web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Soni Malaj thyen heshtjen e divorcit

13 Tetor 2015, 16:29, Lifestyle CNA

Këngëtarja e cila u bë ?kurban? për ditë me radhë për shkak të divocit me Mirkon, ka zgjedhur rrjetin social ?Instagram? për të reaguar për ndarjen. E indinjuar për faktin se mediat kanë folur gjatë për ndarjen e tyre, pa ditur arsyen e saktë, Soni reagon shumë ashpër. ëëMë poshtë reagimi i plotë i këngëtares të cilën e shoqëron me një foto me Mirkon.

?Kam qenë shumë e vogël kur ëndërroja të ngjitesha në skenë dhe fal familjes sime, të cilët kanë qenë gjithmonë aty për mua, në ccdo sfidë që më ka servirur jeta, besoj që, në një farë mënyre ja kam dalë. Gjithsesi vite më parë, unë mora një vendim shumë të rëndësishëm për jetën dhe karrierën time. Në kohën kur këngët e mija mbanin vendet e para në tv, radio, festivale, diskoteka unë vendosa të heq dorë nga ëndrra ime më e madhe dhe këtë e bëra me koshiencë të plotë. Doja të krijoja një familje timen. Një shprehje thotë ?Nëse bën punën që ke dashur gjithmonë, atëhere do të duket që nuk ke punuar kurrë?. Gjithsesi dashuria më bindi të hiqja dorë e t?i përkushtohesha familjes sime dhe vajzës që pas pak kohe do të sillja në jetë. Gjëja për të cilën jam krenare e do ta mbroj me fanatizëm gjithmonë, është familja ime. Kohët e fundit shikoj që jam bërë kryefjala e të gjithave gazetave.

Diskutohet ndarja ime nga bashkëshorti. Deri këtu është gjithcka në rregull. Më tej lexoj ?Ndahet Soni për të vazhduar karrierën?!!!!

Kjo me duket e tepërt! Nuk mendojnë këto pseudo gazetarë, që ne kemi një vajzë e cila do rritet e nesër do lexojë këto arsye absurde për nënën e saj?!! Ju gazetarë të ?nderuar?,vetëm emrin më dini por, asnjëherë nuk e dini arsyen e këtij divorci. Ju siguroj si unë ashtu dhe bashkëshorti im, që jemi njerëz qytetarë, që e kemi marrë bashkë këtë vendim. Nuk duhet të ketë patjetër një element gazetaresk që të ndahet një ccift. Dashurinë nuk e mbajmë dot me zor në zemër. Dashuria ndonjëherë nuk mjafton. Ndaj gjithë dashurinë që ne kishim për njëri tjetrin,ia japim Annes. Jemi të vendosur, që rrugëtimin e rritjes së Annës do ta bëjmë të dy, pa kushte. Thjeshtë se ne jemi të rritur e të vaksinuar dhe kur mbaron një dashuri është e kotë të kërkosh arsye. Mos më thoni që nuk e dinit këtë.

Më lejoni të falenderoj, ata pak gazetarë, që nuk e përcollën fare këtë lajm, ruajten privatësinë time dhe preferuan të flisnin për të rejat e mija në fushën e muzikës. Ne do jemi gjithmonë aty për Annen?, përfundon fjalën e saj këngëtarja Soni Malaj.





Lajmet e fundit nga