të Mimi Kodhelit, qëu emërua në postin e ministres së Mbrojtjes dhe dy grave të tjera në listën e qarkut të Lezhës.
Ndoka u detyrua gjithashtu të japë dorëheqjen,pasi u vendos në qendër të akuzave të opozitës për shkak të publikimit të vendimit se ai ishte dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Dy deputetë të tjerë të mazhorancës, Mark Frroku dhe Armando Prenga ndodhen nën arrest, ndërkohë që vazhdimësia e mandatit të tyre pritet të përcaktohet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Mark Frroku, ish aleat i kryeministrit Rama është arrestuar për llogari të drejtësisë belge, pas akuzave të përfshirjes së tij në një vrasje në vitin 1999.
Në të njëjtat rrethana, legjislativi do të përballet edhe me rastin Prenga, i cili është arrestuar pasi akuzohet se qëlloi një shtetas me armë. Ekspertët thonë se rasti ?Frroku? do të shërbejë si precedent edhe për rastin Prenga.
Studiues të politikës besojnë se vendimi për ndarjen e mandateve ishte një akt simolik, që në realitet dha efektin e kundërt. Kreu i Institutit të Studimeve Strategjike, Afrim Krasniqi mendon se ky vendim i kryeministrit Rama dobësoi dukshëm pozitën e ministrave dhe futi në parlament personazhe të dorës së dytë, pa peshë në jetën parlamentare dhe atë publike të vendit.
?Shumica e tyre janë anonimë, pa identitet politik dhe rezultat i rastësisë,? argumenton Krasniqi.
Ai mendon gjithashtu se eksperimenti dështoi të prodhonte-siç u premtua-më shumë demokraci.
?Prodhoi më pak demokraci dhe më shumë pushtet të përqendruar tek lideri dhe partia,? thotë ai për BIRN.
Ndocaj në parlament
Ideja e ndarjes së mandateve solli në praktikë pasoja të padëshirueshme edhe për vetë kryeministrin Rama. Dy vjet pas aplikimit të saj, ai është i detyruar të pranojë futjen në Parlament të një ish-aleati që u kthye në kundërshtar të tij.
Të hënën, KQZ shpalli Eduart Ndocaj, kandidatin nga Lezha si deputetin më të ri të parlamentit, i cili në vitin e funditështë përfshirë në polemika publike me kryeministrin Edi Rama.
Zëdhënësja e KQZ-së i tha BIRN se për zëvendësimin e mandatit do të vendoset duke iu referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, i cili shprehet se ?Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse?.
Shpallja e mandatit të Ndocajt erdhi pasi Ndrec Dedaj, aktualisht kryetar iBashkisë së Mirditës dhe emri që pasonte Arben Ndokën në listën e PS-së në qarkun e Lezhës, refuzoi mandatin e deputet.
I kontaktuar nga BIRN, Dedaj tha se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga posti i kryebashkiakut për hir të një mandati në Kuvendin e Shqipërisë.
?Në rast se do të më lënë t?i ushtroj të dy funksionet, edhe kryetar bashkie edhe deputet sigurisht që do të pranoj, në të kundërtën unë do të refuzoj mandatin e deputetit,? tha ai.
Frroku në Kushtetuese
Këshilli i Mandateve vendosi të martën t?i kalonte për kompetencë Gjykatës Kushtetuese çështjen për heqjen ose jo të mandatit të deputetit Mark Frroku, pasi nuk ishte në gjendje të cilësonte si të arsyeshme ose jo mungesën e deputetit në parlament.
Formalisht janë mbushur 6 muaj nga dita kur deputeti i partisë Kristian Demokrate u arrestua. Fillimisht ai u akuzua për dëshmi të rreme dhe më vonë për vrasje. Në lidhje më këtë fakt objektiv, Kushtetuta parashikon se ?mandati i deputetit mbaron ? kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend?.
Në vakum ligjor dhe në mungesë të një precedenti, Këshilli i Mandateve kërkoi interpretim kushtetues.
Opozita e kontestoi vendimin e Këshillit të Mandateve duke e cilësuar si akt të mungesës vullnetit të mazhorancës për të realizuar procesin e dekriminalizimit; megjithatë, në mungesë të një precedenti të qartë, ish kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata thotë se është vendimi i duhur.
?Vendimi për të kërkuar interpretim në kushtetuese është mëse i arsyeshëm në kushtet e një rasti pa precedent. Këshilli i mandateve mund të vendoste dhe ndërprerjen e mandatit e të kërkonte miratim në Parlament, por sërish çështja do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese,? i tha Gjata BIRN.
*Lindita Çela është gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania.
Shtatori ishte muaji i sulmit për administratën tatimore, në...
Një grant prej 4 milion dollarësh i akorduar nga qeveria jap...
Analizat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në liqen...
650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismai...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim në “Facebo...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi deklaron se vend...
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka pranuar dhe v...
Gjykata ka vendosur masën e dënimit për ish-gjyqtaren, Adem...
Operacioni i ndërmarr në LAzarati vitin e kaluar është cilës...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka rezantuar nismën “Më...
Nja ngjarje e rënda e cila ka shokuar opinionin publik në An...
Konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar është burim i sëmun...
Nga Luljeta ProgniKur u zgjodh në krye të PS, në tetor të vi...
Kodi i Punës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme. Një ...
Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoji vendimin e shkallës ...
Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja shoqërua...
Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit edhe Shqipëria kërkon t...
Ndeshja më e shumëpritur e kampionatit shqiptar midis Partiz...
*Elvi FUNDOPD doli e dërmuar nga zgjedhjet e 21 Qershorit, m...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...