web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurveleshi “noton” në drogë, sekuestrohen mbi një ton marijuanë

16 Tetor 2015, 10:13, Aktualitet CNA

Policia ka sekuestruar mbi një ton marijuanë në Kurvelesh.

Sasia e drogës është gjetur në një stan në zonën e Kurveleshit në operacionin e koduar ?Llufa?.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar dhe operacioni vijon për kapjen e tyre.

Në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës ndodhet dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët zhvillojnë një takim me krerët e policisë së Gjirokastrës.





Lajmet e fundit nga