web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në pyje vazhdon/ Arrestohet plot 1 person

12 Tetor 2015, 10:48, Aktualitet CNA

Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për ?Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme? , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme dhe prerjen e paligjshme të pyejeve.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë periudhës 05.10.2015 deri më datën 12.10.2015  nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 38  raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 38 autorë nga të cilët, 8 autorë janë arrestuar në flagrancë,  27 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe  3 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në flagrancë  ndërsa 5 të tjerë  ndiqen në gjendje të lirë.

 





Lajmet e fundit nga