web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama takon Tsiprasin në Nju Jork

29 Shtator 2015, 10:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme  në Nju Jork me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras.

Ata kanë folur për një sërë cështjesh problematike të cilat kanë sjellë përplasje mes dy vendeve.

Në këtë takim besohet se Tsipras është treguar më i ashpër dhe i prerë në fjalën e tij.

Ai ka kërkuar që të respektohen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe ka vlerësuar rolin e kryepeshkopit të Kishës Ortodokse.

Sipas tij, kryepeshkopi Anastas ka luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipëri.

Tsipras pritej të vizitonte Tiranën, por e anuloi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.





Lajmet e fundit nga