web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korcë/Prindërit në proteste, refuzojnë italishten në shkollë

29 Shtator 2015, 09:29, Aktualitet CNA

Prindrit e fëmijëve në një nga klasat e treta të shkollës Sevasti Qirjazi në Korcë, kanë vendosur bojkotin e mësimit nga fëmijët e tyre . Sipas prindërve nesër do protestohet përpara shkollës dhe femijët nuk do futen në mësim, kjo për shkak të gjuhës së huaj që do kenë si lëndë.

Mësohet se shkolla Sevasti Qirjazi ka 4 klasa të treta një prej të cilave sipas udhezimit të Ministrisë së Arsimit duhet të bëjë Italisht. Prindërit e nuk pranojnë dhe e refuzojnë këtë zgjidhje, ata pretendojnë se kur janë regjistruar femijët e tyre ajo shkollë ishte me profil anglisht.

Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale Arsimore thanë për citynews.al, se përzgjedhjeja nuk është një proces apo kaprico e kesaj drejtorie, por detyrim që vjen sipas rregulloreve të Ministrisë së Arsimit, e cila ka nxjere edhe udhezimin perkates. Të njëjtat burime saktësuan se klasa nuk është vendosur nga Drejtoria Arsimore, por ju janë dhenë edhe alternativat, të bëhej me short një nga katër klasat e treta, ose të formohej klase e re me nxënësit e prindërve që pranonin italishten si gjuhë të huaj.

Më tej specialistët e Drejtorisë Arsimore theksojnë se këta nxënës do bëjnë mësim italishteje deri në klasën e gjashtë dhe më pas do kenë gjuhe te huaj dhe anglishten, pra dy gjuhë te huaja italisht dhe anglisht. Pretendimi që do ketë vetëm gjuhën italiane është i pabazë, për më tepër kjo klasë do ketë mundësi që në fund të 9-vjecarit nxënësit e saj të jenë me dy gjuhë të huaja.

 





Lajmet e fundit nga