Video skandal/ Polici presion dhe terror mbi drejtuesit e mjeteve
A ja jep te drejten ligji policit te vere prangat zvarre? Gj...
Drejtuesi i emisionit ?Procesi Sportiv? në Top Channel, Edi Manushi i fyeu lojtarët e kombëtares së futbollit duke i quajtur shqipfolës nga trevat shqipfolëse, pra i quajti joshqiptarë
Nga Kastriot Myftaraj
Ditën e hënë, në 12 tetor, në emisionin ?Procesi Sportiv?, në Top Channel qenë të ftuar lojtarët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, traineri De Biasi dhe Kryeministri Rama, në shërbim të të cilit ishte ndërtuar ky talk show. Drejtuesi i emisionit paraqiti një hartë, për të cilën shpjegoi se e kishte sjellë, citoj fjalët e Manushit: ?për të parë se nga i kemi lojtarët e kombëtares, vijnë pak a shumë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kjo është një hartë futbollistike, mos ta ngatërrojmë me gjëra të tjera.?
Ky shpjegim do të thotë se ka treva shqiptare, që është territori brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, banorët e të cilave janë ?shqiptarë? dhe ?treva shqipfolëse?, që janë trevat përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë, e të cilat sipas Manushit, janë të banuara me shqipfolës, jo me shqiptarë. Pra, futbollistët e kombëtares shqiptare që vijnë nga përtej kufijve të Shqipërisë, nuk janë shqiptarë por ?shqipfolës?. Por një shqipfolës mund të jetë edhe serb. Pikërisht në Top Channel ka qenë i ftuar para disa viteve politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili ka folur në gjuhën shqipe, madje në mënyrë shumë më korrekte se Manushi, që e përzien shqipen me spanjishte, italishte, pa përmendur anglishten. Oliver Ivanoviç, i cili sot është në burg për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, është padyshim një shqipfolës. Domethënë Edi Manushi e barazoi Lorik Canën, Etrit Berishën, Taulant Xhakën, Ermir Lenjanin e lojtarët e tjerë të kombëtares nga Kosova me Oliver Ivanoviçin, serbin shqipfolës. Fjalët e mësipërme Manushi i tha duke iu drejtuar Kryeministrit Rama, i cili nuk e gjeti të arsyeshme ta kundërshtonte atë.
Ndonëse Manushi tha se nuk duhet ta ngatërrojmë hartën me gjëra të tjera, duke nënkuptuar ndryshimin e kufijve shtetërorë, ai u ngatërrua pikërisht në gjëra të tjera, por në dëm të shqiptarëve si komb.
Kryeministri Rama mund dhe duhet ta kishte kundërshtuar Manushin, duke ruajtur dhe korrektesën gjeopolitike, sepse shqiptarët, në Kosovë po se po, por edhe në Maqedoni, Luginën e Preshevës, pra në trojet nga vinë lojtarët e kombëtares shqiptare, janë të njohur ligjërisht si shqiptarë, jo si shqipfolës. Sipas nenit 3 të Kushtetutës së Kosovës, Republika e Kosovës përbëhet nga shqiptarët (jo nga shqipfolësit) dhe komunitetet e tjera. Në dokumentet zyrtare të shtetit maqedon, shqiptarët e Maqedonisë quhen ?shqiptarë? dhe jo ?shqipfolës?. Edhe në dokumentet zyrtare të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës quhen ?shqiptarë? dhe jo ?shqipfolës?. Pra, Shqipëria nuk ka përse i quan ?shqipfolës? bashkëkombasit e vet, që jetojnë në trevat e tyre përtej kufirit shtetëror.
Harta që paraqiti sharlatani Manushi ishte në fakt harta e flamurit të zi të dronit të Beogradit. Në hartë ishte edhe Sanxhaku, por edhe ishulli grek i Korfuzit, i shënuar me të kuqe, ndonëse nga këto dy territore nuk ka asnjë lojtar në përfaqësuesen shqiptare. Madje ironikisht, nga Sanxhaku është lojtari i përfaqësueses serbe, sllavo-muslimani Adem Ljajiç, i cili pati rol vendimtar në fitoren e Serbisë në Elbasan ndaj Shqipërisë, sepse jo vetëm ishte autor i drejtpërdrejtë i golit të dytë, por kontribuoi në mënyrë vendimtare në golin e parë. Manushi nuk e shpjegoi se përse ishte Sanxhakun në hartën e tij ?sportive?, apo për kortezi sportive ndaj Adem Ljajiç?
Harta që paraqiti Manushi pra nuk ishte një hartë sportive siç tha ai, por ishte një hartë absurde që nuk ka lidhje as me trojet ku shqiptarët kanë qenë autoktonë dikur, siç thoshte mbishkrimi i hartës kur u shfaq në flamurin e zi të dronit, pasi kjo hartë nuk përmbante Judbinën, trevën e Eposit të Kreshnikëve, Mujit dhe Halilit, e cila gjendet thellë në territorin e Kroacisë së sotme në regjionin e Likës, në lindje të qytetit të Zadarit. Harta e flamurit të zi ishte hartë vetëm paksa e kamufluar e khalifatit islamik të Ballkanit, duke qenë se përfshinte Sanxhakun islamik, si urë lidhëse me Bosnjën islamike.
Manushi i fyeu rëndë lojtarët e kombëtares nga trevat jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë dhe shqiptarët e trevave nga vinë ata. Prandaj lojtarët e kombëtares duhet të reagojnë duke thënë se Manushi dhe Top Channeli duhet që të kërkojë ndjesë për fyerjen. Jo vetëm Manushi se edhe Top Channel e përdor rëndom fjalën ?shqipfolës? për shqiptarët e përtej kufirit. Nëse nuk kërkohet ndjesë, atëherë lojtarët e kombëtares duhet të shpallin bojkotin ndaj Top Channel.
A ja jep te drejten ligji policit te vere prangat zvarre? Gj...
Tension dhe surpriza në fund të seancës plenare. Projektligj...
Bundestagu gjerman ndërmori për të parën herë që prej vitit ...
*Elvi FUNDODje në emisionin Opinion, të Blendi Fevziut, kapt...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka akuzuar qeve...
Një rast i një qytetari është denoncuar nga faqja e facebook...
Ambasadori Donald Lu i është bashkuar nismës së sensibilizim...
Partia Demokratike me kreun e departamentit të Turizmit dhe ...
Deputeti i PD, Genc Ruli pas përfundimit të mbledhjes së kry...
Policia ka sekuestruar mbi një ton marijuanë në Kurvelesh.Sa...
Dy analistët, Andrea Stefani dhe Preç Zogaj janë përplasur m...
Kryetarit i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencë...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka prezantuar reformë...
AKKP ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal për 13 person...
Pas përmbytjes në Vlorë problem u bë balta nëpër të gjitha ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë një shkrim në “Facebook” ...
Zv.kryeministri, Niko Peleshi i ka bërë apel njësive të qev...
Partia Demokratike i ka dërguar opinionet për reformën në dr...
Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë shtetasit Fatmi...
Bashkia e Tiranës ka ftuar të gjithë qytetarët në një marato...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...