Gjermani / 100 mijë shqiptarë do të kthehen me avionë ushtarak
Rreth 100 mijë azilkërkuesa me origjinë nga Shqipëria do të ...
Në garën për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deri tani janë 6 kandidatë. Në garë janë jurist, Enri Ceno, ekonomisti Belind Këlliçi, Studiuesi i Shkencave Politike Lisandër Hoxha, gazetarja Oriela Nebiaj dhe këngëtarja Greta Koçi, e cila e ka prezantuar platformën me një intervistë për ?Shekulli?-n. Secili ka mbledhur rreth vetes një grup të rinjsh që kanë filluar të lobojnë në rrethe për të mbledhur sa më shumë vota. Kandidatët janë të përfshirë në nivele të larta në parti, madje disa prej tyre janë pjesë e stafit të ngushtë të kreut demokrat Lulzim Basha. Përmes forumit, kandidatët tregojnë arsyet pse u futën në sfidën për kryetar të FRPD-së. Jeni një nga kandidatët në garën për kreun e FRPD-së. Në keto intervista mungon nje nga kandidatet, Ervin Salianji i cili thjesh nuk vlen dhe do lodhnim lexuesit me pergjigjet e tij te pavlera dhe krejt boshe.
A mund të na përshkruani shkurtimisht arsimimin tuaj, angazhimin profesional dhe politik në Partinë Demokratike?
Enri Ceno: Unë jam 29 vjeç dhe kam studiuar për drejtësi në fakultetin e drejtësisë. Gjithashtu kam një master në Londër dhe një sërë trajnimesh në fushën e biznesit dhe të politikës, një vit eksperiencë në studio ligjore, dy vite eksperiencë si profesor i jashtëm i së drejtës ndërkombëtare publike në një universitet privat në Shqipëri. Aktualisht administrator dhe President i Kompanisë time, e cila është një nga sipërmarrjet lider në Shqipëri që operon në industrinë e rëndë, të nxjerrjes dhe prodhimit të bitumit, e përqendruar në Selenicë me rreth 40-50 punëtorë. Jam anëtarësuar në PD që në vitin 2004. Përsa i takon angazhimit tim në PD, gjatë dy viteve të fundit kam asistuar në të gjitha takimet që janë organizuar nga ky organizëm i rëndësishëm, ndërkohë që jam angazhuar në fushatat elektorale të viteve 2009, 2012, 2013 dhe atë të fundit 2015 si staf i ngushtë i kandidates Grida Duma në Durrës.
Lisandër Hoxha: Kam ndjekur studimet në Universitetin e Tiranës, dega ?Shkenca Politike? dhe Master në të drejtën Publik. Kam kryer trajnimin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Akademinë Diplomatike dhe jam certifikuar diplomat i ri 2009-2010. Që prej 2011-ës kam drejtuar drejtorinë e politikave të punësimit pranë Bashkisë së Tiranës. Nga viti 2000 jam angazhuar pranë shtabit të të rinjve të FRPD-së dhe PD-së në të gjitha zgjedhjet. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit jam zgjedhur i deleguar i Kryetarit të PD-së për Bashkinë e Durrësit.
Oriela Nebiaj: 29-vjeçe, e diplomuar për juridik, me eksperienca televizive e në fushën e marketingut. Të rinjtë janë shpirti i çdo shoqërie e mbi të gjitha, ata të cilët mund të ndryshojnë fatet e botës me besimin dhe këmbënguljen e tyre! Ata të cilët ngritën Partinë Demokratike duke besuar te zëri i tyre, te liria.
Belind Këlliçi: Jam 28 vjeç, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, pozicion që e kam arritur me shumë punë e përkushtim, duke u rritur në karrierën politike falë meritave dhe kontributit. Rrugëtimin në PD e kam nisur shumë herët, si anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, anëtar i thjeshtë i PD-së duke u zgjedhur më pas anëtar i kryesisë së seksionit, i kryesisë së grupseksionit Dega 10, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Në tetor 2014 kryetari Lulzim Basha e emëroi Koordinator Kombëtar ndërsa nga nëntori i vjetshëm ushtron detyrën e Drejtorit të Departamentit të ish të Përndjekurve dhe Pronarëve në Partinë Demokratike. Kjo karrierë dhe ky përkushtim nuk është rastësi. Familjarisht, prindërit dhe trungu familjar i Belindit janë anëtarë të PD-së që në vitin 1991. Stërgjyshi, Masar Këlliçi ka qenë deputet i Partisë Popullore që në parlamentin e parë shqiptar, në vitin 1921 dhe është zgjedhur deputet i Tiranes dhe Durrësit për dy mandate, ndërsa vëllai i Masarit, Mytezimi, ka ngritur flamurin e Pavarësisë ne nëntor 1912 në Durrës dhe ka qenë senator në Kongresin e Lushnjes ne 1920. Jam arsimuar në SHBA ku jam diplomuar për shkenca menaxhimi dhe ekonomiks.
