“Përse të mos jem edhe unë një tullë?” Shënime nga Ditari i shokut Lei Fen
Disa heronj kombëtarë kanë lindur në mesin e luftës. Të tjer...
Politikanët gjermanë duan të ndajnë azilkërkuesit sipas fesë. Shkak për këtë janë kthyer konfliktet e përsëritura në qendrat e azilit mes të krishterëve e myslimanëve. Policia e përkrah veçimin në bazë të fesë.
Pas incidenteve e përplasjeve masive mes azilkërkuesve në disa qendra azili në Gjermani ka pasur reagime si nga sindikata e policisë gjermane ashtu edhe nga politika. Sipas kreut të Këshillit Qendror të të Krishterëve Orientalë”, Simon Jacob në një deklaratë për agjencinë katolike të lajmeve, KNA,të krishterët dhe jezidët po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga islamistët dhe myslimanët konservatorë në qendrat e azilit. “Kam shumë raportime nga refugjatët e krishterë që janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla.” Por sipas Jacob nuk mund të jetë zgjidhej afatgjatë ndarja e azilkërkuesve në bazë të fesë. Sipas gazetës “Welt am Sonntag” një refugjat i krishterë iranian ishte shprehur se kishte frikë të thoshte se ishte i krishterë “sepse atëherë kërcënohem”.
Edhe sindikata e policisë gjermane (GdP) ka kërkuar një ndarje të refugjatëve në bazë të fesë. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që të pengojmë shpërthimin e konflikteve të reja”, ka thënë zëvendëskryetari i kësaj sindikate, Jörg Radek për gazetën “Die Welt”.
Islamizmi nuk është pjesë e Gjermanisë
Jörg Radek thekson se problematikat në akomodimin e azilkërkuesve sjellin konflikte edhe për raste banale. “Kur në një qendër azili jetojnë 4.000 vetë, por vend ka vetëm për 750 vetë, atëherë ka shpesh shprehje të agresivitetit, edhe një shkuarje në tualet mund të bëhet shkak për sherr.” Për shkak se grupimet e ndryshme solidarizohen kemi grindje masive e policia po kërkohet gjithnjë më shumë në qendra azili. “E në raste të tilla nuk kërkohet një makinë policie, por në ndërhyrjen e policisë kërkohen 21 makina të tilla”, thotë Jörg Radek.
Pas njoftimeve në media për konflikte fetare në qendra azili janë rritur edhe reagimet nga politika, politikanë të unionit qeverisës të CDU-CSu-së kanë kërkuar ndarjen e refugjatëve të krishterë e myslimanë nga njëri-tjetri. Zëvendëskryetari i fraksionit të Unionit, Hans-Peter Friedrich ka thënë se “është e trishtueshme që me sa duket duhet bërë një ndarje e reufgjatëve në bazë të prejardhjes.” dhe ka kërkuar
nga shoqatat myslimane në Gjermani “respekt për shtetin ligjor gjerman dhe kulturën nga myslimanët që vijnë në vend.”
Konservatorët duhet të mësojnë të jetojnë me fe të tjera
Edhe kryetari i fraksionit të Unionit CDU/CSU, Volker Kauder (CDU) ka kërkuar nga një pozicionim të qartë: “Shoqatat myslimane duhet të distancohen qartësisht nga sulmet kundër të krishterëve.” Ndërsa politikani gjerman me origjinë turke, Cem Özdemir i të Gjelbërve ka kërkuar mbrojtje më të mirë të të krishterëve, jezidëve dhe pakicave të tjera fetare në qendra azili. “Vërtet që Islami është pjesë e Gjermanisë tani, por jo islamizmi”, ka thënë ai. Toleranca nuk duhet të kuptohet si dobësi dhe të keqkuptohet e keqpërdoret.
Me ndarjen e refugjatëve në bazë të fesë nuk është dakord kryeministri i landit të Turingjisë, Bodo Ramelov. Ai thotë se në Turingji tregohet ndërkohë kujdes që të ndahen refugjatët sipas prejardhjes, pra të vendosen në kate të ndryshme, aty ku është e mundur por ai nuk është për ndarjen sipas fesë. Sepse pikërisht myslimanët mjaft konservatorë duhet të mësojnë të jetojnë edhe me fe të tjera, kërkon Bodo Ramelov.
Konflikt në Kasel
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, në qendrën e azilit Kasel-Calden janë rrahur e përleshur masivisht shqiptarë e pakistanezë, ku si pasojë janë plagosur 14 vetë, ndër ta edhe 3 policë. Ndërkohë pjesë e përleshjes masive ishin 100 vetë gjithsej, nga nacionalitete të ndryshme, por sidomos binin në sy pakistanezët dhe shqiptarët.
Disa heronj kombëtarë kanë lindur në mesin e luftës. Të tjer...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
“Fansat e Fast & Furious janë fansat më të mirë në botë …”, ...
Pas publikimit të letrës së Kreut të Komisionit të sigurisë ...
Policia ka zbardhur vjedhjen e Kishës së ‘Shënkollit’ në Lez...
Në ngjarjen e gruas së Kastriot Ismailaj, Vojsavës që ka tak...
Historia dhe shkëlqimi i Evitës, gruas që lindi për të koman...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar foto të biznesi...
Në mars 1984, Jorge Luis Borges nisi një seri dialogësh në r...
Ndryshimet kushtetuese per reformen en Drejtesi, jane cilesu...
Nga Mentor KikiaBesoj e dini që qeveria ka një portal online...
Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër ak...
Një tjetër shqiptar dyshohet se mund të jetë vrarë në Siri d...
Ish- Ministrja e Integrimit dhe deputetja e PD, Majlinda Bre...
Ministria e Mjedisit do të prezantojë shumë shpejt pr/ligjin...
Efektivët e Policisë së Korcës kanë arrestuar katër persona ...
Kryebashkiaku i Kavajes, i jep vetes te drejten te leshoje v...
Kandidati për deputet, Eduart Ndocaj është duke pritur marrj...
Kryeminister, Thame te te shkruanim nje leter nga larg me ma...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorin e...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...