Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Projekti i ndërtimit të rrugës që lidh qytetin me zonën e Lumit të Vlorës, që ka hyrë në fazën e konkretizimit, ndërkohë që pritet fillimi i punimeve, përfaqëson investimin më të madh e të rëndësishëm që është bërë ndonjëherë në këtë krahinë me potenciale të jashtëzakonshme zhvillimi.
Kjo rrugë, që përshkon këtë krahinë, duke u nisur nga Vlora me destinacion final bregdetin e Himarës dhe bashkon të gjitha fshatrat e Lumit të Vlorës, merr një rëndësi të jashtëzakonshme, për shkak se i jep frymëmarrje kësaj zone me potenciale të mëdha ekonomike, ku të paktën prej 25 vjetësh kanë munguar tërësisht investimet dhe gjithçka është lënë në tisin e harresës.
Projekti i rindërtimit (në fakt ndërtimit) të rrugës që përshkon Lumin e Vlorës përgjatë shtratit të Shashicës, mori jetë muaj më parë dhe pikënisja e tij u konkretizua me një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kuvajtit, e cila mori përsipër financimin e projektit në një vlerë prej 78 milionë euro. Dhe në vijim të tratativave dypalëshe, dy javë më pare mbërriti në Tiranë një delegacion nga Fondi Kuvajtjan i Zhvillimit Arab të Ekonomisë, me synimin e mbylljes së marrëveshjes përkatëse, që do t?i hapë rrugë vazhdimit të procedurave të mëtejshme ku përfshihet edhe ratifikimi i kredisë në Kuvendin e Shqipërisë.
Anëtarët e delegacionit nga Kuvajti zhvilluan një vizitë edhe në Vlorë, ku panë nga afër edhe zonën ku do të zbatohet projekti. Ata udhëtuan përgjatë rrugës, që aktualisht është në gjendje skandaloze, tërësisht e amortizuar, për shkak të mungesës së investimeve prej së paku 25 vjetësh, ndërkohë që u takuan edhe me drejtues të qeverisjes vendore, mes të cilëve kryebashkiaku, Dritan Leli, prefektja Etjona Hoxha, kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro etj.
Përfaqësuesit e Fondit Kuvajtjan të Zhvillimit konfirmuan akordimin e fondit prej 41 milionë euro që është destinuar për fazën e parë të financimit të rrugës, çka përbën një moment shumë të rëndësishëm në ecurinë e mëtejshme të vënies në jetë të këtij projekti. Faza e parë e ndërtimit të kësaj rruge, që lidh Vlorën me fshatrat Kuç dhe Qeparo, pritet të nisë së shpejti, me përfundimin e procedurave të tjera, që lidhen me përcaktimin e termave të kontratës, afatet e financimit, ratifikimin e në Kuvendin e Shqipërisë. Veç kësaj, pjesë e projektit janë edhe të gjitha degëzimet e rrugëve dytësore të fshatrave që lidhen me aksin kryesor, me gjatësi respektive nga 5 deri në 10 km secila.
Ndërkohë, pak kohë më parë, në përfundim të procedurave që kishte çelur qeveria shqiptare, u shpall edhe firma fituese e projektit të kësaj rruge, ?Gjeo Consulting?, me një vlerë prej 1.4 milionë euro, që financohet nga buxheti i shtetit.
Në tërësi, projekti i plotë i rrugës së Lumit të Vlorës, me një vlerë të përgjithshme prej 78 milionë euro, përfshin të gjithë sistemin infrastrukturor që lidh edhe pjesën tjetër të kësaj zone, ku përfshihet Bashkia e Selenicës, Vllahina deri në skajet më të largëta të krahinës, ndërkohë që në perspektivë parashikohet edhe ndërtimi i një ure në lumin Vjosë, që do të realizojë bashkimin me aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Veç nxitjes që do t?i japë zhvillimit të qëndrueshëm të zonës, rruga do të mundësojë lidhjen e saj me bregdetin e Himarës, çka krijon një komunikim të ndërsjelltë për këto dy hapësira me veçori karakteristike. Me përfundimin e projektit, do të mundësohet gjithashtu një komunikim i natyrshëm mes fshatrave të kësaj zone me Himarën, një pjesë e të cilave përfshihen ne Bashkinë e re, që përmbledh mes të tjerash edhe territorin e ish komunës Horë-Vranisht.
Aktualisht, kjo rrugë është në një gjendje tepër të rënduar, për shkak të mungesës së investimeve prej më shumë se 25 vjetësh. Vetëm për të përshkuar segmenntin rrugor Vlorë-Kuç, me një gjatësi pak më shumë se 65 km, me një automjet ?Fuoristradë? duhen pothuajse 3 orë. Ndërkohë, është pothuajse e pamundur që me një mjet të zakonshëm të udhëtosh përmes saj për në bregdet
Krahina e Lumit të Vlorës, një pjesë e të cilave përfshihet tashmë në hapësirën territoriale të bashkisë së Himarës, vlerësohet për potencialet e mëdha ekonomike që mbart. Ajo spikat resurset blegtorale, bujqësore, por edhe si një hapësirë për zhvillimin e turizmit natyror, kulturor, agroturizmin etj. Në të ndodhen qytezat antike të Amantias e Olimpes, mjaft të njohura për vlerat e jashtëzakonshme të tyre, si qendra të njohura të antikitetit, të cilat aktualisht janë pothuajse të pashfrytëzueshme, për shkak të mungesës së infrastrutkurës.
Zona e Lumit të Vlorës, një pjesë e të cilës përfshihet në atë që njihet me emrin Krahina e Labërisë, është një nga hapësirat më me vlerë në Jugun e Shqipërisë, Resurset natyrore dhe ato kulturore-arkeologjike, spikasin në këtë mjedis me emër, që përmbledh 58 fshatra me një popullsi prej rreth 50 mijë banorësh. Kjo zonë nis me Kurveleshin e Poshtëm tek Buronjat dhe gryka e Kuçit dhe vazhdon deri në Myzeqenë e Vlorës, në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 80 km dhe një sipërfaqe 332 km katrorë.
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku është v...
Është publikuar traileri i filmit “Star Wars: The Force Awak...
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD-së, Lulzim B...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka ironizuar vendim...
Gjykata Administrative ka vendosur të shpallë të paligjshme...
“E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do nje...
Çdo dite shikon policë me bllokun e gjobave ne dore prane st...
Numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme u rrit me t...
Ne nje postim ne rrjetet sociale gazetari dhe moderatori i Z...
Seancat gjyqësore ndaj 9 imameve të akuzuar për rekrutimin e...
“Intech+”, ish-kompania e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Be...
Qeveria shqiptare ka hapur një konkurs për Kopshte meditimi...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrja e Arsimit, Lind...
Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në rastin e 1...
Policia e Përmetit ka arrestuar Lorenc Lumanin, 33-vjeç, ban...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e plazhit në ...
Presidenti Bujar Nishani vazhdon të këmbëngulë se ai dhe fam...
Gara për kreun e FRPD, po sjell fakte dhe skandale për kandi...
Qeveria në një represion të panevojshëm/Ju tregoj përse nuk ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...