Modeli i fushatës tuaj do të jetë i ngjashëm me atë amerikan. Pra për herë të parë në Shqipëri kandidatët do të përballen me njëri tjetrin, duke prezantuar programin. Cila do të jenë pikat kryesore të programit tuaj?
Enri Ceno: Formula e përzgjedhur nga lidershipi i PD-së në këto zgjedhje, është padiskutim një risi unike në këto 25 vitet e fundit të politikës shqiptare. Vendimi për të përdorur këtë model nga PD, për zgjedhjen e kreut të FRPD-së duket se është ?rritja e cilësisë? në drejtim të jetës dhe funksionimit politik të PD-së. Tani kjo sfidë kalon nga lidershipi i PD-së te kryetari i ri i FRPD-së. FRPD nuk është një strukturë e munguar në PD, përkundrazi nga radhët e saj janë prodhuar gjithmonë figura që kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm, dje në qeveri e padiskutim, sot në opozitë. FRPD duhet të jetë më shumë se sa promovim, model për rininë, jo thjesht për të shtuar radhët e një partie, por për t?i kthyer besimin rinisë, që sa vjen e më shumë neveritet nga politika, t?i kthejë sytë pikërisht nga ajo që përcakton aq shumë të ardhmen e saj. Jo politika si qëllim në vetvete, por politika si mision.
Lisander Hoxha: Pikat e forta të programit tim do ti prezantoj gjatë diskutimeve publike në konventat e FRPD-së, por ajo që mund të ndaj me ju sot është kjo: një anëtar një votë për mua do të thotë një anëtar një rol. Është shumë e rëndësishme që FRPD-ja të mos ketë drejtues dhe anëtarë por role. Në fund të ditës jemi të gjithë përfaqësues të një ideje politike të cilën duam ta çojmë përpara dhe vetëm duke ndarë përgjegjësitë do të arrijmë të kemi sukses. Me role nënkuptoj detyra konkrete për secilin anëtarë, sipas formimit dhe mundësive. Unë besoj se të gjithë fushat e jetës do të kenë nga një departament. Kam gati planin kombëtar të funksionimit si dhe organet e reja drejtuese. Mendoj se do të kem pranë vetes 3 zëvendëskryetarë në Shqipëri dhe 2 zëvendëskryetarë jashtë Shqipërisë, njeri në Washington dhe tjetri në Bruksel. Detyrat e FRPD-së si organ partner i PD-së i japin një përgjegjësi të madhe të rinjve sidomos në opozitë ku një pjesë të madhe të punëve dhe përgjegjësive i merr rinia. Unë besoj se nisur nga nevojat emergjente të vendit opozitarizmi ka nevojë për organizim të ri të strukturave të FRPD-së duke u përshtatur edhe me misionin tonë. Rinia sot duket si e lënë jashtë politikës sepse modeli i mëparshëm nuk i jep çdo të riu mundësinë për t?u shprehur në forume dhe për të patur një sistem karriere në parti. Personalisht e kam nisur fare i ri aktivizim në FRPD deri sa pas 5 vitesh mu dha mundësia të merrja përsipër përgjegjësi elektorale si dhe pas 7 vitesh kontribut drejtova rininë në një njësi elektorale në Tiranë. E them këtë pasi dua qe t?i siguroj anëtarët dhe në veçanti ata që regjistrohen për herë të parë se FRPD-ja duhet të ketë një sistem karriere të bazuar mbi kontribute dhe merita. Së fundi dua të bëj me dije çdo anëtarë se kontributi i tij në këtë proces do të jetë jetik për demokracinë në Shqipëri duke ditur se mungon shoqëria civile dhe shpesh herë edhe media ka vështirësi në paraqitjen e realitetit.
Oriela Nebiaj: Fushata për zgjedhjen e kreut të forumit i ka të gjithë elementet moderne dhe premtues për tu kthyer në një model për politikën e shoqërinë. Model të garimit të ndershëm, të përplasjes se argumentave dhe ideve, çfarë realisht nuk e ndeshim shumë në politikë sot, por dhe në ambientet ku jetojmë. Pikërisht këto elemente më kanë nxitur të bëhem pjesë e garës. Debati i hapur dhe publik është një shans i madh për ne dhe për politiken ta themi për të gjeneruar një moment europian në këtë ambient konfliktual. Kërkesa ime e parë në këtë fushate është anëtarësimi. Ftoj çdo të ri që ka projekte politike të afrohet me forumin e Partisë Demokratike, të afrohet në Shtëpinë e Lirisë dhe shanseve të barabarta. Nuk e them për klishe, se duhet thënë, por vërtet besoj se më e rëndësishme se kush fiton, është cilësia e këtij procesi. Në fund demokratët dhe mbarë të rinjtë do të dalim me të fituar.
