web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shenim-Gazeta e Bolinos mbeshtet Salianjin/ Intriga dhe thashetheme per dy kandidate

21 Tetor 2015, 04:26, Aktualitet CNA

Duket se kandidati me serioz i gares per kreun e FRPD, Ervin Salianji, njeriu qe mbeshtetet nga deputeti socialist Sadri Abazi dhe financohet nga Henri Cili, ka nxjere ne sulm edhe nje tjeter bateri te majte.

Pas partise Forca Rinia aleate e PS-se ne zgjedhjet e fundit parlamentare, tani del miku i vjeter i kryeministrit Rama, Karlo Boli dhe gazeta e tij ne mbeshtetje te Salianjit. Me nje intrige dhe thashethem, pas asnje fakt dhe emer konkret e mbyll garen ne vetem dy emra dhe inskenon perplasje brenda vete te rinjve te FRPD-se.

Ne fakt ne FRPD, gjerat duken qete dhe puna vazhdon me ritem. Por mesa duket gazetari dhe vete Karlo kerkojne me nje gur te vrasin me shume se dy zogj. Se pari te thone se ka plasur lufta midis dy kandidateve dhe lene menjane rivale te tjere te forte si zedhenesja e PD-se Orjela Nebiaj  dhe nenkryetarja e FRPD, Greta Koci. Pra dy nga rivalet kryesore dhe me mbeshtetje te forte ne bazen e te rinjve. Keto perjashtohen dhe faktorizohet ndonje mik apo shok per qoke.

Se dyti gara shihet si perplasje Belind Kellici-Ervin Salianji, per me teper thuhet se i pari po e sulmon ashper ne rrjetet sociale kurse Salianji po duron. Pallavra qesharake. Asnje nga stafet apo mbeshtetsit nuk duket te sulmohen ne rrjetet sociale. Sulmin ndaj Ervin Salianjit e ka bere portali citynews.al dhe kete Karlot e vegjel te shqiptarja.com e dine mjaft mire. Po ashtu sic e dine faktin se dhe Belind Kellici eshte sulmuar me te gjitha baterite nga citynews.al. Te dy jane objekt i sulmit, me fakte konkrete. Te dy mbeshtetes te zjarrte te Lulzim Bashes ne garen per kreun e PD-se. Per me teper Salianji e te tjere indirekt kerkonin te gjenin miq qe portali mos sulmonte mikun e tij Kellici pak kohe me pare, kur Karlo kishte hallin e shereve me Koco Kokedhimen.

Citynews eshte ai qe ka sulmuar Salianjin dhe jo Belind Kellici, ky i fundit eshte sulmuar me ashper se Salianji, por ne qendrimin tone e kemi pasur mjaft parimor. Mos kujtoni se i harojme te tjeret, por per dy vajzat ne gare do jemi me te kujdeshmen, te tjeret do marin kujdesin e merituar, specifikisht Salianji.

Cdo  kandidat ka meritat e tij per te drejtuar FRPD-ne, por po bejne loje te qete, punojne koke ulur, kane vlera dhe nuk dalin sikur kane cliruar Shqiperine dhe PD-ne, sic del ky produkti i vonuar i Naimit te Labinotit. Ky qe mediat prane Rames dhe aleatet e tij ne zgjedhje e mbeshtesin fort.

Per te ditur preferencen qe mos beheni lemsh e t’ja fusni kot, ndoshta nje nga vajzat do ishte vota jone, por nuk e kemi as ate, as influencen e duhur per ta vendosur, por te drejten per te denoncuar publikisht nje klloun te financuar nga qeveria e kemi.

Per akuzat tona ndaj Salianjit, qe ju i coni tek FRPD, po ju themi disa pyetje, pergjigja e te cilave mund tju ndricoje pak mendjen e ngushte.

Ortakeria e Salianjit me deputetin Sadri Abazi ekziston dhe ky eshte fakt. Merni pak informacion per nje pallat te ndertuar ne Durres dhe ku jeton sot kandidati Salianji? Po si gjeni dot dhe lodheni shume ju japim informacion te plote.

Me tej pyesni sa takime ka zhvilluar me Dritan Broken, kreun e Forca Rinia, parti aleate e Rames ne zgjedhjet vendore? Takimet tek ETC, video apo foto kerkoni tek siguria. Po sju japin ata do i publikojme ne se shpejti

Pse ju personalisht si media jeni me Salianjin, kur jeni pro qeveritare dhe nxisni intriga brenda FRPD? Ne rast se doni ndonje mesazh konfident nga stafi juaj e publikojme menjehere.

Pyesni pak per financimin e Cilit, kush e ka me qera lokalin e UET? Sa paguan? Si paguan taksat? etj.etj. etj qe besojme i dini vete shume mire.

Merni pak informacion sa eshte paguar Salianji ne fushaten e PD-se ne vitin 2011 ne emer te UET dhe nga UET? Sepse ky eshte argumenti qe ne i themi mercenar me pagese dhe jo njeri me pasion per politiken. Te tille nga UET tek PD, jane disa.

Keni plot kohe deri ne fund te gares per tu sqaruar mbi cfare shkruani apo brockullisni. Fatkeqsisht, respekti tone ndaj medias te lire thyhet shume kur lexojme te tilla shkrime qe ju nxjerin hapur si perdoreni nga pazaret dhe reklamat e UET-it, kjo nuk eshte gazetari por reklame, ndryshoni rubriken te pakten.





Lajmet e fundit nga