Prrenjas / Vetëvritet 20-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas.20-vjeçari me ini...
Pas fshirjes së 11 miliardë lekëve në tremujorin e dytë të vitit, sistemit bankar i janë shtuar sërish rreth 2 miliardë lekë hua të humbura në gusht?
Pas një rënieje të ndjeshme të treguesit të huave të pakthyera me afat në banka në tremujorin e dytë, sistemi bankar nuk ka arritur të përmirësojnë ritmet në korrik e gusht.
Të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave tregojnë se në fund të muajit gusht huatë me probleme mbetën në 21% të totalit, njësoj si në korrik.
Në fund të tremujorit të dytë, treguesi i huave të pakthyera në afat, kishte zbritur ndjeshëm, në 20%, nga 23% në mars. Arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhej më së shumti me fshirjen nga bilanci të huave të humbura, në vlerën e 11 miliardë lekëve për 6 mujorin e parë, sipas të dhënave zytare nga Banka e Shqipërisë. Në huatë e humbura kategorizohen sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, ato kredi që janë më shumë se një vit vonesë dhe që banka nuk ka shpresë arkëtimi, për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar.
Por, ndërsa bankat kanë ?hequr qafe? në letra (pasi ato do të vazhdojnë përpjekjet për t?i mbledhur pavarësisht se nuk figurojnë më në bilanc), apo dhe kanë shitur kredi tek të tretë, që nuk shpresojnë t?i mbledhin më, shifrat tregojnë se janë detyruar të shtojnë kredimarrës të tjerë në listën e borxhlinjve të pashpresë. Sipas statistikave të publikuara nga Shoqata e Bankave, pas një rënieje të fortë në qershor (kohë kur u krye fshirja e huave) dhe në korrik, në gusht kreditë pa shpresë arkëtimi u rritën sërish me rreth 2 miliardë lekë, duke arritur në 64 miliardë lekë, apo rreth 460 milionë euro.
Në korrik të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi 13 masa për uljen e kredive me problemehttp://www.monitor.al/13-masat-per-uljen-e-npl-zbardhet-plani-i-veprimit/, ku një vend të rëndësishëm zë trajtimi i 35 kompanive, të cilat zotërojnë rreth 60% të totalit të huave me probleme në vend.http://www.monitor.al/kredite-me-probleme-gjysma-e-35-korporatave-ne-faliment-te-pashmangshem/
Edhe ngadalësimi i ndjeshëm i huasë muajt e fundit është një nga arsyet që po mban të lartë raportin e huasë jo performuese. Në gusht, stoku i kredisë për ekonominë zbriti në 550.2 miliardë lekë, duke rënë 1.7% në raport me dhjetorin 2014, dhe 1.2% me bazë vjetore. http://www.monitor.al/cfare-po-ndodh-me-bankat-kredia-bie-serish-ne-gusht-tkurret-1-2-me-baze-vjetore/.
Së fundmi, është shtuar frika se presioni i tatimorëve ndaj bizneseve, në kuadër të aksionit ndaj informalitet (gjobat e larta, sekuestrot etj) mund të çojë në një cikël tjetër të rritjes së kredive të këqija, nëse bizneset që preken nga këto masa kanë një hua për të kthyer në banka.
Burimi: Shoqata Bankave
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas.20-vjeçari me ini...
Në Gjykatën e Lartë në Tiranë është zhvilluar procesi gjyqës...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka uruar fillimin e vi...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka dërguar letër...
Një vrasje ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Laçit.S...
Shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka folur sot për...
Ka nisur sot viti i ri akademik për studentët.Universitetet ...
Urdhëroi reagimin ndaj Mynihut 1972 dhe atomikes iraniane: M...
Një pallat në rrugën ‘Karl Gega’ në kryeqytet, rrezikohet të...
Drejtuesi kryesor i protestave kundër armëve kimike, Zirkon ...
600 banorë të komunës Picar në Gjirokastër kanë ngelur të iz...
Nje debat qeveri-opozite, ka plasur ne rrjetet sociale per p...
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se akset kryesore rr...
Kreu i qeverise Edi Rama te dielen e ka shfrytezuar edhe per...
Reshjet e shiut përmbytin të gjithë, Pogradecin. Katastrofë ...
Familja Abrashi në Vërdovë të Pogradecit i ka shpëtuar për p...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...