Belind Këlliçi: Aktualisht e kam të pamundur ta bëj publike platformën time në drejtim të FRPD-së, por shkurtimisht mund t?ju them se do të bazohem në disa pika kryesore: Bashkimin e vlerave dhe kontributeve në vite të drejtuesve dhe anëtarëve të mëparshëm të FRPD-së, anëtarëve aktuale si dhe gjithë të rinjve që do duan t’i bashkohen FRPD-së në ditët dhe muajt në vijim. Hapjen e mëtejshme të FRPD-së, rritjen e anëtarësisë dhe cilësisë së anëtarësisë së saj si dhe trajnimin dhe formimin politik të të rinjve që do të aderojnë nesër në FRPD. Zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me organizatat simotra në Europë dhe më gjerë. Partneritet i plotë me organizatat që bëjnë pjesë në YEPP dhe organizata të tjera rinore.
Kryetari Lulzim Basha është shprehur se drejtuesit e rinj të FRPD-së do të jenë vendimmarrës dhe në parti. Duke ditur rëndësinë që kryedemokrati i ka dhënë FRPD-së, a mendoni se jeni të gatshëm të drejtoni një organizatë kaq me peshë? Dhe pse duhet t?ju votojnë juve demokratët për të drejtuar atë?
Enri Ceno: Unë personalisht jam mësuar me vendimmarrjet e vështira, me problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete. Në aktivitetin tim përballem çdo ditë me sfida që së paku më kanë bërë të maturuar në vendimmarrje dhe sidomos më kanë plotësuar karakterin, me atë që jo rrallë herë mungon tek rinia e sotme, vetëbesimi. Unë nuk e krahasoj drejtimin e një organizate politike me drejtimin e një biznesi, por nga ana tjetër nuk mund të mos kem besim tek ajo që unë përfaqësoj çdo ditë. Jam i gatshëm të marr drejtimin e Forumit Rinor të PD-së dhe projekti im parashikon që ky organizëm të jetë forumi më i madh në vend si përsa i përket anëtarësisë, ashtu dhe impaktit që do të ketë në politikat për të rinjtë, si në PD- në, opozitë sot, ashtu edhe në PD-në, qeveri në 2017-ën.
Oriela Nebiaj: Unë besoj në demokraci, me zgjedhje të lira dhe të drejta. Unë besoj në dinjitetin njerëzor ku çdo njeri është i barabartë, pa marrë parasysh se kush jemi, apo çfarë dëshirojmë të bëhemi. Unë besoj se nëse ne këmbëngulim për parimet tona dhe jemi të gatshëm të mbështesim atë ç?ka ne besojmë me guxim dhe vendosmëri, atëherë çdo pengesë kapërcehet e do të jemi bashkë në një proces zgjedhjesh të hapura për një qëllim të vetëm, hapjen e një faqeje të re për FRPD-në. Me besimin te vlerat dhe energjia e të rinjve! Te rruga e drejtë për të mbërritur objektivat tona, do të bëhem pjesë e zgjedhjeve për Kryetarin e ri të Forumit Rinor në Partinë Demokratike. Shpresoj vërtet në mbështetjen dhe energjinë tuaj për të qenë bashkë në këtë proces!
Belind Këlliçi: Demokratët dhe të rinjtë demokratë me kandidimin tim në pozicionin e kryetarit të FRPD-së, keni rastin të votoni një të ri që është si ju. Jam produkt i strukturave të Partisë Demokratike, ku i jam bashkangjitur FRPD-së dhe PD-së që prej vitit 2009, fill pas përfundimit të studimeve në SHBA. Me meritë, brenda sistemit të karrierës, jam ngjitur në PD dhe sot dua të hyj i barabartë në garë me çdo të ri që aspiron të drejtojë këtë strukturë me kaq peshë dhe rëndësi në PD. Gjatë 10 muajve në drejtim të departamentit të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve në PD, kam organizuar disa konventa kombëtare me tematikë ?pjesëmarrja e fëmijëve të të përndjekurve në politikëbërje, domosdoshmëri e demokracisë?. Isuf Kurtaj/Shekulli
Rreth 100 mijë azilkërkuesa me origjinë nga Shqipëria do të ...
Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin Agron Përkola, 46 vj...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka vizituar një kompani të përpuni...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po merr pjesë në Kongresin e ...
Policia e Fierit ka arrestuar dy persona duke i sekuestru...
Në qytetin e Fushë-Arrëzit punëtorët kanë dalë në protestë p...
“Striscia la notizia” një nga emisionet më të ndjekura në It...
Duket se kandidati me serioz i gares per kreun e FRPD, Ervin...
...
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka dënuar ven...
Gjatë këtij viti nga Shqipëria janë larguar vetëm drejt Gjer...
Kreu i Departamentit të Pyjeve në Partinë Demokratike Jamarb...
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi është shprehur s tenderimet m...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar ku...
Në vijim të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershori...
Projekti i ndërtimit të rrugës që lidh qytetin me zonën e Lu...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku është v...
Është publikuar traileri i filmit “Star Wars: The Force Awak...
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PD-së, Lulzim B...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka ironizuar vendim...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...